E marte, 19.01.2021, 08:19 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Edicioni i 26-të i Takimeve të Dom Mikelit

E enjte, 08.10.2015, 04:16 PM


EDICIONI I 26-TË I TAKIMEVE TË DOM MIKELIT ISHTE NDËR MË TË MIRAT

Zeqir Demiri, Engjëll Koliqi, Halil Matoshi (fituesi i Çmimit të parë “Agim Ramadani”, Prof Jetullah Haliti – ETI me dhuratën speciale (pikturën e Agim Ramadanit), zëvendëskryeministri e ministër i kulturës Kujtim Shala... e fundit kryetarja e jurisë Dr Qibrije Demiri - Frangu.

Kështu kanë vlerësuar shumica absolute e pjesëmarrësve në këto takime, më 3 tetor 2015, në Stubëll – shkencëtarë, letrarë, artistë, gazetarë e klerikë. Takimet kanë filluar më 2 tetor në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Dom Mikelë Tarabulluzi”, me kremten e Ditës së Shkollës, që tradicionalisht kremtohet në vigjilie të këtij manifestimi dhe vazhduan të nesërmen me Meshën e Shenjtë kushtuar Dom Mikelit, të udhëhequr nga Vikari Gjeneral i Ipeshkëvisë së Kosovës – Dr Dom Lush Gjergji dhe me Tribunën Shkencore “110 Vjetori i Shkollës së Parë Legale Shqipe – 1905-2015”, ku ligjëruan Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, nga Qendra për Studime Albanologjike, Instituti i Historisë në Tiranë dhe profesorët Dr. Gjon Berisha nga Instituti i Historisë në Prishtinë dhe Dr. Lush Culaj nga Instituti Albanologjik i Prishtinës. U promovuan edhe dy libra të rinj, shumë të vlefshëm. Me përshëndetje speciale doli ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, z. Qemajl Minxhozi. Pas Orës së Madhe Letrare, me Çmimin “Agim Ramadani” ishte një program i pasur kulturo-artistik, me instrumentistë të Filharmonisë së Kosovës dhe me Ansamblin “Kemajl Azizi” nga Vitia. Artisti ynë me renome europiane kryetar i Seksionit Shqiptar të Akademisë Europiane të Arteve, Prof Jetullah Haliti – ETI, publikisht na e dhuroi një pikturë të Heroit tonë artist Agim Ramadani.

Shkruajnë: Liljana ÇERRI & Engjëll KOLIQI

Fundjava që e lamë pas, në Stubllën e Karadakut, të Komunës së Vitisë, kishte mbledhur qindëra shencëtarë, shkrimtarë, poetë, artistë e gazetarë, nga hapësira jonë mbarëkombëtare, që nga Saranda e në Medvegjë, nga Gjrokastra e në Tetovë, deri në Mitrovicë. Në të vërtetë, në këtë fshat historik, që tani më shumë duket qytet, është mbajtur edicioni i 26-të i Manifestimit tradicional në përkujtim të Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë – “Takimet e Dom Mikelit”.

 

Në vigjilien e këtyre Takimeve historike, më 2 tetor, në shkollën  e Stubllës, që me krenari mba emrin e mësuesit të parë të njohur “Dom Mikel Tarabulluzi”, është festuar, me shumë dinjitet dita e shkollës me një program artistik dhe me recitime të mrekullueshme të nxënësve. Veç drejtorit, Marjan Ukaj, me një fjalë rasti, të zgjedhur, janë paraqitur edhe drejtori i drejtorisë komunale të arsimit, Qahil Sinani, famullitari i Stubllës Dom Albert Jakaj dhe kryetari i Këshillit të Stubllës, Marjan Ramaj. Si zakonisht, është zgjedhur një juri profesionale për vlerësimin e poezive të nxënësve. Juria e përbërë nga Milaim Emërllahu, Ndue Demaj dhe Mihill Ukaj, sivjet i kanë ndarë çmimet më sa vijon: Vendi i tretë poezisë “O engjëll i pafajshëm na fal” kushtuar një fëmije sirian të mbytur në deti, deklamuar bukur nga Elsa Tomaj. Vendi i dytë iu dha një poezie me vërejtje për serbët nga Mirlinda Zefi, kurse vendi i parë sivjet i takoi poezisë “Shkollës së parë shqipe” të Noela Jakovit.

Për herë të parë ky program u realizua me teknikën e zërimit, në pronësi të shkollës, që është donacion nga diaspora e Stubllës në Zvicër, pikërisht nga Sarë Gjergji.

 

Manifestimi qendror, që u mbajt të shtunën e 3 tetorit, kishte tubuar në Stubëll qindra shkencëtarë, profesorë, letrarë, shkrimtarë e poetë, artistë, gazetarë. Numri i përgjithshëm i të pranishmëve sillej rreth dymijë persona.

Kremtimi ka fillaur në ora 9:30 me Meshën Shenjte, që sivjet, në mungesë të ipeshkvit, i priu Vikari Gjeneral i Ipeshkëvisë së Kosovës, Dr Dom Lush Gjergji, i cili ka folur për historikun e këtij manifestimi dhe për rëndësinë e kësaj ngjarjeje të madhe historike për kombin tonë. Dom Lushi ka thënë se kisha shqiptare, gjithmonë ka qenë, është dhe do të jetë me popullin, në ecje nëpër histori dhe në të gjitha sfidat e jetës, në kërkim të përspektivave të jetës së popullit tonë.

 

Dr Dom Lush Gjergji, duke folur në meshë

Në ora 10:30, në sallën e vogël të Qendrës rinore, pranë kishës, ka filluar Tribuna Shkencore, sivjet kushtuar 110 Vjetorit të Shkollës së Parë Shqipe Legale, të njohur nga Austro-Hungaria dhe të ndihmur nga ministria e arsimit, në Vjenë.

 

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti

 

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Kulturësi Republikës së Kosovës Kujtim Shala

Manifestimin e ka shpallur të hapur Kryetari i Vitisë – Z. Sokol Haliti, nën patronatin e të cilit ishin Takimet e Dom Mikelit, pas këndimit të Hymnit Kombëtar nga okteti i Ansamblit “Kemajl Azizi” nga Vitia dhe intonimit të Hymnit të Kosovës. Kryetari Haliti i ka vlerësuar Takimet e Dom Mikelit si një nga  ngjarjet më të  rëndësishme jo vetëm për Vitinë por edhe për gjithë Kosovën. Ai theksoi se komuna e Vitisë në bashkëpunim edhe me institucionet qendrore po punon që të afirmoj manifestimin  “Takimet e Dom Mikelit”  dhe Muzeut të Shkollës së Parë Shqipe. Ai ka premtuar intresimin maksimal të institucioneve komunale për këtë shkollë dhe për muzeun e shkollës së parë shqipe në Kosovë, në Stubëll, gjithnjë në koordinim edhe me institucionet qendrore të Republikës së Kosovës.

Pastaj i zoti i shtëpisë – Famullitari i Stubllës Dom Albert Jakaj ia ka dhënë fjalën Zëvendëskryeministrit e ministër i kulturës – Z. Kujtim Shala, i cili tha se atëherë kur shqiptarëve iu rrezikohej ekzistenca shpirtërore, kulturore, e politike, “Takimet e Dom Mikelit” luajtën rol të jashtëzakonshëm në Kosovë. “Stublla ka një traditë të gjatë të fushës së kulturës, trashëgimisë e arsimit shqip edhe para vitit 1905, pra që nga shekulli 16”, tha ndër të tjera ministri Shala, duke shprehur përkushtimin e tij që këto vlera edhe në të ardhmen të përkrahen nga Qeveria e Kosovës. Ai ka premtuar për në vitin e ardhshëm një investim të ri të Qeverisë së Kosovës, në restaurimin dhe në kompletimin e Muzeut të Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë, në Stubëll.

 

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë Z. Qemajl Minxhozi

 

Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Kryetari i Këshillit Organizativ, Dom Albert Jakaj, pastaj ka ftuar për një fjalë, ambasadorin e Republikës së  Shqipërisë në Kosovë - Qemajl Minxhozi, i cili në fjalën e tij është shprehur se takimet e tilla na japin një mesazh për bashkimin e vlerave kulturore historike e arsimore në mënyrë që bashkërisht  t’i  përballojmë sfidat në planin kombëtar. Ndër të tjera, Ambasadori Minxhozi ka thënë se Stublla, edhepse duket një vend i vogël, është një vend i madh që rrezaton fuqishëm dritë, kulturë dhe shqiptari.

Me kumtesa shkencore në këtë tribunë u paraqitën profesorët me tituj shkencor doktor -  Pëllumb Xhufi nga Qendra e Studimeve  Albanologjike – Instituti i Historisë në Tiranë, Gjon Berisha dhe Lush Culaj nga Instituti i Historisë i Kosovës, në Prishtinë.

Për ta begatuar këtë manifestim, është promovuar edhe monografia “Miqtë e mi në amshim” e autorit  Dom Lush Gjergji,  si dhe vepra “Arbërorët ndërmjet kishës perëndimore dhe asaj lindore” e Gjon Berishës. Për librin e Dom Lushit ka folur Dom Fatmir Koliqi, kurse për librin e Dr Gjon Berishës ka folur Prof Dr Pëllumb Xhufi.

 

Prof Dr Pëllumb Xhufi

 

Okteti i Ansamblit “Kemajl Azizi” nga Vitia

 

Prof Dr Gjon Berisha

 

Prof Dr Lush Culaj

Okteti i Ansamblit “Kemajl Azizi” nga Vitia, akademinë shkencore e ka pasuruar shumë edhe me një këngë të mrekullueshme kushtuar Gjergj Kastriotit - Skënderbe.

Manifestimi qendror pastaj ka vazhduar me Orën e Madhe Letrare, ku për Çmimin “Agim Ramadani”, pas një seleksionimi rigoroz, kanë garuar 25 poetë, nga mbarë trojet tona etnike. Juria e përbërë nga Naime Beqiraj, Prend Buzhala  dhe kryetarja Dr Qibrije Demiri-Frangu, çmimin  e parë ia ka dhënë poetit Halil Matoshi, për poezinë “Mërzi”, me vendin e dytë kanë nderuar poetin Rushit Ramabaja, për poezinë “Vjelësit e mëkateve”, kurse me vendin e tretë Myrvete Osmanin, për poezinë “Enigma ime”. Çmimet, pas kumtimit të kryetares së jurisë, i ka ndarë i vëllai i heroit, Dr Jashar Ramadani.

Çmimi “Qeshk Ukaj – veteran i arsimit”, tashmë tradicional, i është dhënë, post mortum, profesorit të ndjerë Lukë Pera.

 

Fituesi i Çmimit të parë letrar “Agim Ramadani”, Halil Matoshi

 

Juria profesionale latrare:

Dr Qibrije Demiri – Frangu, Naime Beqiraj dhe Prend Buzhala

 

Poeti Dibran Fylli

Artisti ynë me renome europiane e kryetar i seksionit shqiptar të Akademisë Europiane të Arteve, Prof Jetullah Haliti – ETI (daja i heroit), Shoqatës Kulturore Shkencore “Dom Mikel Tarabulluzi” i ka dhuruar një pikturë të punuar nga Agim Ramadani, e cila pikturë me shumë krenari dhe me nostalgji, do të ruhet në Muzeun e Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë.

Pas ndarjes së çmimeve ka vazhduar një program artistik i instrumentisëve të Filharmonisë së Kosovës, që intepretuan dy pika të mrekullueshme të Mocartit dhe të Bahut, si dhe Ansambli “Kemajl Azizi” nga Vitia, me këngë e valle, të nivelit të lartë artistik, pika me të cilat muaj më parë kanë përfaqësuar Kosovën në një festival ndërkombëtar në Sardegna të Italisë. Edhe ky program është pëlqyer shumë nga të pranishmit.

Pasi që mbaruan aktivitetet shkencore, kulturore e artistike, për të pranishmit, organizatorët shtruan drekë, edhe me ushqime tradicionale të përgatitura nga gratë e Stubllës.

Për ta arsyetuar titullin, po japim disa nga vlerësimet e pjesëmarrësve në këtë edicion të manifestimit tradicional:

-           Dr Dom Lush Gjergji ka thënë se ky edicion ka qenë ndër edicionet më të mira, mbase edhe më i miri i Takimeve të Dom Mikelit.

-           Dom Krist Gjergji ka thënë se manifestim më i organizuar as që mund të shihet te ne.

-           Ismet Sopi, nga Llapushniku i Drenicës: “Iu lumtë për organizimin dhe mbarëvajtjen e Takimeve të Dom Mikelit... Gjithçka ishte në nivel! Ju përgëzoj dhe kurajo për evenimente të tjera të kësaj natyre! Suksese!”

-           Prof Qahil Sinani – drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit të Vitisë, i ka vlerësuar këto të sivjemet Takimet më të mirat në çerek-shekullin e parë të mbajtjes së tyre.

-           Prof Nysret Pllana, duke i vlerësuar të nivelit më të lartë Takimet, ka thënë se është i penduar që nuk ka adhur më parë, por sivjet ishte për herë të parë në këtë manifestim.

-           Profesori i Fakultetit Juridik Dr Sabri Kariu, me një mesazh dërguar Dom Albertit i shpreh komplimentet më të mira, për organizimin shumë të mirë të këtij edicioni, duke thënë se vlera dhe roli i këtij manifestimi po rriten nga viti në vit.

 

Instrumentistët e Filharmonisë së Kosovës

 

Ansambli “Kemajl Azizi” nga Vitia



(Vota: 12 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora