Udhëpërshkrim
Namik Selmani: Në kërkim të një feste të re
E shtune, 05.09.2015, 05:56 PM
Në kërkim të një feste të re
Nga Namik Selmani
Në një udhëtim me dritaret e një televizioni para disa kohësh, gati isha i entuziazmuar për disa mjeshtra argjentinas që prej brezash punonin për disa kapele kashte tipike argjentinase që jo vetëm që ishte një biznes i jashtëzakonshëm për thurësit e këtyre kapeleve, natyrisht tepër të bukura, por dhe për mjeshtërit, për punëtorët, për ata që e dërgonin në qytete të largëta që e dërgonin në botë në Panairet e Artizanatit botëror. Pas asaj mjeshtërie brezash argjentinas, kapelet shkonin në kokat e njerëzve të thjeshtë që vraponin drejt tangove argjentinase që interpretoheshin në sallonet e mëdha që ishin meritore vetëm për këtë lloj muzike dhe për këtë lloj kapeleje, drejt fushave të futbollit, drejt lokaleve ku të dehin kitarat, drejt pllajave ku prisnin kuajt e fortë të tyre. Në ato çaste më erdhi në mendje ai, Plisi i Bytyçit. Asnjë herë nuk kisha parë kaq shumë burra nga afër me plisa veç në Kosovë, Dukagjin.
Më tej më
erdhi në kujtesë një ditë e vitit 1962,
kur në një Konkurs të Fjalës Artistike të një qyteti të vogël ku banoja,
ma vunë kokën time të vogël me kaçurela
të zeza për të dalë në një skenë feste të improvizuar me degë dafine. O, sikur
ta kisha sot atë foto!!! Më erdhi në mendje dhe kapelja, ose festja çame, si
kishtye zakon ta quante babai im atë kapele
me një strehë të vogël që ai nuk e harronte asnjëherë kur dilte nga
shtëpia. Madje të parën gjë që ia kujtonte dhe nëna kur ai dilte nga shtëpia,
ishte ajo kapele që rrinte gjithmonë e pastër, e bardhuar.
Ju
falenderoj, miq të Bytyçit që ma sollët kaq të ndezur kujtesën e viteve tani ku
rizgjohet ky shqiptarizëm. Një plis të bardhë që erdhi në ca thasë dhe të
paketuar bukur nga Kujtim Gjedia bash me siglën e EUROSIGUT na e dhanë që në
hyrje të derës së teleferikut që do të na dërgonte në lartësitë e Dajtit.
Dikush kishte shkuar më parë, dikush më pas. Mustafa Ismaili që kishte ardhur
nga Fushë Kosova dhe që jeton prej shumë vitesh në Kanada u befasua.
Dhe
sheshi si kurrë më parë, u bë i bardhë.
A thua se kishte zbritur Maja e Sharrit , e Korabit, e Tomorit, e Alpeve, e
Shkëlzenit, e Dhëmbelit, e Malit të Thatë, e Moravës e Dardhës? Besomëni, të gjithë
ishin aty dhe para festës kishte nisur kënga, vallja. Dhe si kurrë më parë kur
kishte vetëm disa vajza gra, burra të veçuar me kostume popullore, mund të
shihje një plis, atë ditë kishte shumë, shumë. Aq sa duhet të numuroje ata që
nuk kishin sjellë me vete këtë kostum Asnjëherë nuk e kisha parë “prishjen“ e protokollit sa në festën e
përvitshme të Sofrës së Dajtit që organizon Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi” në të dielën e fundit të gushtit. Në
vend kishte me instrumente karakteristike, këngë dhe atë përkëdhelje e
mikrofonave që duket se është një “uri” e re e shqiptarëve në skenën -shkallët e Qendrës së Vizitorëve
të Dajtit Kryetari i Shoqatës Agron Gjedia i kërkoi të gjithë të pranishmëve që
kishin vënë në krye plisat e bardhë, që të bënin foton e rastit. Një foto
simbolike me një mjeshtër si Shkëlzen Rexha nga Gjakova po i jepte rrugë një
nisme sa lokale aq dhe kombëtare. Të zgjerohet nisma kombëtare që të bëhet një
festë e re që mund ta quajmë thjesht “Festa e Plisit të Bardhë”. Një plis që mund ta gsh që nga kohët e lashta
shqiptarizmin cep më cep. Pak , qoftë dhe studiues të etnografisë dhe të
historisë pa folur për ata të folklorit, të toponimisë, etj mund ta dinë se
Plisi shqiptar është një dhuratë hyjnore. Dhe është për t’u falenderuar qoftë
dhe publikisht miku im Agron Gjedia që na e tregon këtë rrugë të hyjnizimit të
Plisit tek shqiptarët. Unë do të thoja se asnjë objekt i të përditshmes
njerëzore tek shqiptarët, nuk ka origjinë më të lashtë, më të dokumentuar.
Madje as flamuri që na njëson si komb. Për të mos e zgjatur historinë, legjenda
ilire thotë se
Nafia Salihaj, Helena Halilaj apo dhe vetë Agroni, asnjë herë nuk e kishin nisur skenarin e kësaj feste si atë ditë. Me njeë veshje bash si Shote moderne Nafia me atë plis të bukur me ato flokë të thuruara gërsheta nga duart e arta të motrës së saj Norala dhe Nadmira si gjithmonë e bënte ë të emocionuar festën. Kryeurimi i tyre, imi, i miqve të ardhur që e njihnin nga afër dhe që nuk e kishin takuar, i takonte Kadri Morinës, pronarit të EUROSIGU-T Ai kishe mundnur që të zbardhte me Plisa falë financimit të tij të konsiderueshëm. Po, duhej një “gjeneral” që ta bënte të fituar këtë betejë të bukur, këtë festë. Dhe këtë vit ishte filantropisti Kadri. Një njeri i mirë buzëqeshur, një patriot i mirë që e ka ndarë punën e tij në të gjithë trojet amtare. Një njeri më i thjeshtë se të thjeshtët. Atë ditë priste me shumë ngrohtësi falenderimet e të gjithë pjesëmarrësve gra e burra. Kur po i lexoja një poezi për plisin ku kisha padyshim dhe fytyrën e Kadri Morinës ( mbase i lindur në Natën e Kadrit ose pak i shenjtëruar si kjo natë e bukur e besimit islam te shqiptarët.) një çast kujtova se pikërisht në lokalin e tij drekoi dhe vetë Papa i Vatikanit që dhe ai në kokë mban një kapele në formën e plisit.
Atë çast
më erdhën në mendje dhe lotët e emigrantes Fikrushe Podrimja nga Kosova që është emigrante në Gjermani dhe
një poete shumë e mirë. Po më thoshte se u përlot kur lexoi poezinë për Plisin.
Jo, mike, nuk është merita e poezisë që
ta vuri në syr pikëlotin, por historia jonë, krenaria jonë, forca jonë, që e ka
një burim dhe te ajo bardhësi plisi e maleve tona! Aty në shesh takua dhe ish
ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka. me Kadriun ata thurnin të tjera
plane bashkëpunimi për të bërë sa më
shumë gjëra të tilla të bukura projekte që lidhen jo vetëm me një Bytyç kaq të
organizuar, por dhe më tutje. Një festë e bën motivi i atyre që vijnë në të e
bën masa e njerëzve, e bën ata që e ushqejnë
ashtu si çdo festë në botë. E njëson dhe gjeografia e saj, e atyre e, pra gjeografia e kësaj feste është për t’u
marë shembull. Dhe ka shumë arsye. Agroni dhe shumë anëtarë të Kryesisë
vullnetarisht me javë të tëra para kësaj dite që është e caktuar si dita e
dielë së fundit të gushtit për të përkujtuar mbarimin e karvanit të Sulbicës,
shkojnë në zona të ndryshme në Shqipëri, në Kosovë në Preshevë e kudo. Bëjnë
njoftime, marrin mendime për festën, por dhe miq të kësaj shoqate që janë të
shumtë dhe nga e gjithë shqiptaria dhe nga bota. Një grup i madh nga Metvegja
kishin ardhur dhe i rrahën telin me në kryr Profesor Rexhep Abazin. Një grup i
madh
Në tërë
këtë gjeografi vendesh, qytetesh njerëzish, profesionesh, brezash, të gjithë
thonin me zë e nën zë atë shprehjen që
në Bytyç është më e lashta “Kur vjen miku gëzohen edhe trarët e
shtëpisë” Po sa miq e zbukuruan këtë sofër. Diku në në karrike takova mikun tim
enciklopedistin e Çamërisë, por dhe mikun e Kosovës Ibrahim Daut Hoxhën. Kishin
ardhur nga Malësia e Gjakovës, por edhe nga
Shqipëria,
Migena Arllati nga Gjakova ishte e kudondodhur. Me atë plis të bukur ishte bërë si Mbretereshë e Sheshit meditonte për poezi të reja për bashkëpunime
Për këtë dashuri, për këtë respekt këtë gatishmëri, për ta kthyer festën si një dasëm malësore, vetë Agroni kryetari i saj na thotë: “Nuk mund të shprehim dot me fjalë aspak falenderimet tona të përzemërta jo vetëm për pjesëmarrësit e thjeshtë dhe bashkëpunëtorët e organizimit të kësaj feste por edhe për të gjithë ata artistë të shumtë pjesëmarrës që erdhën sikurse ishin ata të këngëve, valleve, krijimtarisë, interpretimeve. Morën pjesë dhe debutuan në skenë pa e lënë atë të heshtin për shumë dhe shumë orë saqë pati edhe nga ato që s’u erdhi radha për të dalë ndonjëherë në skenë dhe për të derdhur për të pranishmit “nektarin” e krijimtarisë së tyre me zë, në rreshta, vargje. Këtyre të fundit u’ kërkojmë ndjesë dhe e ndiejmë vetën borxhlinj, por i garantojmë ata se nuk jemi “borxhlinj” të këqij dhe do ua lajmë borxhin në formën ma të mirë të mundshme. Dhe vjen Mirënjohja zyrtare e Shoqatës. Janë njerëz që janë ndarë nga jeta, por dhe ata që jetojnë dhe janë aktivistë të Shoqatës dhe misionarë të Kombit. U nderuan pas vdekjes Hakif Zejnulahu, Ukë Bytyçi ish kryetari i Komunës së Therandës, Ajdin Zeneli, Fazli Sinani. Nga aktivistët u nderuan Fetije Muzi Imeri, Ibrahim Kolari nga Amerika, Kryetari i komuës së Rekës në Maqedoni Branko Manojlovski, Lindita Gjoka, Sherif Imeri, Gjin Pepkola, Islam Sadikaj, poetin Bajazit Cahani, Sabri Maxhuni Novosela me titullin “Aristidh Kola” Halil Komanin nga Peja, Rexhep Qerreti Shaip Bytyçi Hasmes Mehmeti dhe Binak Sadiku.
Me Rakibin këndonte miku i tij Shpejtim Bytyqi nga Karavan Saraji i Malishevës. Në shesh ishte veprimtari i UÇK-së, pajtimtari dhe kleriku që mori pjesë në varrimin e Adem Jasharit, Fetah Bekolli, gazetarët Isuf Bytyqi, Azis Bytyqi, Nuhi Bytyqi etj
Kur po zbrisnim me teleferik na qëlloi që në kabinë të kishim një rapsod një mjeshtër sharkie si Rakib Bytyqi nga Thearanda afër Prizrenit Kishte gati gjysëm shekulli që e rrihte telin e sharkisë dhe aty na nderoi me këngën e Isa Boletinit. Ooo, dhe këtu nuk na u nda plisi. Plisi i Boletinit që zbardhi mjegullën e Londrës. Pas tij vraponin jo vetëm mbretërit, ministrat, por dhe fotografët e shumtë londinezë, gazetarët që donin të shikonin se si mund të ishte kaq i bukur, kaq shtatlartë, kaq i mençur ky burrë Kosove pa plisin e tij legjendar. Edhe ai thoshte se kishte luftuar me Heroin e Kombit Indrit Carën nga Kavaja dhe se çdo 31 mars vinte në Kavajë në kujtim të mikut të tij Hero Po, duam një festë të re që e kanë bekuar shekujt. Jo një festë që të shënohet vetëm në kalendar, apo që të jetë pushim administrative po një Festë Dinjiteti, shumë më e lashtë se ajo e Flamurit. Kjo botë ka festa të Mbjelljeve të të Korrave, të Luleve, të Librit, të Tokës, të Shkollës, të Detit, të Dashurisë, të Grave, të Fëmijëve, të Nënave. Në Amerikë ka një Ditë Falenderimesh edhe pse në asnjë ditë të vitit nuk mbarohen falenderimet. Në Itali ka një Ditë të të Vdekurve, po në asnjë ditë nuk mbaron nderimi për ta. Veç Festa e Plisit me misionin gjithëkombëtar që ka mbase mund të quhet dhe Kryefesta e Dinjitetit të kombit.
Një burrë që nuk e njoha po i thoshte djalit të tij 14 veçar: “Dëgjo, biri im! E kishe për herë të parë këtë festë Mbaje mend mirë! Në të dielën e fundit të gushtit jam apo s’jam unë, ti do të vish këtu dhe do të gëzosh dhe do të vallëzosh dhe do të dëgjosh, dhe do të mësosh atë që dhe shkolla nuk ta jep me vite të tëra. As televizori. As interneti nuk ta jep këtë gazmim që provon këtu. Dëgjoooon? Të dielën e fundit të gushtit!