E premte, 26.04.2024, 11:32 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Papa Francesku në SHBA

E shtune, 26.09.2015, 06:53 PM


PAPA FRANÇESKU NË SHBA

Nga Frank Shkreli

Pas një vizite në Kubë, Papa Francesku arrijti të martën pasdite në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara në Washington duke filluar kështu një vizitë disa ditëshe në Amerikë, përfshirë edhe vizitën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York më 25 shtator.

Papa do të pritet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama me të cilin ishte takuar në Vatikan vitin e kaluar. Papa Françesku është vetëm Papa i tretë që viziton Shtëpinë e Bardhë.  Çështjet mbi të cilat do të bisedojnë Presidenti amerikan dhe Papa do të jenë të shumëta dhe do të përfshijnë subjekte të ndryshme me të cilat sot përballet njerëzimi dhe të cilat shqetësojnë mbarë botën.  Në një intervistë më heret, Presidenti Obama kishte deklaruar se, gjatë të vizitës së tij në Vatikan vitin që kaloi, ata biseduan, "mbi varfërinë dhe mbi mënyrta se si mund të ndihmohen të varfërit anë e mbanë botës. Mendoj se kjo është një temë për të cilën Papa do të   jetë i interesuar të vazhdojë ta theksojë gjatë vizitës" në SHBA, tha Presidenti Obama.   Presidenti  amerikan shtoi gjithashtu se pret që ai dhe udhëheqsi I Kishës Katolike, Papa Françesku të  biseodjnë në Shtëpinë e Bardhë gjithashtu edhe për ndryshimet klimaterike si dhe për çështje gjithmonë aktuale që janë lufta dhe paqa, përfshirë edhe mbrojtjen e të krishtervëe në zona lufte e konfliktesh.  "Ne, shtoi Presdienti Obam, "këshillohemi shpesh  me Kishën Katolike  mbi mënyrat se si të mbrojmë minoritetet fetare në zona e prekura nga lufta dhe konfliktet", ka theksuar më heret Presidenti ameirkan në lidhje mbi bisedimet aë qi do të zhvillojë të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë me Papa Françeskun.

Ndër aktivitetet e Papës në Washington, ai ka në agjendën e tij celebrimin e një meshe  në Bazilikën Kombëtare. Kjo bazilikë e cila  i shërben universitetit të njohur Katolik Amerikan (American Catholic University) në Washington, është kisha më e madhe në Amerikë dhe njëra prej më të mëdha në botë.

Gjatë qëndrimit të tij në Washington, Papa Françesku do të mbajë një fjalim para dy Dhomave të Kongresit Amerikan, duke u bëre kështu Papa i pare që mban një fjalim të tillë para përfaqsuesve të zgjedhur të kombit amerikan.  Papa e pranoi ftesën për të mbajtur një fjalim në Kongres, ftesë e cila i ihste dërguar atij nga udhëheqsi i shumicës republikane në John Boehner së bashku me udhëheqsen e pakicës demokrate, Nanc Pelosi, të dy të cilët i përkasin fesë katolike.

Pas vizitës dhe takimeve të ndryshme me udhëheqsit më të lartë të qeverisë dhe të shtetit amerikan dhe pas ceremonive të ndryshme në Washington, Papa Françesku do të udhëtojë për në New York ku do të mbajë një fjalim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me 25 shtator para udhëheqsve të mbarë botës, të cilët ndodhën në New York për takimin vjetor të radhës si çdo shtator.  Edhe në këtë rast Papa Françesku i bashkohet një numëri të vogël të ish-udhëheqsve të Kishës Katolike që kanë folur para OKB-ës, Papës Palit të VI në vitin 1965, Papa Gjon Palit të II në vitin 1979 dhe Papa Benediktit në vitin 2008.  Papa Françesku do të flasë para kryetarve të shteteve të qeverive të cilët do të marrin pjesë në takime të nivelit tëartë për të diskutuar mbi rritjen ekonomike dhe çështje të tjera të interest botëror. Papa Françesku është i interesua për ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit dhe lidhjet e Papës me organizatën botërore u përforcua edhe më shumë gjatë një vizite që udhëheqsi i OKB-ës, Ban Ki Moon bëri  në Vatikan prillin që kaloi, ku ishin ftuar një numër shkencëtarësh, udhëheqës fetarë dhe të zyrtarë të lartë të OKB-ës për të biseduar mbi ndryshimet klimaterike. Interesimi i Papës për mbrojtjen e ambientit rrjedhë nga Bibla.   Papa Françesku kishte deklaruar në vitin 2013, me rastin e Ditës së Ambientit, duke thënë se, "Kur flasim për ambientin, mbi krimijim e botës,, mendimet e mia shkojnë tek faqet e para të Bibles, ku thuhet se Perëndia vendosi burrin dhe gruan në këtë tokë për ta kultivuar dhe për ta mbrojtur... A jemi ne me të vërtetë duke kultivuar dhe mbrojtur planetin tone dhe krijesat në tokë, apo jemi duke lënë pasë dore dhe duke i abuzuar ato?  Pritet që në fjalimin e tij para udhlheqsve botërorë në OKB, Papa Françesku të bëjë thirrje për masa më të forta në mbrojtje të ambientit dhe të luftës kundër ndryshimeve klimaterike në planetin tonë.

Gjatë qëndrimit të New York, Papa Françesku do të vizitojë gjithashtu vendin e sulmeve terroriste kundër kullave binjake në Manhatan të 11 shtatorit, 2001, ku pritet të lutet për kurajo, mençuri dhe shpresë për të punuar siç është shprehur para-ardhësi tij Papa Benedikti, për një botë ku paqa e vërtetë dhe dashuria të mbretërojnë midis kombeve dhe në zemërta e të gjithë njerëzve.

as vizitës së tij në Katedralën e madhe të New Yorkut, Shën Patrikut, Papa Françesku do të udhëtojë për në qytetin historik të Amerikës, në Filadelfia ku për një javë tani po mbahet Mbledhja Botërore e Familjeve, dhe ku do të mbajë meshën e rastin në Sheshin Benjamin Franklin, një ceremoni kjo me të cilën udhëheqsi i Kishës Katolike do të përfundojë vizitën e tij historike prej pothuaj një jave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora