E premte, 26.04.2024, 08:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Nike Bunjaj: Nora e Kelmendit

E diele, 03.08.2008, 01:11 AM


Nike Bunjaj

Poeme

Nora e Kelmendit


1
Hajde Nore syzeza ime
Bukuroshe edhe trime
Rreze ari floket e ballit
Porsi hana ne qafe t'malit.
2
Shtatin gjate porsi selvia
Synin yll qe leshon shkendia
Valze ma t'mire s'kish malesia
Si kah puna e kah pashia.
3
Vajze e re n'xhublete t'bardhe
Me nje rub' rreth ballit ardhe
E dredh floket jashte shamise
Dale me paska ne dere te shtepise
Njerin brryl ne ballnik ngujue
Shikon Cemin t'ue gurgullue.
4
Mendja larg i paska ike
I asht mbush mendja me na fike
Me gja t'gjalle bjeshke e vrri
Prap me u djeg me u ba hi .
5
Tue mendue po del te molla
M'i ka vra vet'llat e holla
K'shtu per lufte bante plane
Thue kjo ashte nje komandante .
6
Tezja e vet ç'i duel mbi name
Shikon vajzen m'shtet m'njanane
Tek nje molle qe kish' tu shtepia
Kish' hedh' syte nga malesia .
7
Tezja e ngrate mbush hidherim
Kah sheh mbesen n'kete mendim
I bien rrotull kah Babina
Ne Sokol e te Dubina .
8
Si kur ban Dielli me dale
N'per pisha bredha e hale
Kaq t'mire nana e kish fale
Si me qene me yll ne balle .
9
Jo moj grue mos fole ate fjale
Se per shpirt qe s'me ka dale
Asht nje vajze qe s'e ka shoqen
Une e dua ma shume se motren .
10
Per flutura neper zalle
Pasha or' e shtojzovalle
Ma trimnesh nje vajze s'e ke
Kah shndrite hana e dielli nxe .
11
Nora asht nje vajze shqiptare
Prej nje fisi dere bujare
Asht e bija e Vok Mirashit
Komandant e prijs Kelmendi.
12
Foli Mrika e zemrue
Vok Mirashi ka gabue
Ka me shkrue gjate historia
Si ka ndodh gjithe tragjedia .
13
Qe muer foshnjen porsa lindi
Diku n'shpelle me djep e qiti
Femijen e vetem n'djep ngarkue
Me cfare zemre e hedh n'prrue ?

14
Voku paska zemer guri
Vajzen' e ti me tret te lumi
C'ka s'esht thane ne histori
Ndodhi pra vetem n'at shtepi
15
Voku djal me le kerkonte
Neser n'lufte ta ndihmonte
Ta edukonte si djal ma trim
Me qene gati per çdo kushtrim .
16
Nje fakt te gjalle kemi perpara
Si me t'bijen veproi baba
Nuk jane vargje te sajueme
Por se ngjarje te jetueme .
17
E ne'per terr baba bijen ne dore
Vu te koka nje kunore
Niset rruges i zemrue
Noren e vogel e len ne krue
Afer Cemit aty ne djep shtri
E la i ati bijen e tij ..
18
Nora e vogel qane pa pra
Dhe askush nuk i ban za
Veçse lumi tue gurgullue
Kerkon foshnja gji me pi
Ku ta marre i shkreti femije ?
19
Nana e Nores qan te dera
Per vajze te vet ku i treti e mjera
Dite e nate per te loton
Zemra e djegun i renkon
20
Mallkon burrin nam pa pra
Perse zemren ia ka tha
Flet e shkreta; Ku te shkoj
Bijen time ku ta kerkoj ?
21
Fjale e lot'nena tue leshue
Bijen e vogel tue vajtue
E nganjehere ashtu si ne anderr
Po don vajzes me i dhane me hanger .
22
Neper terr fillon te kekroje
I duket larg se fluturoi
"Bija ime ti kah me shkove
A thua larg ti me fluturove " ?
23
Porsi engjell ne hava
Kut ty nana ka me te pa
Ktheju bij' pse me je zemrue
Se sa ty askend nuk due .
24
Ah shiko si ma grabiten
N'shpine te atit tek e ngjiten
Kush ma merr vajzen perdhuni ?
Pse ma coni atje tek lumi ?!
25
Por tata zemrue i shkreti
Larg shume larg vajzen ma treti
Afer Cemit ka ndit hana
I qendrojne rreth Ore e Zana .
26
Bije aty nane ke lumin
Bije aty babe ke gurin
Bije aty motra ke zanat
Qe jane mbledhe nga te kater anat
Dhe rreth teje luajn vaqlle
Vajza te bukura shtojzovalle .
27
Nana e Nores tret ne mendime
Per rreth vendit hedh veshtrime
Ne ate shtrat ashtu lehone
Syte i erren zemra e leshon ...
28
N'mengjes heret tue zbardhe dita
U zgjue tezja e Nores Mrika
Merr buljeren shkon ne krue
Kur te kroni asht afrue
Nje foshnje n'djep tue bertite
Sa shume Mriken e ka habite .
29
A jam cuet a ne gjume tue fjete
Po ky femije ketu tue bertit
Sa shume Mrika asht habite
Syte i erren sa shume tronditet ...
30
Zbret buljeren qe kish ngakue
Me te shpejt shkon ne prrue
E merr foshnjen ne gjoks' shtrengue
E mundohet me e pajtue
31
Atehere Mrika shume mendohet
Vedja ne anderr i kujtohet
E mbas pak kur vjen ne fije
Drita e diellit i duket hije .
32
Mrika mbesen ne sht'pi e con
Vajzen e vogel e pajton
Aty tezja i ban folene
Sokolesh rrit per Atdhene...


33
Kaluen dite, shume muej e vite
Nora e vogel sa ish' rrite
U rrit Nora e u ba per name
Si per t'pame e si per t;bame.
34
Vajze e urte trimeneshe puntore
Ndrit si yll permbi malesore
Cdogja tezja ia ka tregue
Jeta e Nores si i ka fillue ...
34
Nora e heshtun po gjykon
Dhe dy pika loti leshon ...
C'asht kjo tragjedi e rralle
Mue me duket sikur prralle .
35
Tezja Nores i kerkon besen
"Bije e mbese te ti kam shpresen,
Nanes as babes mos me i tregue,
Se si ngjarja asht zhvillue."
Sa shume daja Noren e donte
Ai perdite e takonte
Porsi trim po don me e rrite
Me shpate n'dore tue e stervite .
36
Me mesue per pushke e shpate,
Me tregue si luftojne shqiptaret,
Vajzat tona sokolesha,
Cerdhja e shqipes, lind trimnesha
37
Nji dite Nora del to Molla,
Bashke me tezen dora-dora
Dicka tezes don me i thane
Por i sillet rreth per ane
Dicka tezja ketu kupton
Dhe e pyet; “Bije cka kerkon?
Ate qe t’I e ke mendue,
Tezja ka me rregullua…”
38
Po flet Nora, kryet kish’ulun:
Para tezes asht perkulun:
“Teze, me rrite, m’edukove,
Nane mbi nane gjithhere me dole,
Ti mua jeten ma ke shpetue,
Kjo s’asht gja per t’u harrue..
39
Per lufte daja me ka stervite,
Me qene gati per kete dite,
Tue u vesh’me rroba trimit,
E me dale ne ball te kufinit.
40
Duhet sot, pra, e kamb; me u cue,
Plak, i ri, burre edhe grue,
Perball’ frontit me u rreshtue,
Gjalle pa dek’, kem’me fitue.
41
Liria e maleve te Shqipnise,
Asht liria dhe e malesise,
Nuk asht liria vetem e burrnise,
Por asht edhe e granise.
42
Keshtu se bashku me luftue,
Lirin tone me fitue,
Ne lufte te gjithe porsi rrufeja,
Bashke me gra e vajza t’reja!
43
Sot me dale n’ato llogore,
Per me mberojt’ kete toke arbnore,
Nga Kosova deri n’Perveze,
Me fitue o te gjithe me deke…
44
Njikta turqit e mallkue,
S’duen te na lane krye me cue,
Dhe do te bajme qe ma ndermend,
Mos t’u bije me ardhe n’Kelmend.
45
Do t’i vrasim, t’i qesim fare,
Pjese nuk kane n’token shqiptare,
Nuk i lame me na shkel’ ne voter,
Me na flligj me nane e moter…”
46
Ndigjon Mrika, ashtu n’habi!
Fjalet e Nores, si flori:
“Lum per bijen qe une rrita,
Lum Kelmendi c’trim po pritka,
Sokolesh’ ty tezja te rriti,
Lum per djepin qe te priti.
T’rriti tezja porsi djale,
Ti mu bafsh per Shqiprin’ mbare,
Ne vend t’furkes, vendose shpaten
Bije prej meje pac urate,
Nisu Nore, ti qofsh bekue,
Bashku me trimat me luftue”
47
Nora u nis me trimat n’ceta,
Me luftue per troje te veta.
Ne ball’printe nje flamur,
Qe e mban Nora me dy duer…
48
Ne cdo lufte qe Nora ra,
Faqebardhe gjith’here u nda,
Shpata e saj vringllon si kose,
Krena turqish po shfaros.
49
Shume krenat i leshoi per toke,
Qe madheshtine shitnin me oke,
Shume i ktheu ne zi turkinat,
Porsi kunguj i preu stervinat.
50
Nora u ba tmerri i ushtrise,
Trimnesha e Malesise,
Arma e saj ajo teh’holla,
U ndigjue tek Stambolla…
51
Tek Stambolla e Ballkanit,
Per trimni e lufte qe bani,
Dhe jo vetem neper Ballkan,
Por ne Evrope, ne kater ane
52
Nje dite diel te asaj pranvere,
U dha kushtrimi dere per dere,
Shume taborre me ushtri,
Gjithkah vendin e kane nxi.
53
Keshtu Sulltani i Turqise,
Kish’dhane urdhen gjith’ ushtrise,
N’kame te gjithe kush te muj’ me u cue,
Gjalle o vdeke n’Kelmend me shkue.
54
Gja pa ba ju mos me lane,
Ku me pushke, ku me tagan,
Digjni, piqni e plackitni,
Kryet ne djep femij’s t’ia pritni…!
55
E ma kurre ndermend me u ra,
Pushken mbretit me i kethye ma,
Vok Mirashi prijes Kelmendi,
Po u ven pritat rreth ketij vendi.
56
Gjithe Kelmendi u betue,
S’lam’ jo , turk per t’gjall’ m’na shtrue,
S’njohim, jo, per mbret Sulltanin,
Vuci Pashen as fermanin.
57
E sa t’tjere si kokosha,
Gjalle pa dek’s’shklasin n’k’to toka,
Nuk do te bahen, jo, zot mbi ne,
Se ketu shqipja ka folene.
58
Ta dijne mire ata katila,
Se shqiptaret, jane trima,
Per Shqipnine, per vatra te veta,
Nuk u dhimbet malli as jeta.
59
Ma mire n’varr me u qa me mall,
Se nen kamb’ te t’huejt me qen’gjalle,
Turku e shkjau na u ban mizuer,
S’na lane gja as gur mbi gur!
60
Turqit, pra, si heret e tjera,
K’tu t’i lane rrashtat e mjera,
K’tu t’i lane rrashtat e trasha,
Trut’u jane tharb’ e dale perjashta.
61
Krisi pushka n’mal e ne brije,
U mbush shpati me ushtri,
Ku shkel turku, bari s’bi’,
Toka thahet, nanat ne zi.
62
U nxi toka, u vra qielli,
Rete e zeza, zun’dhe diellin,
Po Kelmendi s’njohu friken,
Per cdo front po i sjell te ligen.
63
Sikur erea me shkreptima,
M’syn Kelmendi kah Dubina,
Permbi krenat e mizorit,
Here me shpate e here me pushke,
Vdekun ne toke, kryet ne gemushe.
64
Atje nalt, te do shkorreta,
Rrethue Noren, kin’dhjet’veta,
Me ushtar’,gjasht’oficera,
Shpata e Nores, si vetima,
Nxirrte flake e nxirrte xixa,
N’t djathte e n’t’majt’ turqit tue pre,
T’gjithe pa koke i leshon perdhe.
65
Pa e lane asnje te gjalle,
I preu Nora te gjithe me radhe,
Kalon Nora posht’ ne prrue,
Aty gjen te atin t’rrethue.
66
Tete turq i kish’ rredh vedit,
Tete shpata i bajne rrethin,
Tete shpata ne te i’n sule,
Te gjalle te pasha duen m’e ule.
67
Keshtu pasha kish urdh’nue,
Gjall’ pa vdek’ Vokun ua due,
Se, n’dor Vokun si ta kem shti,
Baj Kelmendin me hy n’kuti.
68
Hidhet Nora rrufe mizore,
N’mes t’ushtrise nder llogore,
Me shpate lufton si era,
Leshon per toke gjasht oficera.
69
Kurse t’tjeret duart perpjete,
Aman, trim, thone, na fal jeten,
Kembet i leshojne, nuk ndihen tjeter…
70
Voku ran’ishte plaue,
Plaget e randa e kane dobsue,
Kater plage ne trup m’i ka,
Me t’shpejt’ Nora shkon m’e pa,
Me nje dhimbje e lendue,
Shkon e bija m’e mjekue.
71
Me duer Nora e rrotullon,
Sa lehte plaget ia mjekon,
Me duer te arta si dhe vete,
Ku i ka plaget ia ka gjete.
72
Voku mezi zanin nxorri
“Te falem nderes, lum sokoli,
jeten time ti ma ke shpetue,
Nga keto bisha te mallue.

73
N’rast se n’kamb’kam mu u cue,
Si djal timin kam me t’shikue,
Trim si ty, ne luft’ s’kam pa,
Shpata jote mbi t’gjith ka nda,
Shume turqip i ke pre,
Skenderbe, ke dal’mbi ne.
74
Zjarr e flak’dighet malesia,
Digjen kullat, ne djep femija,
Digjen vathnat me bagti,
Shih o Zot kete mrekulli!
75
Krisin pushket edhe topa,
Rrafsh per toke, kullat tona,
Tymi e flaka marrin qiellin,
Gra e femije marrin pyllin.
76
Vuci Pasha me ushtri
Gjith’kah vendin e ka nxi,
Gjeneral i ushtris’barbare,
Don me qit’Kelmendin fare.
77
Ende skuq nuk kish agimi
Kur u ndie at’ dit’ kushtrimi
Qe nga Selca te Vermoshi
Broje e Vukel der n’Pelosh
78
E ma tej der ne thellesi
Hot e Grude Plave e Guci
Gjth’ Kastrati sht’pi per sht’pi
Mbare Kosova me nahi
79
Gjithe Kelmendi ka marr gjam
Kerkon trimat me u cue ne kamb
O me vdek o me lane nam’
Me luftue me ushtri t’Sulltanit
Per me i dal zot vatanit
80
Vuci Pasha ne krye t’ushtrise
Ka marre rrugen drejt malesis
Me lidh’ trimat e Kelmendit
Ose flaken me i qit vendit.
81
Idhshem bjeshket po “shikojne”
Ushtrine turkut kah marshojne
Edhe bari i njom’ u tha
Ku shkel turku nuk mbin ma.
82
Cemi i kethjellet gurgullon
Kange per trimat po kendon
Deri n’qiell ushton jehona
Sa t’bukura kanget tona …
83
Veleciku leshon kushtrimin
Maja e Shnikut kryen vrojtimin
Shpejt Sokol te Dubina
Se atje n’kuvend jane trimat.
84
Pa zbardh’ drita n’ato brigje
Ngasin trimat me nxan shtigje
Keta sokolat e Kelmendit
U nxan pritat peqark vendit.
85
Vok Mirashi po viket
Komandanti shokeve u thrret
Kundron logun pastaj flet;
“Malesore ju erdhi dita
Me anmikun fyta-fyta
Qe asht dynd deri m’kto shita
Per atdhe sot gjak me marre
Se jem trima shqipetare.
86
Jemi nipash te Kastriotit
E tue pas dhe ndihmen e Zotit
Ashtu si dje sot e neser
Ta nxam’ anmikun si zog’n leqe.
87
Tashtu mue me thuej nji fjale
I kujt je s’te njoh o djale”?
Dy pika loti Nora ka leshue
Rreth e rrotull tue shikue!
88
Diku larg kish hedh veshtrimin,
Shpata n’brez i ndit si trimit
Dy fjale tates ika leshue:
“Tat s’asht koha me bisedue
Tash po shkoj un’ me luftue
Kam shume mgjana me t’kallxue .
89
Se mue e ty na lidh nji gjak
Sot k’te gja s’ta them aspak
Jo vecgjaku i shqiptarit
Por dhe ghjaku i nje konaku …
90
Vok Marashi sa shume mendon
Sa edhe plaget i harron
Dhe mandej e çojne ne sht'pi,
Po dhe atje s'gjen rahati.
91
Mbas betejes qe u fitue
Jo , dy jave s'kishin kalue
Ne Qafe'Gestec jane bashkue
Plak e i ri , burre e grue .
92
Vuci Pasha fjal kish' cue;
"Thuej Vok Mirashit due "miqesi"
Me u martue me tande bije..."
93
Ndigjon Voku e ban cudi,
"Cfare do te jete kjo tradheti?
Qe Vuci Pasha ka sajue
Me kerkon vajzen per grue
Kjo do te jet' ndonje tradhti
Se une vajze nuk kam n'shtepi"
94
Afer Voku mbeshtet ne guri
Miku i tij Marash Curri
Ai po don sot me i tregue,
Kush asht Nora si ka veprue.
95
Ku asht rrit' ku ka jetue
"Ndigjo Vok, te them nje fjale:
Ai "djalosh" qe te ka mjekue
Kur ne lufte ti je plague
Nuk asht djal' o Voku i shkrete
Ajo asht vajza qe ti e ke trete !
96
Ajo asht Nora jote bije
Qe asht rrit ketu n'malesi
E kam rrit' une e teze Mrika
I mesoi shpaten daja Nika
U stervit me shpate e pushke
Per me i zavendsue em furke.
97
A e pe c'bani burrne4sha
Mbi anmikun sokolesha
Kjo asht Nora bija e ketij vendit
Heroina e gjith' Kelmendit...
Qe ne lufte mbi male e kodra
I preu turqit copa-copa.
Historia ka me e shkrue
Trimnin' e kesaj vajze t'bekue.
98
Vuci Pashes i kalli tmerrin
Me shpat'n'dor' i preu asqerin
Her'me shpat',her' me tagan
I la t'vdekun ne istikam".
99
Voku i shkret kish' mbet'haru
Nuk po din kah me fillu
Sillet rrotull n'kuvend t'mal'sise
E s'po dik kah me ja nise.
100
Kjo asht Nora i thane jot bije
Qe e ndriti kete malsi
Keshtu u hodh n'flake t'barotit
Se asht mbesa e Kastriotit.
101
Me v'llazen t'saj tundi malet
Coi ne ere gjithe istikamet
Dridhi Pashen n'Zall' te Bruzit
Sa me krye ai i ra murit.
102
Djal' mbi djal' vajza na doli,
Sa tmerroi dhe Anadollin...
Keshtu e mori vesh Evropa,
Dhe ma tej, gjithe bota !
Se ne Shqipni ka edhe trimnesha,
Porsi Noren, sokolesha.
103
Ej, Vok Mirashi , thueje nji fjale,
A s'duhet cmue vajza si djale ?
Voku , syt' kish' drejtue n'toke,
Porsi gurra dewrdhte lote.
104
Keto nuk qene lot' hidherimi
Vijne nga zemra, mallengjimi...
Kurse Nora ne kete moment,
Si burrneshat veproi me mend.
105
Tek i ati asht drejtue,
Don me te m'u perqafue,
Hedh nje here syte kah Mrika,
E tek tata vrap po m'syka.
106
At' e bij', kur perqafohen,
Edhe bjeshket rreth po g'zohen,
Nora taten ne krah shtrengon,
Gaz e lote prej mallit leshon...
107
Perqafim si atdhetare,
Dhe si trima e luftetare,
Me mallengjim si at' e bije,
Kjo do te mbes' ne histori.
108
Nora tates cka qet e i flet:
"Per cka ndodhi, mos ki dert,
Tat' , ty , kurre s'te braktis Nora,
Ma pare le t'me mbuloj' toka !
109
Bashke me ty e gjith' malesine,
Do te mbrojme nan'Shqipenine,
trima , trimnesha shqiptare,
Ti komandant , na luftetare."
110
Bij' , ndaj teje kam gjynahe,
S'mund t'i laj kurr' keto mkate,
Porse ty , jo , sot e mbrapa ,
S'ta prish qejfin kurr' ma baba.
111
Djal' mdi djal' ti sot na dole,
Gjith' Kelmendin e nderove,
Baben tand ne mes t'llogorit,
Bij' e shpetove prej mizorit.
112
Ta marr' vesh shqipnia mbare:
Nga Vermoshi der'n'Konispol,
Nga Kosova der'n'Anadoll,
E ma tej Evropa mbare,
SE atdheu me keta shqiptare,
113
Po e mbrojn' an' e kand vendin,
Me ne krye gjith' Kelmendin,
Yll ne balle i rrine Shqipnise,
Kta dragoi te Mal'sise.
114
U ngrit Nora ne log t'kuvendit,
Shikon trimat rreth e rreth vendit,
Si ne arme qenkan shtrengue,
N'kamb t'gjithe per lufte gatue,
Dhe k'shtu Nora u asht' drejtue:
"Pa ndigjoni, trima e trimnesha,
Me anmikun sot do t'ndeshna,
Ne cdo ane jemi t'rrethue,
Mend e kemi me qendrue,
Se anmikut kurr' s'jemi shtue,
Si n'koh' t' hershme edhe sot,
I kem shtrue sofren me barot.
115
Vuci Pasha ka mendue,
Ne plan te ti me na mashtrue,
Por ate s'do ta baje kurre,
Ma pare thiken nen krahnuer,
Pasha mue m'kerkon per grue,
Por kjo pun' s'asht e mbarue,
Qielli e toka pa u bashkue.
116
Leje te gjitheve u kerkoj:
Sot te pasha un do t'shkoj,
Me pashain i kam dy fjale,
Mue Kelmendi me ka djale,
117
Selca ime nuk asht mesue,
Me miqesi lufte me fitue,
Ose kujt me i shitun nderin,
Por me luft' ka mbrojtun vedin...
118
K'shtu me gjak ka mbrojte atdheun,
Me ne krye Skenderbeun,
Kur nga Kruja b'zante trimi,
Tundeshin malet nga kushtrimi.
119
E t'paret tane qe atehere,
Na e kane lane te shkrueme n'dere,
Me i dale zot kurdohere vendit,
Gra e burra te Kelmendit.
120
Gra e burra te Malesise,
Gra e burra te gjithe Shqipnise,
Le ta dije aj qen Stambollit,
Se kush asht bija e mal'sorit.
121
O , ju trima e trimnesha,
Ju sokola e sokolesha,
Gjall' sa te jem s'do t'ju turpnoj,
O do t'vdes o do t'ju nderoj.
122
Vendimi im per Vuci Pashen:
Ne Zall' t' Bruzit me i thye rrashten,
Ose e la vdek' ne mes t'asqerit,
Ose e gjall s'i them ma vedit...
123
Erdhi koha per me u nda,
Secili ne detyren qe ka,
Ju n'luft, une "nuse" po shkoj,
Vuci Pashen po me vajtoj...
124
Kur ne dewr un kam me dale,
Kam me cue nji shami t'bardhe,
E mbas pak dhe nji te kuqe,
Ta besoni se s'jam ba nuse.
125
At'here pasha i Anadollit,
S'e sheh Gryken e Sokolit,
Do ta la te shtrim' si tra,
Mbret Sulltanit tue i ba dua...
126
Gjth' ushtria asht grumbullue,
S'ka ma dite se kah me shkue,
Nuk ka ur' me kalue lumin,
Menjehere t'filloni sulmin.
127
Te gjith do t'mbeten n'hendeqe,
E t'i zam' si zogjt' nder leqe,
K'shtu Sulltanit ma ndermend,
Mos me i ra me ardh' n'Kelmen.
128
Malesor't Nores i dhane bekimin,
Me veprue si kish mendimin:
-Udh te mbar, Nore trimeresha,
Faqebardhe dalsh, sokolesha !
129
Rruges Nora tue mendue
Si k'te lufte me e fitue,
Faqe t'bardhe me i cua vendit,
Ndee e lavd gjithe Kelmendit .
130
Kur n'Zall't'Bruzit m'rrini Vasha,
N'dere kish' dale m'e pritun Pasha,
Gjith ushtria ne kamb; u ngri
Kur e shohin kete hyri ...!
131
Nora n'cader porsa hyni"
"Mir'se t'gjej, o Pashe trimi...!
"Mir'se vjen , o nuse e bukur,
Me kamb t'bardh' mori flutur!
132
Mir'se vjen , o pllumbesh' paqe,
Me Kelmendin s'kam ma gjaqe ..."
I th'rret Pasha suharise,
Komandant've te ushtrise :
"Gjith' ushtria me pushue,
Njiket'dite me e festue,
Sot shendllek te baje ushtria,
Se me sot u shtue Mal'sia,
U shtrue Mal'sia e mbare vendi,
Deri sa u shtue Kelmendi ...!
133
Nora syte po i l'shon kah Vruna,
Nuk po don me zgjat' shume' puna:
"Pashe kam ardh' me bisedue,
Per nji lajma qe ti m'ke cue,
Si m'kan thane, ti ke vendua,
Une e ti bashke m'u martue.
M'duket pashe se ke gabue,
Per at' urdhen qe ke l'shue,
Se Kelmendi nuk asht m'sue,
Per mer shit erz e ndere,
E m'u quejt krejtsisht pa vlere .
134
Shpata e Nores rreze leshoi,
Rrezja e drites dha sinjalin,
E mal'sort m'syn istikamin,
Si veriu me shum' shpejtesi,
Ne Zall te Bruzit mbi ushtri...
135
N'cader t'Pashes, mbi krye t'turkut,
Nji flamur afer ketij bungut,
Flamuri yne kuq e zi ,
Vale-vale , valvit'n'ajri.
136
Pa vonue krisi pushka
Neper kodra, ferra e dushka,
I ra Kelmendi ktu ushtrise,
Gjemun malet e Malesise.
137
Neper brija e neper boka
Vdekun n'toke me krye nder gropa,
Vra e pre me pushk' e shpata
porsi kunguj hedh' nder trapa.
138
Pa mbet nji shuhet ushtria
Me n'krye Noren , clirohet Malesia,
Dhe kelemndas shume u vrane,
Mer n'krye Noren per atdhe rane ...

139
Pike vner ish' ba Sulltani
Kur mesoi Kelmendi c'bani,
Se Vuci Pasha me ushtri,
Ne Zall't'Bruzit ia kan' shtri .
140
Po i bajme, mbretit duva,
Per me shkua nji here me i pa,
Kshtu pra "trimi" Vuci Pasha ,
Ktu i la tridhjet'mij' rashta.
141
Qe rreth nji po rrijme ngerdheshe,
Kush pa kry do t'jer' pa veshe ,
Qe at'her' em'ni pat mbetun:
Pashai i ushtrise se vdekun ...!
142
An' e kand ushtoi jehona ,
Na lendoi Nora zemrat tona,
Trimneshe , bija e ashqipnise,
Faqe e ndritun e historise.
143
Nora jone sokolesha,
Faqebardhe , burrenesha
Me nje zemer tej bujare,
Me tipare atdhetare...
144
Sa e desht token shqiptare ,
Selcen tende aq bujare,
Per ty Nore , shkroi historia,
N'zemer t'mban perher' Shqipnia.
145
N'luft' me shpata, Ti u vrave,
Me Vuci pashen vedin lave,
N'mes t'ushtrise me oficera,
Ma ne fund ra heroina,
Motra , v'llazen i rrijne n'kambe,
Dy fjal' Nora u ka thane:
"Ju per mua s'duhet t'qani,
T'rr'noj' Selca e gjith' vatani...
146
Un' s'kam vdek , por sot kam le
Derdha gjakun per atdhe,
Gjakun tem e kam pague
Vuci Pashen e kam vendue."
147
Ne Zalle't'Bruzit, afer Cemit
K'tu u vra Nora e Kelmendit,
K'tu dha jeten per liri,
Qe Turqia mos shkel' n'Malsi.
148
Jo , ti Nore per ne s'ke vdeke,
Yll drite per kombin ke mbete!
Jo , ty Nore s'te tret toak,
Trimnin tande e njohu bota...!
149
Heroine me shtat zemra,
Thue se arma s'kish plumb mbrenda,
N'ushtri t'Sulltanit si rrufeja,
Shpata e saj : zjarr e shkendija,
Nore , celi ata dy sy !
Edhe shpata po qan per ty :
Po qan shpata per trimneshen
Qan Kelmendi per sokoleshen.
150
Bab'e nane te mbajne n'prehen,
Pak jetove, por bane emen,
Teze Mrika po qan per ty,
Po t'i puth ata dy sy .
151
Vok Mirashi , mos derdh lote,
Bijen tande se kalb kjo toke,
S'e kalb toka bijen e Mal'sise,
Trimeneshen e gjithe'Shqipnise!
152
Atje ne koder , mbi lule e bar,
Te ka ba Selca nji lapidar,
Ti nder shekuj mos m'u harrue,
Brez pas brezi me u kendue ...!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora