E shtune, 27.04.2024, 04:34 AM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Letër e hapur për “Ambasadoren e Turqisë”

E shtune, 22.08.2015, 09:34 PM


SONGUL OZAN, AMBASADORE

Prishtinë

Një letër e hapur për “Ambasadoren e Turqisë”.

Nga Afrim Caka

Zonja Ambasadore!

Ne kemi nevojë për tempuj të diturisë dhe jo për tempuj të errësirës.

Ju kërkoj ndjesë zonja ambasadore, për gjatësinë e kësaj letre. Si shumë “organizata TIKA” e ka zhveshur shpatën aty ku nuk duhet!

U muar vesh më në fund se ç’paralamëronte organizata TIKA me ndihma në duart e tyre dhe ç’fshihej pas kinse heshtimit të fesë turk. TIKA ishin shenja se akënxhijtë e saj do të niseshin për plojë e për pre.

Kombi Shqiptar është i vetëdijshëm, është një komb me identitet europian, ka lindur në kontinentin europian, midis qytetërimit europian. (Faik Konica)

Ku mbeti shqiprti shqiptarë!

Ndërsa… vitet kalonin… Rritet numri i organizatave fetare, fantazmë… Këtë organizatë, por edhe për “Dijanet”-it, Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve, e të tjerave që paguhen nga buxheti i shtetit turk.

Tablloja është aq e përbindëshme për fatin e shqiptarëve, sa që themelet e shtetit të Kosovës e Maqedonisë po ndërtohen mbi flijime të egra dhe primitive fetare nga një mendje djallëzore dhe për pesë shekuj robërie. Historia ishte vjetër. Ishte e qartë se ky ngushëllim i gabuar mëtonte të përligjte mëkatet e shkuara, ndërsa fajin fatal: do ta mbajnë shqiptarët e “Kosovës dhe të Maqedonisë”. Lodërdija e madhe po bie pa pushim. Gjëmimi i saj ishte diçka e rëndë. E shtynte gjëmimin përherë e më larg sikur donin të merrnin në zotërim gjithçka.

Për hir të së vërtetës do thënë të gjitha bardhë e zi! Qeveria e jonë dhe Ambasadorja Turke, e miratuan në heshtje qëndrimin e Qeverisë Turke për Kosovën dhe për trojet jashtë saj. Paraliza, madje sulmi që i bënte organizata turke TIKA në Kosovë, për ta shkatërruar tolerancën fetare në Kosovë. Me metoda të korruptuara e jotransparente operon në Kosovë e Maqedoni. Nën patronatin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Erdogan shkelin ligjet, sabotojnë shtetin e Kosovës. Këtë kartë Erdogani, robërues i vjetër, e luajti me mjaftë kujdes dhe dinakri. Natyrisht, ndikonin në këtë mes edhe “maradhënjet e posaçme” me shtetin turk, që ishte mik i vjetër historik i Beogradit. Por gëzonte edhe përkrahjen ruse, që donte telashe në Kosovë nëpërmjet Organizatës tuaj, si TIKA etj.

Sa histori kërkon qeveria e juaj ato që të shtrembërohen, të fshihen? Kurr nuk është kërkuar aq shumë. Kurr nuk është investuar kaqë shumë sesa sot në Kosovë në medrese e xhami. Midis mallkimeve natyrisht, të humbim edhe sytë, t’i shuhen befas shenjat, pikat e orjentimit, ashtu siç shuhen faret, në një terr të madh! Kjo është e vërtetë, ku janë shkollat shqipe në Turqi? Shkolla shqipe pse ska për shtatë miljon shqiptarë? Ata flasin shqip, duan të lëxojnë shqip, por ligji u’a ndalon. Pse vetëm shqipe, jo? Gjuha shqipe në Turqi poashtu duhet të jetë zyrtare. Pse ka shkolla turke mbi njëqind në Kosovë? Atëhere, përse kërkoni nga shqiptarët e Kosovës për zyrtarizimin e saj, gjuhës Turke të jetë zyrtare, vetëm për 1800 turqë???

Qeveria e juaj, shkoi aq largë që ne, duhet ta ndrrojmë edhe historinë? Këtë dua ta di. Këtë s’mund ta dimë ne, e di vetëm ai, Erdogani i madh dhe Ju z. ambasadore… Historia e ndalimit të gjuhës shqipe disa shekuj përpara, kur në qytetin perandorak turk ishte firmosur dhe kishte mbrritur lajmi i keq se “Sulltani i famshëm” Abdyl Hamidi i dytë, kishte ndaluar gjuhën shqipe që nga viti 1776. Bashkë me dekretin dhe denimin e gjuhës, bashkë me urdhërat e Sulltanit, me dhjetëra shkronjës turke e kronistë të shtetit tuaj, nisën fushatën e çnderuese kunder gjuhës, duke nisur nga hartimi i mallkimeve së bashku me kishat greke gjer te librat plot helm dhe aq trillime dhe të pavërteta.

Me dhjetëra herë ishit përpjekur ta varrosni gjuhën shqipe, turqit osmanë, e fill pas tyre sllavët, grekët, shqiptarët gjak prishur natyrisht, shqiptarë zuzar me mjekër e pa mjekër, kuptohet edhe me pagesë. Të lidhur me të, e shpesh pjella e saj. Ishte rikthimi i frymës osmane, ose neoosmane. E këta të fundit janë festë! Kotë e kanë…

Cili është qëllimi i Tikas dhe i lekëve të tyre?

Ne kemi nevoj për tempuj të diturisë dhe jo për tempuj të errësirës.

Shoqata e Juaj TIKA, duhet t’i mbajë sa më largë duartë nga Kosova dhe trojet shqiptare. “Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, pasi ka zhvilluar një vizitë në Shkup, deklaroi sot se Turqia është duke punuar për rilindjen e kulturës fetare turke me anë të shamive dhe ferexheve në disa vende të Ballkanit. Mes tyre ai përmendi Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Bosnjën” Ai përseriti, pak a shumë, thelbin e asaj që kishin damkosur gjashtë shekuj më pare.

Kjo është “Organizata TIKAS” e zezë si katrani.

Pikrisht, kjo maradhënje midis detyrave rutinore dhe rolit të BIKUT në Prishtinë, në krye me myftiun Naim Tërnavën dhe në mes Organizatës turke TIKA dhe rolit të njëmendtë të saj me xhëmatin. Me zell të pa treguar po i sherbenë djallit, po e përdorin fenë për qellime të ndyera politike… Një arsenal i madh me një kultur afroaziatike që nuk është e jona, paralajmëron me shumë shenja të zeza. Një fantazi apokaliptike sjellë në vëmendje të xhëmatit, ngjarje të çuditëshme që do të interpretohet në menyrë të egër (kuranin) dhe do të paralajmërojnë ferexhe e shami, apo menxyra tjera të mëdha, si: në kultur, gjuhë dhe në historinë tonë!

Kështu kësaj radhe do të jenë zbulesat e miljonave dollarëve që vijnë këtë herë nga nëntoka turke, serbe dhe ajo arabe. Me të cilën spërkatën ditë me radhë themelet e këtij shteti për t’i gërryer më lehtë. Jeni mjeshtra për prishjen e gjuhëve, popujve, ashtu si është “Organizata TIKA” mjeshtër për shktrrimin e kulturës shqiptare. Po.. mjeshtër për kalbjen, si të thuash, asimilimin e popullit shqiptarë.

Më bësoni, s’di ç’të them. Ende se kamë mbledhur veten, ndaj në shkrofsha gabim, mos ma merrni për të keq. Kam përshtypjen se keni dëgjuar para ca ditësh në Gjakovë, ca përshpërima andej këndej, ca të shkruara me grafite me shkronja alienësh me dy kuptime… Ose ndoshta më është dukur mua kështu. Në Medresen e Gjakovës e cila gjendet në rrugën e Çabratit (Mithat Frashëri), e financuar nga kjo Organizatë fantazmë turke. Dhe, ca rreshta të hedhura në muret e kësaj rruge nga dy kalimtarë nate, nga dy vëllezër “shqiptar” dhe banues në këtë Medrese (nuk arrita dot t’ju mësoj emrat) të ardhur nga qyteti i Kaçanikut. Pikrisht në këtë “shkoll nate” u vendos të hedhin fjalët më të pista ndaj këtij qyteti dhe nën hapat e tyre, duhej të kalonin dyzet metra deri te muri si vendë për skajimin e shkronjave arabe. O Zot, dhe dy vëllezërit bujtës të këtij qyteti s’janë veç balta e kësaj Organizate dhe s’mund të meritonin veç fatin e baltës e të qenefit.

Si zakonisht në kësi rastesh, qytetin tonë e kishin zgjedhur. Na ruajttë Zoti!

Një goditje ngjethëse në kulturën e këtij qyteti. Më fal, ambasadore. Po ka ca gjëra që nuk durohen dot.

Diçka mund të na thoni zonja ambasadore, sidoqoftë, unë, lexuesit presin para së gjithash shpjegimin tuaj!

Ju përshendesë miqësishtë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora