Kulturë
Nebi Dragoti: ''Vetmi'' e Frederik Reshpjes poezi mitike
E hene, 01.06.2015, 07:33 PM
“VETMI”
Kritikë
NGA NEBI DRAGOTI
PROLOG PA EPILOG
Vendshe, paqë, këmbëkryq jam ulur në lëndinën me pamje mahnitëse, me aromat që të gudulisin këndshëm në frymëmarrje, ku merr shtysëmarrje, ku merr shtysë imagjinata e nxitet fantazia frymëzuese për të gatuar poezinë.Kaq.Frymëzimi e fantazia është mirë të futet në linjën e funksionales, që krijimi të ketë shtyllë kurrizore për të qëndruar sa më gjtatë mes njerëzve për njerëzit.Tabllo metaforike kjo si shprehje!...Edhe kjo lëndinë me lule shumëngjyrshe e bimësi të llojeve të tjera, që ushqehen nga toka, edhe jo pse e pambjellur për të marrë produkte bujqësore, i shërben njeriut:bletët punëtore mbledhin nektarin për të grumbulluar mjaltin, bagëtitë kullotin për të na dhënë qumështin, por kjo lëndinë ka edhe bimë medicinale e të tjera, e të tjera të mira, sigurisht, për njeriun.Ç’ka portretizova pyes në sensin retorik:të gjitha këto janë apo s’janë për njeriun?Mjafton kaq në hyrje të kësaj kritike dhe nuk është nevoja që të “zhgarravis” në fund të saj epilog…
***
Duke
gjykuar e konkluduar, bazuar në volumin poetik “Vetmi” të F.Reshpjes, këtu, thua,
se poezia ka rënë në trajtim të
njëanshëm, ku fantazia i ka dhënë shtysë
për ta veshur figuracionin me animizëm.Animizmi është besimi fetar tek popujt
primitiv ku sendet, dukuritë e botës merren si të gjalla.Anashkalohet gama e
gjërë e problematikave që ka jeta dhe është futur poezia në një shteg tepër të
ngushtë, deri, për të thënë në një monopat të një shpati malor.Pra, krijuesi
është larguar nga realiteti ku jeton.Sa shpreha fillimisht, nuk do të thotë , se
poezia e këtij autori nuk ka bukuri në ndërtesën e saj.Shpreh se titulli
“Vetmi” justifikon hyrjen e këtij shkrimi kritik edhe në prizmin psikollogjik ,
ku gjendja shpirtërore e tij reflektohet.Nuk është kjo jeta në gjërësinë dhe
thellësinë e saj.Në këtë suazë është edhe kritika e jonë, kur ndërmerr të japi
vlerësimin e një vepre, sepse edhe kjo tregohet e njëanshme duke u përqëndruar
në stadin që ka vepra.Kështu kritika , që bën, nuk plotësohet.Nuk është kjo kritika që duhet
të jetë.Në optikën e këtij poeti anashkalohet zhvillimi i shkencës, mrekullitë e saj, nuk ka azhurnim kohor në
tematikë, por qëndrohet në një botë të vetmuar, gjë, që nuk i shkon për shtat
zhvillimit dhe realitetit njerëzor.Ky qëndrim i tij s’do të thotë aspak, se kështu
ai krijon individualitetin e vet poetik të shëndosh.Edhe në të ardhmen do të
merret në analizë kjo krijimtari, mbase, do të shikohet në prizma të ndryshme
kritike, por , gjithsesi mbi materialin që na ka dhënë…Epitete metaforike si të
tipit “dëbora e thinjur” janë të pranueshme, po, me borën të ndërtosh epitetin
tjetër “trishtimi i borës” (pse jo gëzimi i borës?).Ose “Bien nga çerdhet
ëndrrat e zogjëve”, (pse jo fluturojnë nga çerdhet?) Manierizëm për të parë e
dhënë ide të trishta! Kanë bukuri metaforat univoke:”Hënëza …/fshihet në
çerdhen e ujërave”…apo “…si çadër ciganësh/tendosur nga litarët e
ujërave”.Reklamon hidhërim në këtë strofë:”Në skaj të një reje po ndez qiriun e
hënës/ për tërë këta shpirtëra të rënë”.Pse? thotë kritiku.Pse? thotë
lexuesi.Pse jipen panorama të trishta, fokusime vetëm për të dhënë dhimbje?Pse
me këtë sens negativ nga ky poet vishet natyra e poezisë?Edhe stinët, kur
ndrrojnë njëra-tjetrën, nuk vinë me
ndjenja sentimentesh të trishta në misionin që kanë.Edhe stinët kanë misionin e
vet në natyrë.Kjo spjegohet edhe shkencërisht.Tek vargu:”Drurët si antena /ku
zërat kanë vdekur/zogjtë tani kanë shtëpinë tek era./U harrua hëna në kujtesën
e gjetheve./Rrëzohet çdo ditë/ nga mollët vjeshta”.Ëhëëë…ka modernitet në këtë
strofë?!Ç’është ky “modernitet”me lajthitje, me çoroditje në semantikën e
strofës?Modernitet mos quhet që poezia të jetë grumbull fjalësh, ku lexuesi mos
të kuptojë se çfarë shkruhet, ku nuk ia gjenë derën krijimit, ku të hyjë e të marrë vesh çfarë trasmeton
krijuesi, çfarë idesh shtjellon, çfarë mesazhesh jetësore përcjell (?!) Ja
mendimi kuturru në një strofë:”Do të bëhem vjeshtë dhe do të shkoj/ të vdes tek
shtëpia e gjetheve./Shtëpia e gjetheve kyçur në hënë./O zot!Nuk kam as ku të
vdes…(?).Pak groteske këto mendime.Vallë cili njeri tjetër e ka këtë ide për
jetën?!Njeriu lind për të jetuar.Fiulozofi tjetër nuk ka.Llahtaria në panorama
të shumta poetike e kanë joshur dhe e kanë bërë të tillë që të daltojë në
vargje ndjenja të trishta.Veç, ama, nga ana tjetër, në gjithë këtë kornizë poetike,
thurur me mjeshtri duke përdorur
figuracionin stilistik, Reshpja, pa
dyshim, ka meritë.Konstrukti i vjershës si formë, vetëm si formë, është i
arritur.Këtë meritë e ka jashtë përmbajtjes…Ndërsa për përmbajtjen…(mjaftojnë
tri pikat e retiçencës).Duhet thënë kryesorja:krijimtarinë e tij e dëmton së
tepërmi metafora ekuivoke duke e bërë të pakuptueshëm, mistik, konfuz, me
hallakatje ideore:”Trokas tek nata, por dyert e hijeve/për mua janë të mbyllura,
/kullat e hijeve i rrëzoi hëna, /Ah, hënë që më vrau mua/Aty nën pemën e
muzgut”.Ilustrimi me këtë strofë për idenë që dhashë është bindës për këdo që
lexon dhe vlerëson.Edhe titulli i kësaj vjershe është tepër paradoksal:”- e
mira ime prej lotësh-“ Ky emërtim i këtij krijimi stonon llogjikisht dhe jashtë
rregullave gjuhësore të komunikimit, madje,
edhe më keq këtu, kur janë të shprehura me shkrim dhe të vargëzuara në
poezi.Metafora ekuivoke (shumëkuptimshe) nuk duhet të bëhet objekt përdorimi
masiv në mendjen dhe penën e poetit.Kjo është sëmundje e krijuesit, që kërkon kurim
dhe vëmendje në ecurin poetike, ku
kërkon të performojë personalitetin e tij. Pse?Atëherë gjejani kuptimin
metaforës univoke apo ekuivoke vargut: “Sa të bëhen trëndafilat e drurëve të
vdekur!” Ky varg është më vete:vjen mbas pikës dhe përfundon me pikëçuditje.Fjalia
e kornizuar ndërmjet këtyre dy shenjave
të pikësimit, kuptimi i së cilës, nuk është as në tokë , as në qiell.E
njënjta gjë edhe për këto katër
vargje:”Dhe dritat e portokalleve i lëkund era në muzg/Mbi detin tërë valë./O
________
NEBI DRAGOTI
VLERËSIMI I VLERAVE, VËNIA NË FUNKSION…
Kritkë.
Arti, në përgjithësi, përmban vlera:diku më pak e diku më shumë.Vlerat e reflektuara tek njeriu japin kënaqësi estetike, kulturë, frymëzim e më gjërë.I tillë bëhet arti, ndërsa arti pa vlerë mbetet hiçgjë, i pavlerë, pa funksionalitet tek njeriu.Për lirinë e vendit partizanët me këngë në gojë niseshin në sulm kundër okupatorit.Këngët e punës frymëzuan njeriun për vepra të mëdha etj.Për të arritur progres ekonomik e shoqëror shërben kënga me ide të avancuara, që jep shtysë në këtë drejtim.Një ansambël këngësh e vallesh nëpërmjet artit me vlerë shëndosh edhe shijet.Shfaqet si “Portokalli” dhe “Alpazar” joshin së tepërmi njeriun për të vetmen arsye, se japin vlera.Këto dy shfaqe marrin materialin nga realiteti shqiptar dhe me art të spikatur tregojnë arritjet e vlerave njerëzore, por…edhe nëpërmjet humorit, sarkazmës, satirës tregojnë plagët e politikës dhe bëhen melhem për t’i shëruar ato.Vënia në funksion e vlerave artistike është dobiprurëse për çdo rend shoqëror, por, sidomos, për sistemin pluralist demokratik, që mendohet si politika më e mirë e arritur për njerëzimin.Vlerësimi i vlerave dhe vënia në funksion e këtyre vlerave nuk i duhet lënë spontaneitetit apo edhe tubimit të grupeve apo shoqatave krijuar enkas për këtë problem.Sëpari, kjo është detyrë themelore e politikës që drejton vendin, e cila kjo politikë i jep vulën në mënyrë definitive dhe profesionale.Është detyrë e çdo qeverie që vjen në pushtet nëpërmjet rrotacionit që bën vota popullore.Dhe, kur bëhet rrotacioni, kërkohet linjë tjetër drejtimi politik, ndryshe, sepse ajo që ikën nga pushteti nuk ka qënë e zonja të vejë në funksion energjitë e vlerave jo vetëm ato që ka arti, por gjithë vlerat e fushave jetike që ka vendi.Mefshtësi tregohet me mospërcaktimin e vlerave letrare nga instancat drejtuese, që ka qeveria, bashkia, komuna.Në drejtimin e këtyre instancave ka të paaftë, jokompetetnt, që nuk kanë vizion të qartë, janë miop.Vënia në efiçencë e këtyre vlerave gjallëron jetën, e bën atë më optimiste.Vlerësimi i vlerave në letërsi është inaktiv, i harruar, pikërisht, nga Ministria përkatëse, e cila duhet të paraprijë në këtë aktivitet duke u treguar energjike, e saktë dhe objektive në përcaktimin e më të mirave vlera.Ky përcaktim duhet të ketë hapsirë e frymëmarrje, të jetë real, të publikohet me mjetet e ndryshme mediatike;madje, këto vepra të botohen e të ribotohen ashtu siç ndodhte në sistemin totalitar me Migjenin, Çajupin, Mjedën etj.etj.Kështu duhet të veprohet edhe me të rinjtë që japin vlera.Kështu kjo vlerë vihet në efiçencë të plotë duke zënë vend të konsiderueshëm në institucionet shkollore..Sot, sigurisht, ka vlera të padiskutueshme.Po cilat janë këto vlera?Cilët janë këta autorë?Nxjerrja në pah e këtyre vlerave e vë në dukje institucioni shtetëror përkatës, i cili ka edhe fonde ashtu siç e ka edhe për detyrë.Ka për detyrë të nxisë konkurencën e ndershme.Ka për detyrë të përkthejë vlerat letrare, ato që janë objektivisht vlera, duke i përcjellur në gjuhë të huaja të vendeve të tjera të botës.Deri tani kjo nuk është kuptuar drejt edhe politikisht.Politikisht nuk kuptohet drejt edhe funksionaliteti i këtyre vlerave që rrezatojnë kulturë, që janë ushqim për njohje dhe arritje të vlerave tona kombëtare si brenda dhe jashtë vendit.Një gjë e tillë edhe mundet të bëhet spontanisht nga një grup i ngushtë për interesa të ngushta vetiake.duke rrokur një hapsirë të ngushtë për një rreth të ngushtë konsumatorësh apo për një elitë, që nuk përfaqëson shoqërinë tonë pluraliste.Edhe nëqoftëse është bërë një gjë e tillë, është bërë për interesa hatresh, njohjesh, brenda një kornize të një shoqërie të sëmurësh, (në këtë sens), pa patur realitet dhe objektivitet.Vlera ka , por duhen gjurmuar e zbuluar dhe ato më të mirat duhen vënë në shërbimin sa më efektiv për shoqërinë.