E premte, 26.04.2024, 04:54 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Universitetet private në Kosovë

E merkure, 23.07.2008, 07:59 PM


Skender Korça
Universitetet private në Kosovë

Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan

Vendimet për mos akreditimin e Univerziteteve në Kosovë janë jo më pak dhe më shumë se një anomali që ngjet vetëm në Kosovë. Të gjitha rregullat dhe raportet janë mbështetur në grupin e ekspertëve nga Anglia, të cilët dhanë një  vendim se nuk kalon asnjë nga Univerzitetet në Kosovë, sepse nuk plotësojnë kushtet. Kjo është fjala e pritur e ekspertëve. Është e besuara e profesionizmit të tyre, është krahasimi modelor i sistemeve mes Kosovës dhe vendeve europiane. Është pajtueshmëria e vendimit jo vetëm për qeverinë dhe njerzit e saj por edhe pajtueshmëri qytetare. Ekspansion i diplomave dhe të diplomuarve në Kosovën e paslufte.
Në Kosovë, anomalia nuk është shkaktuar nga studentët viktimë, por nga “elita” e Kosovës, nga qeveria, nga profesorët e pandërgjegjshëm që ishin dhe  janë edhe deputet e ministra e tash ju ka ardhë radha të janë “qeveria”. Kjo ndodhi me të gjitha qeveritë e radhës në Kosovë, edhe me këtë që po ndalohen veprimtaritë univerizitare në Kosovë jo me një qëllim mirë por me një denim për të stagnuar kohën dhe punën univerzitare. Kanë harruar qeveria sot, dikur opozita, sot deputetë dhe dikur opozita e një qeverie tjetër, qeveria që dikur ishin vetë profesorët e këtyre univeriziteteve në Kosovë, e nuk ishin të importuar nga Evropa por ishin këta që dikur nuk kishin ndërgjegje, ata që punonin në 15 vende pune, në të gjitha univerzitetet e Kosovës kinse  ishin dhe janë “ekspertë”. Këta janë bartësit kryesor të fajit që nuk u akredituan Univerzitet private në Kosovë. Këta janë ata që lëshuan liçenca pune për keto univerzitete, këta janë ata që  e dinin se një ditë do ndodhë një “ proces akreditimi kështu” me preferenca europiane.

Janë këta të cilët do ju thuhet me një emër “Elita e mëkatit ” .
Sa do të ishte e ndërgjegjëshme që njëri nga këta boss të parave të studentëve, këta profesor (s)kanë pranuar ose jo të japin mësim në këto “vatra krimi”  ekonomik dhe njerzor, ku viktimizuan jo vetëm studentët por edhe familjet e tyre e në fund fare dhe pronarët, investitorë të këtyre objekteve univerzitare. “Ansjëri dhe të githë” bënë kështu. Madje ishin ata që paradite lëshonin liçenca pune në Ministrinë e Arsimit e Teknologjisë, e pas dite me makina qeveritare jepnin mësim në këto univerzitete. Ka shumë dhe kishte shumë nga këta mëkatarë.
Të gjitha qytetet e Kosovës u futën në këtë garë, për të hapur  sa më shumë këso univerzitete “lagjesh e mahallash”, sikur po i quajnë vetë profesorët e ardhur nga dera e ministrisë, sepse doli një bisnes i
madh-shkolla, puna dhe përspektiva në Kosovën e pasluftës. Mirpo ka nga ata që vërtetë u sollën mirë dhe korrekt me te dyja palët qoftë me studentët , qoftë me  pronarët e objekteve univerzitare,  ishin ata profesorë që me përgaditjen e tyre pedagogjiko-univerzitare dhanë çdo gjë nga vetjë për të mirë të të gjithë faktorëve të përmendur.
Në Kosovën e këtyre univerziteteve u barazuan dija dhe mosdija në një nivel dhe sot ato ecin baraz , ku kanë për të ecë keshtu me këso “elitash” që dhunshëm poshtëruan emrin UNIVERZITET.
A është e çartë se kush e ka përdhunuar Univerzitetin privat në Kosovë?
Askush tjetër pos ata si këta që po i apostrofojmë, alamet burrash dhe titujsh që japin mësim në 15 deri në 20 universitete, ata që drejtojnë qeverinë sot, ata që kanë drejtuar në të kaluarën. Këtu është nyja e së vërtetës që ka poshtëruar emrin dhe ka humbur identitetin e studentit në Kosovë. Këtu qëndron faji. Faji kësaj rradhe nuk është jetim.
Sjellja e turpshme është edhe më shqetësuese kur nuk refuzonin mësimin dhe pse të gjithë e kuptonin se çfarë janë duke bërë. Nuk kemi hasur në një moment kur së paku njëri nga “profesorët e elitës” kishte më thënë nuk do punojë këtu apo aty, sepse univeristeti ky apo ai tjetri nuk do liçencohen dhe mos të flasim për akreditim. Por të gjithë (ka edhe raste që vërtëte që nuk filluan fare punën) garonin se në sa univerzitete kanë arritë të sigurojnë punë. Madje disa nga univerzitetet ishin salla të promovimit të partive të tyre politike dhe të programeve partiake ku regrutonin studentë të politikavë të votës.

Tash është vakum koha e ngecjës. Është një shpëtim logjik që kjo ju ka ndodhur të gjithave univerziteteve në Kosovë , për të mos ndodhte ndryshe, sepse vërtetë askush nuk do dinte të parashikonte se çfarë do të ndodhte me situatën dhe kontrollin e saj qoftë përbrenda këtyre Universiteteve ashtu edhe në ndikimin politik të tërë situatës, nëse do akrditoheshin disa prej tyre.

Tash më janë pyetjet e vetme që duhet zënë vendin:

• Çka do të bëhet me këta studentë?
• Çka do bëhet me validitetin e diplomave të këtyre univerziteteve
• A do duhet të vazhdohet edhe më tej me mësim në këto Univerzitete
• Si do quhet ajo “ministri” që do vlersojë drejtë një akreditim tjetër me rregulla dhe norma kosovare dhe a do ju besohet atyre më kur janë jo më shumë e më pak se vetëm syri i ministrive nga politika e jo nga profesionizmi arsimor
• A do kanë studentët vullnetin , së paku ata që këtë vit do janë në vitin e dytë, të vazhdojnë me mësime, filluar në tetor në nismë të vitit të ri akademik
• Çfarë marketingu për çfarë stafi akademik do guxojnë të bëjnë në të ardhmen këto univerzitete private nëse edhe liçencohen dhe akreditohen
• Sa do jetë përgjegjmëria e profesorëve , atyre që u sollën kështu në këto univeristete ku denuan në një formë studentin dhe pronarët e univerziteteve private
• Nëse të gjithë të diplomuarit do i nënshtrohen një verifikimi njohurive të nxëna, kush do jenë ata që do guxojnë të vlersojnë këta studentë të “diplomuar” në këto universitete për ti denuar edhe një herë, nëse nuk ja arrijnë të kalojnë as 10 %
• Kush do i pranojë dhe kush si do i shikojë diplomat e tyre në të ardhmen edhe nëse si thuhet në popullore “ ja lidhin kokën me diçka”
• A do ketë edhe më tendenca për të investuar bisnesmenët objekte shkollore univerzitare kur e dijnë se më çfarë “elite profesorësh” do kanë punë në të ardhmen?
• Çka do ndodhë nëse përzihen kuadrot univerziteteve qoftë atyre publike si të UP dhe atyre private, a do jetë një mish-mash intektual
• E në fund fare kush punoi kështu nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknlogjisë a do dalë para përgjegjësisë gjygjësore që morrën në qafë, personalitete të vërteta profesorësh që lejuan të startojnë këto univerzitete private dhe marrje qafë kjo që po shkatrron jo më pak e më shumë se 21 000 studentë nga këto universitete private në Kosovë

Të gjitha këto janë faji që ka adresë, janë krimi që instaluan në Kosovë, janë mëdyshja se çfarë do ndodhë në Kosovë, janë frika se si do pasojnë revoltat e studentëve dhe profesorëve të ndërgjegjshëm që do ndihen keq që dhanë nota në indeksat e këtyr studentëve – viktimë, si dhe si do duken reagimet e  pronarëve të objekteve univerzitare, që për të gjykuar drejtë janë më së paku fajtorë, sepse të gjithë këta u mbështetën në institucionet e arsimit të Kosovës që  me lejet e këtyre institucioneve u involvuan në këtë krim pa dëshirë.

Dmth falenderimet në Kosovë për ata që investuan në objekte univerzitare, kur kemi të bëjmë me këso qeveri, shëndrrohen në poshtrime dhe degradime njerzore që nuk do i kuptojë kurrë askush se si do përfundojnë..... Ky është arsimi dhe fat i univerziteteve private në Kosovë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Adnan Abrashi: Sa më e dukshme, aq më e fshehur në sytë e të tjerëve që e kërkojnë Ardian Ndreca: Mendimi filozofik shqiptar i viteve ’20-’30 dhe detyrat e Qendrës së Studimeve Albanologjike Fatmir Terziu: “Nënë Tereza” ikona më inspiruese e të gjithë kohërave në botë Rrahje masive e mërgimtarëve kosovarë, me pasoja tragjike Dhimiter Xhoga: Libri "Kanadaja" nje "ambasador'' i perhershem per ne emigrantet shqiptare ne Kanada Delegacioni i Kosoves ne Pentagon Kristina Rasi: Gjykimet drakoniane mbi shqiptarët etnikë, nuk e qetësojnë gjendjen në Maqedoni! Andrea Stefani: "Diplomacia" evropiane e autoritarizmit Sabri Godo: Koha e fjalëve të qarta për Kosovën Fehmi Ajvazi: Primitivizmi pansllav përkundet në ëndrrën për ta shndërruar Kosovën në Irakun e Evropës Besnik Prishtina: Legjendat, tre Adema që i ka Shqipëria Abdullah Prapashtica: Projekt-ligji për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë ka të meta thelbësore Skender Korça: OKB-ja dhe Ban Ki Mun më shumë se “këshilltarë” Beqir Sina: Takimi i liderve kosovar me presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë “Moment Historik” Sejdiu: Takimi me presidentin Bush, moment historik Adri Nurellari: Vota e amigrantëve, një propozim i papjekur Adnan Abrashi: Qeveritë komunale dhe batutat prizrenase për to Entela Safeti Kasi: Shkrimtari me dhe pa atdhe Beqir Sina: Dy shqiptar hidhen ne mes te flakeve te shpetojn jeten e nje gruaje ne New York Skender Korça: Zgjedhjet në Kosovë, rregull, dëshirë apo nevojë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora