E premte, 26.04.2024, 06:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Harallamb Kota: 2 marsi dhe 10 qershori, Festa Kombëtare

E shtune, 07.11.2015, 06:02 PM


2 mars 1444 në Leshë, dhe 10 qershor 1878, në Prizeren duhet të jenë Festa Kombëtare

“ILIRIA ATDHEU I PARË I SHQIPTARËVE“

ORGANIZUAR NGA BASHKIA BERAT DATË 17.10.2015

FJALA  PËRSHËNDETËSE

Nga Harallamb Kota

Të nderuar pjesëmarës, qytetar të Beratit, intelektual, historian, studiues dhe profesorë,

Të nderuar organizator,

I nderuar kryetar i Bashkisë së Beratit z.Petrit Sina !.

Jam i nderuar që më jepni mundësinë, t,ju përshëndes në emërin tim personal, të famijarëve të mi dhe të paraardhësve Kota, Jorgjit dhe Llambit që lindën në këtë qytet mitologjik, jetuan midis popullit të kësaj krahine atdhetare dhe luftuan sëbashku për ta bërë Shqipërinë.

45 vite më parë, kur isha në moshë tepër rinore dhe isha pjesëtar me ekipin e futbollit të klubit sportiv “Dinamo” e Tiranës,  kam ardhur në Berat, kam luajtur kundër ekipit “Tomori” dhe jam larguar, pa e vlerësuar që shkelja në vendlindjen e të parëve të mi.

Kur Jorgji Kota, babai im, në janar të vitit 1922 erdhi nga Berati në Tiranë, Berati ishte qytet ndërsa Tirana ende fshat. Kur them fshat, kam parasysh nivelin e zhvillimit intelektual e kulturor të popullsisë, nivelin arësimor e botkuptimin shkencor.

Analfabetizmi, sundonte në krejt Shqipërinë dhe padrejtësisht, disa elementë të veshur me pushtet e fe i detyronin shqiptarët të flisnin arabisht, turqisht, greqisht, sllavisht, vllahisht, etj., dhe të mësonin në shkolla historinë e të tjerëve dhe jo historinë e popullit shqiptar. Lufta kundër gjuhës shqipe, që ka nisur nga koha e sundimit bizantin e osman, po vazhdon ende edhe sot. Kjo luftë frymëzohet nga rrymat e reja antishqiptare, të gjallëruara sërishmi duke gjetur shtrat të ngrohtë nga anarshia që sundon ende në Shqipëri e në Kosovë.

Pseudo-Intelektualë, pseudo-historianë, me kokën ulur pranojnë të shkruajnë dokra, duke shpikur histori dhe ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë dhe aq më keq brenda truallit shqiptar dhe midis popullit shqiptar.  Kalatë Ilire i ndërtoi populli ilir, në kohërat antike. Kur sllavët, kapërcyen Uralet, kur turqit selxhuk kapërcyen Kaspikun, kur Muhameti formoi kombin arab dhe osmani formoi kombin turk, ne ilirët (arbërit-shqiptarët)ishim në trojet tona dhe ata, pushtuesit, na rrëmbyen pasuritë, emërat, historinë dhe krejt atdheun.

Pseudo-historianët, servil me pushtuesin në atë kohë, dhe të paguar sot nga qarqet antishqiptare, shkruajnë me mijëra faqe histori duke synuar të ndikojnë në ndërgjegjen e kombit shqiptar, dhe ta kthejnë mbrapa rrotën e historisë.

Kjo situatë bëhet e prekshme nga besimtarët fanatik, të zhytur në terrin fundamental,  të cilët e pandehin mburrje; kur thonë: Jam Musliman apo Jam Kristian.

Zotërinj, pseudo-intelektual dhe pseudo historian, ju shkruani dhe deformoni pasi keni gjetur shesh dhe bëni përshesh. Merrini paratë e pista, ngopuni me bukën e haramit, por mos haroni njollën e zezë që po u lini pasardhësve tuaj. Populli shqiptar, një ditë, do ju ndëshkoj dhe turpi do jetë medalja juaj.

2

Të nderuar Intelektual Shqiptar

Për fat, trualli pallazgo-iliro-arbënoro-shqiptar, nxori nga gjiri i tij edhe vlerat mendore. Intelektual, historian dhe arkeolog të shquar, zbuluan të vërtetat e mohuara nga historia mijëravjeçare e popullit tonë. Veprat e shkruara nga akademik, profesor e profesionist të shkencave të ndryshme, janë vepra me vlera botërore.

Me këtë rast, përshëndes krijuesit e veprave historike mbi të cilat jam mbështetur në krijimin e librit tim: “Iliria Atdheu i parë i Shqipëtarëve” :

Gjenialët Martin Barleti e Fan S.Noli, për veprat madhore Historia e Skenderbeut;

Sami Frashëri, Naim Frashëri, Ismail Qemali e shumë Rilindas Shqiptar, lidhur me veprat e tyre kushtuar historisë së shqiptarëve. Gjuhëtarin Spiro.N.Konda për veprën “Shqiptarët dhe Problemi Pellazgjik”, Gjuhëtarët Eqerem Çabej dhe Aleks Buda, për veprën e tyre “Mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, paraardhësit e tyre dhe gjuhën shqipe” si dhe kontributin për veprën “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”;  Akademikët Shaban Demiraj e Kristaq Prifti për veprën “Kongresi i Manastirit”; Akademik Kristo Frashëri për veprën “Historia e Tiranës” dhe “Lidhja Shqiptare e Prizerenit”; Prof. Dr.Uran Asllani për veprën “Kristo Luarasi”; Prof.Dr. Hysen Kordha për veprën Pluralizmi Politik Shqiptar gjatë periudhës 1914-1924”; Prof.Dr.Neritan Ceka për veprat “Ilirët” dhe “Udhëtim në Kështjellat Ilire”; Prof. Dr.Petrika Thëngjilli për veprat “Historia e Perandorisë Bizantine dhe “Historia e Perandorisë Osmane”; Prof. Dr. Selim Daci për veprën “Historia e Perandorisë Bizantine”, Prof.Dr.Ferit Duka për veprën “Berati në Kohën Osmane”; Prof.Dr.Pëllumb Xhufi për veprën “Dilemat e Arbërit”, etj.

Falenderoj z.Fadil Nasufi,

Ish kryetarin e Bashkisë Berat, sot i caktuar me detyrën Prefekt i Beratit, i cili gjatë kohës që ushtronte detyrën e tij, më ka hapur dyert dhe më ka mundësuar publikimet e librave të mi. Jo vetëm kaq, por zoti Nasufi, u angazhua totalisht dhe organizoi me stafin e tij, ceremoninë e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” i Beratit, patriotit dhe Rilindasit Llambi N.Kota. Angazhim dhe përkushtim ndaj figurave madhore të kombit shqiptar, ku hyn edhe Llambi N.Kota, tregon vlerat atdhetare të çdo drejtuesi shtetëror dhe të çdo politikani. Prandaj edhe Ju zoti Nasufi, e keni lartësuar veten dhe mund të them me bindje të plotë që e keni  vendosur personalitetin tuaj në pozitat e një patrioti të vërtet shqiptar.  Faleminderit z.Fadil Nasufi.

Nuk mundem,

Të mos e ngre lart, atje ku i takon, figurën e personalitetit të shquar të krahinës së Beratit, intelektualit shqiptar dhe historianit Prof.Dr.Hysen Kordha, cili me një modesti shembëllore dhe patriotizëm optimist, më ushqeu ndjenjën për vlerat e mija dhe më inkurajoi për të shkruar mbi historinë e shqiptarëve në formën dhe modelin që unë tashmë e kam treguar. Faleminderit profesor i dashur dhe i shtrenjtë. Detyra e historianit qënka tepër e vështirë, sidomos kur duhet të shkruash sipas mësimeve të mara prej Jush.

3

Një përshëndetje e veçantë,

I kushtohet moderatorit të shquar, gazetarit, shkrimtarit dhe publiçistit Albert Zholi, i cili gjatë kohës që ka emigruar në Greqi, ka qenë mik i gjuhëtarit arvanitas Aristill Kola. Bashkë me të ka organizuar emigracionin shqiptar në mbështetje të luftës çlirimtare të popullit kosovar. Vepra historike e Zholit ”Ikja e Madhe”, e botuar në Greqi, tronditi shoqërinë greke dhe pushtetarët grek.

Albert Zholi, më vlerësoi dhe më përkrahu për të shkruajtur dhe botuar librat e mi, “Pendat Shqipre dhe Shkundja e Haresës”  dhe librin që po publikojmë sot “Iliria Atdheu i Parë i Shqiptarëve”. Faleminderit mik i shtrenjtë.

Vëllezër dhe Motra Shqiptarë !

Libri “Iliria Atdheu i Parë i Shqiptarëve”, tenton të sjellë në mënyrë modeste tepër të sintetizuar historinë tonë mijëravjeçare, duke filluar me pellazgët, e duke rjedhur në vijëmësinë e tyre në hapësirat ku kanë banuar Ilirët, pas tyre Arbërit dhe së fundmi Shqiptarët.  Mbretër të shquar Ilir, duke përmendur hyjnorët Aleksandër, Pyrro dhe Iskander (Skenderbe), janë krenaria jonë, pasi e kanë lartësuar famën Ilire.

Kur Iliria kishte qytete mbretërore me famë si Pelioni, Brysaka, Partha, Skodra e Dyrrahu, ku  mbretëruan Bardhyli, Glauku, Agroni, Teuta dhe Genti,   në Azi dhe Arabi, mungonin qytetet. Mongolët, turqit selxhuk, arabët dhe sllavët ishin ende në fazat primitive të zhvillimit.

Shqiptarë

Pas vitit 1055, filloi lufta e hapur kundër gjuhës së folur dhe të shkruar shqipe. Patrikana e Stambollit dhe Perandori Bizantin e ndaluan. Po kështu veproi Porta e Lartë. Në kisha dhe xhami u ndalua përdorimi i gjuhës shqipe. Fëmijët shqiptar, duhej të mësonin në shkolla greke, vllehe dhe turke. Besimtarët duhet të luteshin dhe të pagëzoheshin në kishat greke e vllehe vetëm në gjuhën greke dhe vllehe. Marrëveshje të erëta dhe të fshehta, të lidhura midis Patrikanës dhe Portës së Lartë, synonin asimilimin e shqiptarëve dhe zhdukjen e farës pellazgo-iliro-arbnoro-shqiptare.  Por kjo farë ishte mbjellë në gurra dhe shkëmbenj nga vetë perënditë e qëmotit dhe nuk kishte shtrëngatë e stuhi ta shkulte.

U desh moti 1443, kur më 28 nëndor, Gjergj Kastrioti –Skenderbeu, çliroi Krujën dhe më 2 mars 1444 në Leshë, bashkoi Princat Shqiptar dhe Krijoi Kombin Shqiptar. Pas 500 vitesh robëri, më 10 qershor 1878, në Prizeren u ringjall Kryezoti ynë  Skenderbe dhe u lidh një “Beslidhje e Re”.  Duheshin edhe disa vite, që ëndëra e Rilindasve Tanë, e Abdylit, Naimit, Samiut, e shumë të tjerëve, të realizohej nga Ismail Qemali, i cili në 28 nëndor 1912, ngriti flamurin e Skenderbeut në Vlorë dhe krijoi Shqipërinë. Fara Pellazgo-iliro-arbënore nuk humbi, por jeton. Jemi ne shqiptarët që jetojmë dhe shumohemi me këtë farë në trojet tona mijëravjeçare.

Nisur nga këto ngjarje kaq madhore për kombin shqiptar, kam mendimin që datat 2 mars 1444 dhe 10 qershor 1878, duhet të shpallen Festa Kombëtare.

4

Popull i Beratit !

Edhe ti je pjesë e pandarë e etnisë shqiptare. Kështjella jote –Partha, gjatë rjedhës së historisë së saj mijëravjeçare, mori disa emërtime.

Thuhet që: Agomemnoni me tu kthyer nga Ilioni, e quajti me emërin e të birit Oresti, Antipatri gjenerali i Filipit dhe Aleksandrit e quajti Antipatrea, perandori bizantin e quajti me emërin e të bijës Pulheropulis, Borisi cari bullgar e quajti Bellegradon, etj.

Historia Jote, o kështjellë mitologjike, u ndriçua më tej në vitin 1204, kur Progoni- krijoi shtetin e Arbërit, i gjalluar deri më 1216, me Gjinin e Dhimitrin, dhe ty të zgjodhën Kryevend. Po Kryevend u caktove në vitet 1318-1330, nga despoti Andrea Muzaka, që sundoi  Despotatin e Beratit në Bizantin e vonë. Më pas në vitet 1343-1353 u sundove nga serbët e Car Dushanit. Por, përsëri u ringrite, kur familja e madhe princërore e Muzakajve, në vitin 1380, të zgjodhi ty si Kryevend të Principatës së tyre. U fisnikërove së tepërmi, kur Teodor Korona, Princi dhe zoti i Qytetit Kala,  në vitin 1450 ja dhuroi kështjellën Mbretit të shqiptarëve Gjergj Kastriotit Skendebeut. Por u hidhërove pa masë, kur, para se të vinte Skenderbeu ta merte kalanë në dorëzim, erdhën turqit osman e me dredhi e pa luftë paguan rojat dhe të  pushtuan, o kështjella Jonë.

Ti shpresove shumë, kur në qershor të vitit 1455, Skenderbeu tentoi të të çlironte nga turqit, por u hidhërove pa kufi, kur arbërit u mundën keqasi dhe Mbreti i Shqiptarëve u largua i dëshpëruar.  Turqit, të pushtuan, o kala mitike!!. Turqit të ndryshuan e  të tjetërsuan, o kala mitike !!.  Ndërsa Mbreti Ynë –Skendërbeu, të “qau papushim” dhe bashkë me të,  i tërë populli shqiptar.

Popull Shqiptar

Në historinë tënde shekullore, armiqtë e betuar kundra teje, tentuan të të zhduknin dhe s’mujtën, tentuan të të poshtëronin dhe ti qëndrove i patundur, tentuan të të përgjunjnin dhe ti je me kokën lart.

Qëndrove me kokën lart dhe mbijetove, sepse je farë pellazgo-ilire. Qëndrove me kokën lart dhe nuk u asimilove, sepse në qelizat e trupit  tënd ruajte të pastër  vetëm farën tënde.

Kjo është arësyeja që na bën të jemi krenar dhe të quhemi shqiptar.

Kjo është arësyeja që duhet të të përulemi dhe të të shërbejmë me dashuri e përkushtim.

Kjo është e vetmja arësye të themi: "Oh, sa mirë, me qenë shqiptar !!!.

Pushtetar dhe Bisnesmen

Investoni për dituritë për shkencën, kulturën, artin dhe sportin. Investoni për ndërtimin e shkollave, për paisjet mediatike,  botimin e teksteve dhe librave mësimor.

Lajmi i botuar në gazetën Telegraf datë 15 tetor 2015, lidhur me bashkëpunimin e Drejtorisë Arësimore Berat me Drejtorinë Arësimore të Lombardisë në Milano, është një vlerësim i madh për qytetin mitologjik të Beratit dhe trashëgiminë e tij pellago-iliro-arbënoro-shqiptare. Le ta ruajmë të gjallë këtë trashëgimi dhe të mbetemi shqiptar.

Ju faleminderit

Harallamb Kota -Studiues

Berat 17.10.2015



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora