E premte, 26.04.2024, 04:57 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Kush janë përçarësit e shqiptarëve?!

E premte, 21.08.2015, 09:17 PM


Kush janë përçarësit fatal të shqiptarëve ?!

Shkruan: Florim Zeqa

Populli i ngjanë një deti të madhë, pastërtia dhe qetësia e të cilët varet nga përbërësit e mbrendshëm (populli) dhe faktorët e jashtëm ("miqt" dhe armiqt ndërkombëtar).

Populli shqiptar disa herë gjatë historisë ishte në prag të realizimit të aspiratave të tij shekullore për çlirim dhe bashkim të trojeve të veta, por pikërsiht shkaku i përqarjeve mbrenda popullatës, të ardhura si rezultat i ndikimeve nga përqarësit e mbrendshëm dhe armiqëve të jashtëm shpeshë  e kemi huqur cakun final.

Për fatin e keq të popullit tonë, "patriotët" më të mëdhenjë na dalin përqarësit më të rrezikshëm, në emër të një patriotizmi të rrëjshem luftojnë atdhetarët e vërtetë dhe veprimtarët më të devotshëm, duke shkaktuar kështu dilema dhe konfuzion të vazhdueshëm në mesin e popullatës përmes lojës së "patriotit dhe tradhëtarit" !

Uniteti shqiptar i fillim viteve të '90-ta në Kosovë, i arritur si rezultat i një lidershipi të urtë dhe të menqur në njërën anë (Ibrahim Rugova) dhe luanëve të pajtimit të gjaqëve në anën tjetër (Anton Ceta, Zekiria Cana, Dom Lush Gjergji e shumë të tjerë), e kishin çmendur pushtuesin serb dhe mahnitur opinionin europian.

Në këtë periudhë kohore, ishin me dhjetëra fshatra në Kosovë, ku policia pushtuese serbe kishte humbur kontrollin e plotë në shumicën e territorit të Kosovës, nga frika e shkuarjës së patrullave policore në fshatrat etnike shqiptare.

Rugova ishte i menqur e fjalë pak, në urtësinë e tij profetike  përfshihej e gjithë filozofia e popullit shqiptar. Nuk ka fjalë apo veprim që ai e ka përdorur në politikë pa e shoqëruar me filozofinë dhe traditat e popullit shqiptar (dhurimi i gurëve të çmuar personaliteteve më të shquara botërore).

Urrejtja është DIKTATORI më i keq i shpirtit të njeirut dhe shoqërisë njerëzore !

Përqarësit fatal të kombit përdorën, fyerjet, shantazhet, linçimet në stilin e diktatorëve, puçistëve....vetëm për të shkaktuar urrejte ndaj figurave më të ndritura dhe më të dashura në mesin e popullatës shqiptare nuk lanë gjë pa thënë e shkruar kundër tyre.

Shqiptarët nga fundi i vieteve të '80-ta ishin mësuar të degjojnë urtësinë, fisnikërinë, maturinë e Rugoves,...nuk ishin mësuar të  degjojne përverzitetin dhe ligësinë e pseudointelektualëve dhe pseudopatriotëve shpirtëligë të kohës !

Ibrahim Rugova si askush tjetër më parë në historinë e kombit shqiptar arriti të bashkojë shqiptarët në një front të përbashkët rrethë lëvizjes paqësore për çlirim nga pushtuesit shekullor serb. Në fakt, kjo ishte vepër madhore në rrugën e nisur drejt bashkimit kombëtar.

Pavarësiht kontestimeve të kundërshatarëve politik, Ibrahim Rugova mbetët udhëheqësi më i madhë i shqiptarëve i të gjitha kohërave, së paku derisa të dalë një ëngjull tjetër për të dëshmuar dashurinë dhe përkushtimin ndaj atdheut, të deshmojë se ka fuqinë dhe aftesinë e bashkimit të trojeve shqiptare.

Kush e mendon se interesi i shqiptarëve është bashkimi kombëtar, atëherë le ta  kujtojë Ibrahim Rugovën arkitektin e shtetit të Kosovës,...dhe aq më lehtë do t'i kuptojë kush janë përqarësit fatal të shqiptarëve të këtij fillimshekulli !.

Përqarësit fatal të shqiptarëve janë kudo dhe kahëdo; në pushtet dhe opozitë, në akademi të shkencave, në universtete dhe shkolla,...e të mos flasim për partitë politike që udhëhiqen nga karrieristët, matrapazët politik të cilët gjatë fushatave zgjedhore shahen dhe përlahën, "kacafytën" mes vete sikurse të ishin ujqër të uritur në grabitjen e gjahut (votën e qytetarëve),...për t'u bërë prap bashk pas zgjedhjeve në ndarjen e pushtetit, duke lënë të e ndarë dhe përqarë, të pashpresë dhe panderë popullatën e varfër shqiptare.

Menjëherë pas marrjes së pushtetit, fillon pasurimi i tyre në emër të popullit, keqëpërdorin pushtetin në emër të shtetit, duke punësuar familjarët e tyre dhe militantët partiak, servilet e puthadorët, qofshin edhe analfabet në postet kyqe të shtetit, duke injoruar aktivistët dhe veprimtarët më të devotshëm partiak të cilët i hudhin si limonin e shtrydhur pavarësisht votave të marra nga qytetarët e vendit,....braktisin elektoratin të cilit i grabitën votën me premtimin në mashtrim për mirëqenje dhe punësim !!!

Liderët partiak janë ndarësit dhe përqarësit më fatal të shqiptarëve, shkatërruesit dhe denigruesit e subjekteve politike,  të cilët dallojnë nga njëri-tjetri vetëm nga emrat që mbajnë por jo edhe nga veprimet e tyre,...të shëndrruar në varrmihës të shtetit të për interesa personale,...njerëz pa integritet moral, servil ndaj ndërkombëtarëve, të pabesë ndaj bashkombasve të vet, të cilëve nuk ju intereson jeta e qytetarëve as fati i vendit të vet,...janë të gatshëm të bëjnë kumbari me turq e shkije, të sakrifikojnë edhe të ardhmën e shtetit për mbajtjen apo marrjen e pushtetit !

Vallë a duhet të presim akoma të na vijnë në krye të shtetit përqarës fatal, lider të radhës të korruptuar dhe shantazhur me gojën plotë premtime,...të cilët pasi të marrin pushtetin i harrojnë të gjitha premtimet duke zvenitur shpresat e qytetarëve !

Gjithsesi JO, vendit i duhet një fillim i ri, një levizje e re politike me njerëz të ri, gjakë të ri dhe të pastër kombëtar që do ta shpëtojë Kosovën nga katandisja e mëtutjeshme e kësaj klase të shëmtuar kusarësh politik.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora