E shtune, 27.04.2024, 12:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: ''Vetmi'' e Frederik Reshpjes poezi mitike

E hene, 01.06.2015, 07:33 PM


“VETMI” E FREDERIK RESHPJES POEZI  MITIKE

Kritikë

NGA NEBI DRAGOTI

PROLOG PA EPILOG

Vendshe, paqë, këmbëkryq jam ulur në lëndinën me pamje mahnitëse, me aromat që të gudulisin këndshëm në frymëmarrje, ku merr shtysëmarrje, ku merr shtysë imagjinata e nxitet fantazia frymëzuese për të gatuar poezinë.Kaq.Frymëzimi e fantazia është mirë të futet në linjën e funksionales, që krijimi të ketë shtyllë kurrizore për të qëndruar sa më gjtatë mes njerëzve  për njerëzit.Tabllo metaforike kjo si shprehje!...Edhe kjo lëndinë me lule shumëngjyrshe e bimësi të llojeve të tjera, që ushqehen nga toka, edhe jo pse e pambjellur për të marrë produkte bujqësore, i shërben njeriut:bletët punëtore mbledhin nektarin për të grumbulluar mjaltin, bagëtitë kullotin për të na dhënë qumështin, por kjo lëndinë ka edhe bimë medicinale e të tjera, e të tjera të mira, sigurisht, për njeriun.Ç’ka portretizova pyes në sensin retorik:të gjitha këto janë apo s’janë për njeriun?Mjafton kaq në hyrje të kësaj kritike dhe nuk është nevoja që të “zhgarravis” në fund të saj epilog…

***

Duke gjykuar e konkluduar, bazuar në volumin poetik “Vetmi” të F.Reshpjes, këtu, thua,  se poezia ka rënë në trajtim të njëanshëm,  ku fantazia i ka dhënë shtysë për ta veshur figuracionin me animizëm.Animizmi është besimi fetar tek popujt primitiv ku sendet, dukuritë e botës merren si të gjalla.Anashkalohet gama e gjërë e problematikave që ka jeta dhe është futur poezia në një shteg tepër të ngushtë, deri, për të thënë në një monopat të një shpati malor.Pra, krijuesi është larguar nga realiteti ku jeton.Sa shpreha fillimisht, nuk do të thotë , se poezia e këtij autori nuk ka bukuri në ndërtesën e saj.Shpreh se titulli “Vetmi” justifikon hyrjen e këtij shkrimi kritik edhe në prizmin psikollogjik , ku gjendja shpirtërore e tij reflektohet.Nuk është kjo jeta në gjërësinë dhe thellësinë e saj.Në këtë suazë është edhe kritika e jonë, kur ndërmerr të japi vlerësimin e një vepre, sepse edhe kjo tregohet e njëanshme duke u përqëndruar në stadin që ka vepra.Kështu kritika , që bën,  nuk plotësohet.Nuk është kjo kritika që duhet të jetë.Në optikën e këtij poeti anashkalohet zhvillimi i shkencës,  mrekullitë e saj, nuk ka azhurnim kohor në tematikë, por qëndrohet në një botë të vetmuar, gjë, që nuk i shkon për shtat zhvillimit dhe realitetit njerëzor.Ky qëndrim i tij s’do të thotë aspak, se kështu ai krijon individualitetin e vet poetik të shëndosh.Edhe në të ardhmen do të merret në analizë kjo krijimtari, mbase, do të shikohet në prizma të ndryshme kritike, por , gjithsesi mbi materialin që na ka dhënë…Epitete metaforike si të tipit “dëbora e thinjur” janë të pranueshme, po, me borën të ndërtosh epitetin tjetër “trishtimi i borës” (pse jo gëzimi i borës?).Ose “Bien nga çerdhet ëndrrat e zogjëve”, (pse jo fluturojnë nga çerdhet?) Manierizëm për të parë e dhënë ide të trishta! Kanë bukuri metaforat univoke:”Hënëza …/fshihet në çerdhen e ujërave”…apo “…si çadër ciganësh/tendosur nga litarët e ujërave”.Reklamon hidhërim në këtë strofë:”Në skaj të një reje po ndez qiriun e hënës/ për tërë këta shpirtëra të rënë”.Pse? thotë kritiku.Pse? thotë lexuesi.Pse jipen panorama të trishta, fokusime vetëm për të dhënë dhimbje?Pse me këtë sens negativ nga ky poet vishet natyra e poezisë?Edhe stinët, kur ndrrojnë njëra-tjetrën,  nuk vinë me ndjenja sentimentesh të trishta në misionin që kanë.Edhe stinët kanë misionin e vet në natyrë.Kjo spjegohet edhe shkencërisht.Tek vargu:”Drurët si antena /ku zërat kanë vdekur/zogjtë tani kanë shtëpinë tek era./U harrua hëna në kujtesën e gjetheve./Rrëzohet çdo ditë/ nga mollët vjeshta”.Ëhëëë…ka modernitet në këtë strofë?!Ç’është ky “modernitet”me lajthitje, me çoroditje në semantikën e strofës?Modernitet mos quhet që poezia të jetë grumbull fjalësh, ku lexuesi mos të kuptojë se çfarë shkruhet, ku nuk ia gjenë derën krijimit,  ku të hyjë e të marrë vesh çfarë trasmeton krijuesi, çfarë idesh shtjellon, çfarë mesazhesh jetësore përcjell (?!) Ja mendimi kuturru në një strofë:”Do të bëhem vjeshtë dhe do të shkoj/ të vdes tek shtëpia e gjetheve./Shtëpia e gjetheve kyçur në hënë./O zot!Nuk kam as ku të vdes…(?).Pak groteske këto mendime.Vallë cili njeri tjetër e ka këtë ide për jetën?!Njeriu lind për të jetuar.Fiulozofi tjetër nuk ka.Llahtaria në panorama të shumta poetike e kanë joshur dhe e kanë bërë të tillë që të daltojë në vargje ndjenja të trishta.Veç, ama, nga ana tjetër, në gjithë këtë kornizë poetike,  thurur me mjeshtri duke përdorur figuracionin stilistik,  Reshpja, pa dyshim, ka meritë.Konstrukti i vjershës si formë, vetëm si formë, është i arritur.Këtë meritë e ka jashtë përmbajtjes…Ndërsa për përmbajtjen…(mjaftojnë tri pikat e retiçencës).Duhet thënë kryesorja:krijimtarinë e tij e dëmton së tepërmi metafora ekuivoke duke e bërë të pakuptueshëm, mistik, konfuz, me hallakatje ideore:”Trokas tek nata, por dyert e hijeve/për mua janë të mbyllura, /kullat e hijeve i rrëzoi hëna, /Ah, hënë që më vrau mua/Aty nën pemën e muzgut”.Ilustrimi me këtë strofë për idenë që dhashë është bindës për këdo që lexon dhe vlerëson.Edhe titulli i kësaj vjershe është tepër paradoksal:”- e mira ime prej lotësh-“ Ky emërtim i këtij krijimi stonon llogjikisht dhe jashtë rregullave  gjuhësore të komunikimit, madje, edhe më keq këtu, kur janë të shprehura me shkrim dhe të vargëzuara në poezi.Metafora ekuivoke (shumëkuptimshe) nuk duhet të bëhet objekt përdorimi masiv në mendjen dhe penën e poetit.Kjo është sëmundje e krijuesit, që kërkon kurim dhe vëmendje në ecurin poetike,  ku kërkon të performojë personalitetin e tij. Pse?Atëherë gjejani kuptimin metaforës univoke apo ekuivoke vargut: “Sa të bëhen trëndafilat e drurëve të vdekur!” Ky varg është më vete:vjen mbas pikës dhe përfundon me pikëçuditje.Fjalia e kornizuar ndërmjet  këtyre dy shenjave të pikësimit, kuptimi i së cilës, nuk është as në tokë , as në qiell.E njënjta  gjë edhe për këto katër vargje:”Dhe dritat e portokalleve i lëkund era në muzg/Mbi detin tërë valë./O palma, /Për k? festojnë ato portokalle?” Si në gjuhën shqipe, si dhe në çdo gjuhë tjetër, fjalët në fjali mbështesin e lidhen me njëra-tjetrën për të kumtuar përpara çdo njeriu mendimin.Atëherë, unë si kritik nuk kuptokam, por…vajmedet lexuesi…Në përdorimin e figurave stilistike poeti me të vërtetë ngulmon t’i përdori në stil të gjërë, por ky figuracion duhet vënë në shërbim të zbukurimit të mendimit dhe duhet mbajtur nën kontroll.Ky është funksioni i figurave letrare dhe jashtë kësaj nuk duhet të dali askush.T’i  japësh poezisë frymë misticizmi do të thotë ta ngjitësh atë, lart, në qiell, ta shkëputësh nga funksioni, që ka në edukimin estetik, moral për njerëzimin i cili jeton në tokë.Nga ana tjetër, kjo do të thotë se krijuesi, cilido qoftë, shkëputet nga lexuesi, pra, me një fjalë, shkëputet dhe lexuesi duke u larguar prej saj.Poetë të kësaj natyre ka dhe dihet cili është përfundimi i tyre:lexuesi i harron dhe vepra të tilla i mbulon pluhuri i harresës pasi nuk kanë vlerë për shoqërinë dhe kohën në progresivitet etj.etj.Për jetën artin duhet ta bëjmë të shëndosh në gjithëvështrimin sa më pozitiv.Kritiku duke mos u kthyer në kritizer i bën pyetjen vetes:”Atëherë ç’vlera ka ky libër i titulluar “Vetmi” i F.Reshpjes?” Ka vlera në prizmin e punës që ka bërë me fjalën, me vargun, me strofën, me krijimin në tërësi.Edhe figurat letrare, duke mënjanuar këtu bërjen e psikoanalizës të ngjyrimeve ndijesore(duke mos u marrë me këtë), duken mrekulli e mendimit të tij prej artisti, pavarësisht, se autori tregohet selektiv ndaj përmbajtjes.Lirikat krijojnë tabllo të plota dhe janë të përfunduara si mëvetësi.Ndër të tjera, si më të realizuarat, përmendim poezitë:”Kuajt e marsit”, ”Poezia”, ”Mane” etj.Them dhe thonë:”Nuk ka art pa përmbajtje”.Këtë nuk e mohon askush.Nuk e mohoj që arti poetik reshpjan nuk ka përmbajtje, …por ka përmbajtje e përmbajtje e domethënie të përmbajtjes.Pra kërkohet nga çdo lloj arti përmbajtje e shëndosh, të lidhura ngusht përmbajtje –formë, që kanë objektivitet dhe rrezatojnë mesazhe optimiste sociale.Pra, duhet qëndruar larg nga të bërit art për art, larg të bërit labirinte vargjesh e poezish.Këtu, në këtë prizëm, nuk e kam fjalën që të cënohet mendimi pluralist, krijimtaria e ideve pluraliste.Veç nuk jam për ide ekstremiteti pluralist antishoqëror.Jam edhe për këtë:krijimtaria e ideve pluraliste të mos jetë krijimtari shterpe, jashtë funksionalitetit njerëzor, të mos jetë krijimtari flurudhë, e errët dhe pa qartësi, sepse poeti ka për detyrë të shkruaj për të tjerët dhe jo për vete.Migjeni në “Këngët e Rinisë” dha metaforën univoke:”Qeshu, rini, qeshu, se bota është e jote…”.Migjeni shkroi për kohën,  kur jetoi, pra, për njeriun, për të ardhmen.Edhe Migjeni kaloi një jetë personale plot dramacitet, por derdhi në poezi ndjenjën e revoltës sociale, derdhi tone optimiste, deri, edhe në grishjen finale , tepër filozifike:”Të lindet një njeri”…për njerëzimin.

________

NEBI DRAGOTI

VLERËSIMI I VLERAVE, VËNIA NË FUNKSION…

Kritkë.

Arti, në përgjithësi, përmban vlera:diku më pak e diku më shumë.Vlerat e reflektuara tek njeriu japin kënaqësi estetike, kulturë, frymëzim e më gjërë.I tillë bëhet arti, ndërsa arti pa vlerë mbetet hiçgjë, i pavlerë, pa funksionalitet tek njeriu.Për lirinë e vendit partizanët me këngë në gojë niseshin në sulm kundër okupatorit.Këngët e punës frymëzuan njeriun për vepra të mëdha etj.Për të arritur progres ekonomik e shoqëror shërben kënga me ide të avancuara, që jep shtysë në këtë drejtim.Një ansambël këngësh e vallesh nëpërmjet artit me vlerë shëndosh edhe shijet.Shfaqet si “Portokalli” dhe “Alpazar” joshin së tepërmi njeriun për të vetmen arsye, se japin vlera.Këto dy shfaqe marrin materialin nga realiteti shqiptar dhe me art të spikatur tregojnë arritjet e vlerave njerëzore, por…edhe nëpërmjet humorit, sarkazmës, satirës tregojnë plagët e politikës dhe bëhen melhem për t’i shëruar ato.Vënia në funksion e vlerave artistike është dobiprurëse për çdo rend shoqëror, por, sidomos,  për sistemin pluralist demokratik, që mendohet si politika më e mirë e arritur për njerëzimin.Vlerësimi i vlerave dhe vënia në funksion e këtyre vlerave nuk i duhet lënë spontaneitetit apo edhe tubimit të grupeve apo shoqatave krijuar enkas për këtë problem.Sëpari, kjo është detyrë themelore e politikës që drejton vendin, e cila kjo politikë i jep vulën në mënyrë definitive dhe profesionale.Është detyrë e çdo qeverie që vjen në pushtet nëpërmjet rrotacionit që bën vota popullore.Dhe, kur bëhet rrotacioni, kërkohet linjë tjetër drejtimi politik, ndryshe, sepse ajo që ikën nga pushteti nuk ka qënë e zonja të vejë në funksion energjitë e vlerave jo vetëm ato që ka arti, por gjithë vlerat e fushave jetike që ka vendi.Mefshtësi tregohet me mospërcaktimin e vlerave letrare nga instancat drejtuese, që ka qeveria, bashkia, komuna.Në drejtimin e këtyre instancave ka të paaftë, jokompetetnt, që nuk kanë vizion të qartë, janë miop.Vënia në efiçencë e këtyre vlerave gjallëron jetën, e bën atë më optimiste.Vlerësimi i vlerave në letërsi është inaktiv, i harruar, pikërisht, nga Ministria përkatëse, e cila duhet të paraprijë në këtë aktivitet duke u treguar energjike, e saktë dhe objektive në përcaktimin e më të mirave vlera.Ky përcaktim duhet të ketë hapsirë e frymëmarrje, të jetë real, të publikohet me mjetet e ndryshme mediatike;madje, këto vepra të botohen e të ribotohen ashtu siç ndodhte në sistemin totalitar me Migjenin, Çajupin, Mjedën etj.etj.Kështu duhet të veprohet edhe me të rinjtë që japin vlera.Kështu kjo vlerë vihet në efiçencë të plotë duke zënë vend të konsiderueshëm në institucionet shkollore..Sot, sigurisht, ka vlera të padiskutueshme.Po cilat janë këto vlera?Cilët janë këta autorë?Nxjerrja në pah e këtyre vlerave e vë në dukje institucioni shtetëror përkatës, i cili ka edhe fonde ashtu siç e ka edhe për detyrë.Ka për detyrë të nxisë konkurencën e ndershme.Ka për detyrë të përkthejë vlerat letrare, ato që janë objektivisht vlera, duke i përcjellur në gjuhë të huaja të vendeve të tjera të botës.Deri tani kjo nuk është kuptuar drejt edhe politikisht.Politikisht nuk kuptohet drejt edhe funksionaliteti i këtyre vlerave që rrezatojnë kulturë, që janë ushqim për njohje dhe arritje të vlerave tona kombëtare si brenda dhe jashtë vendit.Një gjë e tillë edhe mundet të bëhet spontanisht nga një grup i ngushtë për interesa të ngushta vetiake.duke rrokur një hapsirë të ngushtë për një rreth të ngushtë konsumatorësh apo për një elitë, që nuk përfaqëson shoqërinë tonë pluraliste.Edhe nëqoftëse është bërë një gjë e tillë, është bërë për interesa hatresh, njohjesh, brenda një kornize të një shoqërie të sëmurësh, (në këtë sens), pa patur realitet dhe objektivitet.Vlera ka , por duhen gjurmuar e zbuluar dhe ato më të mirat duhen vënë në shërbimin sa më efektiv për shoqërinë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora