Kulturë
Syrja Kurti: Shpirtrat
E marte, 02.06.2015, 07:13 PM
SYRJA KURTI
Shpirtrat
-Cikël poetik-
Ne të dy
Ky qytet me një njeri shëndetlig më ngjan
rënkon,
shfryn e psherëtin
ndonjëherë edhe gëzon aty-këtu.
S'di kush nga ne tjetrit më shumë inat i mban
ndaj më mirë po marr trishtimin tim
dhe po shkoj të pi një kafe diku.
Sytë e tu
Sytë e tu nuk gënjejnë
këtë e di
dhe drejt meje të lodhur shohin me ankth
por une bosh e le dorën tënde të shtrirë
sepse nuk kam asgjë të të jap
Të lutem mos më shih ashtu,
jam me i mjere se ty
dhe dua kete ti ta kuptosh,
se une jam nje burre fare kot
qe doren e nje vogelushi ne rruge e lashe bosh.....
Shpirtrat
Shpirtëra bosh më ngjajnë
me sytë pa jetë të një tëverbëri
që rrotullohen më kot.
Ndonjëherë dhe si oxhakë artificiale mermeri
që i afrohesh por s'kanë zjarr nuk të ngrohin dot.
O Zot!
Dëgjoji lutjet!.
( Ndonjëherë edhe klithmat)
Shkrije acarin që kemi brenda nesh, të përgjërohem!..
Shpëtona shpirtërat!..
Çast mëngjesi
Cicërima zogjsh gëzueshëm presin agimin
nata dembele takim ka lënë diku
dhe mendueshëm largohet pa fjalë,
dielli dicka ka harruar ti tregojë ditës
ndaj buzëqeshur nxiton të dalë.
Çast mbrëmje
Tashmë nuk ndjehet më duke ikur capitja e ditës
dhe dielli ka shkuar të flere kushedi se në cilin shtrat
era e prillit me gjethet e pemëve bën muzikë
sikur hënën do të ftojë në një tango me yllin polar
Zhurma të shumëllojshme dëgjohen në ajër
pulson qyteti, copëza jete sjell nga cdo skaj
dhe unë kaleroj mbi kalin e zi të natës
mbërthyer
Çast shtrëngate
Pemët afrojnë kurorat njëra- tjetrës , zgjasin krahët
prane e pranë të jenë në shtrëngatën me shi
mundohen përqafuar të rrinë sa më gjatë
në furtunë dhe ato duan me shumë dashuri.
Ështe një vend..
?shtë një vend ku ekziston akoma mirësia
një vend ku s'ka njerëz të ndarë nga mëritë
ku në piedestale madhështore lartësohet dashuria
ku s'njihen intrigat, sharjet , ligesitë.
?shtë një vend ku banorët me miqtë ecin akoma përqafuar
S'kanë zi në zemër, as zymtësi në fytyrë
me jetën
shumë
ku ka vec fjalëvepra prej njerëzish zemërmirë.
?shtë akoma një vend ku dielli edhe në dimër ngroh
ku yjet shkëlqejne dhe hëna më shumë ndrin
me lule shumëngjyrëshe dhe pemë kokrraplot
ku aroma e pranverës ndihet në cdo stinë.
..............................................
Por ne s'shkojmë dot, megjithëse na i ka ënda
Sado të mundohemi, s'e hapim dot derën,
se duhen shumë shpirtëra si të atyre brenda
dhe shumë duar zemërmirësh per te shtyrë dorezën....