Kulturë
Poezi nga Vebi Klaiqi
E diele, 14.06.2015, 10:34 AM
Vebi Klaiqi
Kosovë dhimbja ime e pa shuar
“Të mos shkojmë prapa me zemrim as përpara me frikë po për rreth nesh me vetëdije” - Leland Val Van De Wall
Ikën
Dhe u bënë horë
Në sytë e botës
Të lam Kosovë
Duke u përpëlitur si zorranë prush
Mes jetës dhe vdekjes
Shkuam për disa arsye banale
Pa e ditur madje psenë e tyre
Me vete morëm krenarinë
Që me fanatizëm e ruajte ndër shekuj
Ikëm me natën shtrigë
Pa pritur beharin
Dhe pa iu gëzuarar pamjes së tij
Freskut pranveror
Që vetëm ti di ta ofroi
Mbetën vetëm varret
Dhe heshtja vrastare
Më fal Kosovë
Të brishta qenë iluzionet
Më fal për dhembjen që ta shkaktova
Më falni fusha male prroje
E di sa i rëndë është mallkimi yt
Por jeta qënka e tillë.
Nata nuk ka përgjegje
Për shumë pyetje
Pëveç njërës
Që me padurim e presim
Kur do të agoi e shumëpritura dritë…kur?
Dilema
Disa janë tël umtur
Disa supozojnë
Për dallim
Prej tyre
Të tjerët nuk deklarohen
Por vazhdojnë
Jetën e tyre
Ashtu siç dëshirojnë
Pa u hetuar nga tëtjerët
Edhe unë nuk e kam të qartë
Dashuria për jetën
Është aspiratë
E kam parë!
E kam pare diellin
Megjithatë
Lajmin e kam mbajtur sekret
Rete janë enigmatike
Edhe ato mshihen në vetminë e tyre
Sipas të gjitha gjasave
Së shpejti do filloi të bie shi
Por nuk do të thotë
Se dote ndodh një gjë e tillë
Dhe bie supozimi im
Për shkak se ato era ishpërndanë
E di se edhe jeta është sekret
Dhe të vdekurit nuk kanë njohuri
Për origjinën e tyre
Ja dielli
Zogjët
Blerimi dhe fluturat
Ja ku jam edhe unë
Në the tëekzistencës
Me shikim
Nga deti
Dhe kaltërsia e ti e pa fund.
Edhe jeta është lojë!
Vdekja shetitë rreth meje
Ia hedh një vështrim
S ma kthen dot
Ia kthei shpinën
Dhe për një çast e harroi
Ajo shtirret se të falë
E di se është aktore e mire
Di të luajë
Shumë rrole artistike
Edhe pse ky
S është preokupim i saj
Ju lutem
Perden
Të aktit tjetër
Të dramës së quajtur jetë
Ok
Flm
Mos i komentoni lotët e mi
Si lot trishtimi
Sepse kanë rrjedhur
Dhe vazhdojnë të rrjedhin
Si lumi
Edhe lot gëzimi.
Duhet jetuar
E përsëris disa herë
Edhe XXX kanë jetuar
Dhe nxjerr përfundimin
Me përmbajtje të tillë
Duhet jetuar.
Qershor 2015 Kamenicë
Heshtja
Jemi fare pranë
Unë dhe Nëna Ime
Na puqen shikimet
Dhe heshtim
N’fakt heshti unë
Dhe
Ajo që ka mbetur
Nga Nëna Ime
Vazhdoi t’hesht unë
Dhe shpirti i saj
Gjegjësisht shpirti i saj
Dhe ajo
Që ka mbetur nga unë
Lotët e hënës janë bashkuar me të mijat
Dhe kanë fomuar lumin e lotëve të dhembjes
Tingujt e violins oshtijnë
Nga duart e mjeshtrit plak
Në këtë nate të pa fund
Kur të vdes
Edhe më tej
Zogjtë t’këndojnë
Lumenjët t’rrjedhin me tërbim
Zjarret çdo gjë të shkrumojnë
Vetëm një gjë ju lutem
Mos lejoni që zezona
T’na pushtoi
Edhe në amshim.
Kurreshtarët
Ai arriti të shkruaj
Tregimin më të bukur
Në të cilin përshkroi
Jetën e tij
Jo edhe aq të lumtur
Me sfida dhe përjetime
Nga më të ndryshmet
Në fund të së cilës nuk arriti
Të shënoi
Pikë dhe pikëquditëse
Sepse ajo në pa besi
Për më pak se një minutë
Ia ndëpreu frynëmarrjen
Dhe e shpëtoi nga
Vuajtjet e mëtejshme.
Të gjitha përjetimet e shkruaera
Me gjakun e damarëve të mi
Ju lutem harrojini
Sepse kështu më bëni një nder të madh.
Më kujtohet
Promovimi i përmbledhjes së poezive të ti
Salla në të cilët hynin kurreshtarët
Tavolilna solemne
Ku rrinte ai
Dhe recenzentët
Pë një çast u ngrit si lis
Theu heshtjen
Dhe tha
Ju pëshëndes
Iu falenderoi për pjesëmarrje
Dhe përkrahje
Nga qesja nxorri
Ekzemplarët
Dhe ua shpërndanë të gjithëve
Vendos syzat
Dhe arriti ti përshpëritë fjalët
Poezia është përjetim personal
Metamorfozë dhe gjuhë e heshtjes.
Ajo është nektar
Që duhet mbledhur nga lulja në lule
Dhe për qudi
Tek pas vdekjes
Thanë se ka jetuar
Ka qenë poet i jashtëzakonshëm madje.
Lypsarja
Zbretn’ shesh me agun e mëngjezit, vazhdon të bëj punën e saj
Të trokas në ndërgjegjen e të pa ndërgjegjshmëve
Për pak mëshirë pa qenë e vetëdijëshme
Se nga kush e kërkon!
N’sytë e saj shoh vuajtjen, n’kënbët e zbathura mjerimin
N’gërshetat e shprishurta trishtimin, n ’fytyrë shpresat e thyera
Vetëm për një gjë kam dilemë, cila zbrisni e para n’shesh
Ti pët’kërkuar mëshirë apo rrezja përt’ngrohur fytyrat e përvuajtura?
Që n’agim fillon ritualin e kërkimit të mëshirës
Për një gjë vetëm më dhimb ësesh pa masë, nuk e di sa je e vetëdijëshme
Nga kush kërkon mëshirë ngase ajo as që ekziston
Njerëzit për rreth teje kaherë I ka kapluar injoranca
Ata s’kanë mëshirë madje as që e dijnë se q’është ajo
Ti vazhdo t’kërkosh mëshirë dhe shpreso
Ndërsa unë miku yt i pafuqishëm po përpiqem ta them t’vërtetën
Sado e hidhur është ajo.
Ti je yll që shëndrritë si gjithë fëmijët tjerë t’ kësajbote
Turprohem nga pafuqia ime
Që s’kam mundësi ta shtrij dorën e ndihmës, ti hap sytë që ta shohë shqiellin
Kaltësinë e pa fund të tij, shtegtimet gazmore të zogjëve
Eh lypsarja ime e vogël, gjithë natën rri zgjuar
Që edhe qiellin ta njoftoi me vuajtjet tua.
Pse dhe kur?!
Shpesh këto pyetje vetes ia kam bërë
por përgjegje ende s‘ kam marrë
kush jam
pse
dhe nga kam ardhë
i vendosur dhe kurreshtar jam të dijë,
nga kam ardhë dhe sa do të rrijë
pse jam këtu
dhe
kush nga kjo ka dobi
kujt i kam ardhë
apo
ndoshta jam në ikje e siper…
a jam edhe më tej këtu
kush do t‘ma kumtoi
se jam apo rastësisht kalova këtej
nëse veç jam
pse dhe kur më duhet të shkoi
ende nuk e kam të qartë
i kam bërë të gjitha pyetjet
apo
më duhet te filloi nga e para
pse, ku, dhe kur?!
ROZAFA
Legjenda
E mbështjell
Me velo
Mitike
Jeton
Në murin
Gur
Pret
Që koha të zbuloj
Se prej nga rrjedhin
Lotë
Që shuajnë etjen
E gurëve mur.
Sekreti
Që nga sot
Për të gjithë ju
Unë jam
Sekret
A keni nevojë për informata shtesë
Nëse dëshironi për vdekjen të dini
Mes saj dhe meje vetëm çasti qëndron.