E diele, 28.04.2024, 06:55 PM (GMT+1)

Mendime

Kristina Rasi: Gjykimet drakoniane mbi shqiptarët etnikë, nuk e qetësojnë gjendjen në Maqedoni!

E diele, 20.07.2008, 06:55 PM


Gjykimet drakoniane mbi shqiptarët etnikë, nuk e qetësojnë gjendjen në Maqedoni!

Nga Kristina Rasi

Javën e kaluar, më datën 11 korrik 2008,  gjykata e Shkupit mori një vendim tejet të ngutshëm, arbitrar dhe tejet të dëmshëm për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në “Maqedoni”, por, edhe më tej në rajonin tonë; i quajtur, Ballkan.

Kjo gjykatë i dënoi 13 shqiptarë krejtësisht të pafajshëm të fshatit Brodec me një dënim absurd dhe të pabazuar në fakte  që besoj se askund në botë nuk ngjanë kjo shkelje e tmerrshme  e të drejtave njerëzore, që të dënohen me 192 vite burg, njerëzit që u sulmuan egërsisht nga ushtria edhe policia sllavo- maqedonase okupatore, në vatrat e tyre shekullore. Duke i bërë ploja shtëpitë e tyre, duke i tmerruar familjet shqiptare!

Vallë deri kur kështu do të ngjanë me ne shqiptarët?!

- Të revolton fakti, se kjo gjykatë nuk ka arritur të këtë asnjë provë, pra,  asnjë dëshmi se këta shqiptarë mund të kenë bërë ndonjë vepër penale por,  veç pas tre muajsh  torturash e inskenimesh të regjimit kriminal,  u bë “gjykimi”, nga kjo gjykatë antishqiptare; por, edhe me ndihmën e shqipfolësve të qeverisë aktuale që tani është në qeverisje; me votat e plumbave dhe të plojave; këta puthadorë të mjerë në aleancë me maqedonasit arritën në përfundim se shqiptarët “duhet” dënuar me shekuj ashtu siç kanë bërë edhe sllavët okupatorë në të kaluarën, pra,  në ish -Jugosllavi.

- Atëherë, me të drejtë shtrohet pyetja:

Pse filloi lufta çlirimtare në IRJM?

Cilat ishin shkaqet kryesore që shpërtheu kjo luftë?

Në këtë reagim – revolte , dhe për t´i shërbyer së vërtetës: do t´ i numëroj disa shkaqe pse filloj lufta në IRJM.

-  Të gjithë e dimë, se atje lufta filloi: si rezultat i burgosjeve, vrasjeve, maltretimeve, rrahjeve etj, që kishte përjetuar popullit shqiptar në IRJM, që nga sistemi kriminal i  Titos, pastaj duke vazhduar nga sistemi i ashtuquajtur  "demokratik”.

Pra, dhuna sistematike që ushtrohej mbi popullin e pafajshëm shqiptar, që jetonte në trojet e veta etnike; shtypeshin dhe po shtypen vetëm për “fajin” pse ishin dhe janë shqiptarë, shpërtheu lufta e lavdishme çlirimtare nga djemtë dhe vashat shqiptare që filloi nga malet shqiptare të Tanushës e gjerë në kalanë e Tetovës.

Kujtoj këtu, që kësaj lufte i paraprinë rastet tejet tragjike të sulmit mbi shqiptarët, si në  Gostivar, Bit-Pazar, Haraqinë etj, ku për pasojë patëm shumë të vdekur, të plagosur dhe të dënuar me qindra vite burgje nga pushteti okupator, sllavo-maqedonas.

- Si duket , i paska harruar këto tragjedi të rënda shqiptare,  z. Ali Ahmeti,  pse u vranë, u masakruan dhe u burgosën shqiptarët e pafajshëm?!

Prandaj, me këtë rast e meriton përgjigjen, por jo edhe nderimin prej atdhetari!

- Përgjigja, për këtë besëprerë, është fare e thjeshtë; ata, u vranë, u burgosën dhe u masakruan:

- VETËM E VETËM QË TË JETOJNË TË LIRË  NË TOKAT E TYRE STËRGJYSHORE!

- QË NË ATO TROJE SHQIPTARE TË VALËVITET FLAMURI SHQIPTAR I LIRË NË TOKËN E TIJ TË SHENJTË !

- QË GJUHA SHQIPE TË FLITET DHE TË SHKRUHET LIRSHËM  EDHE NË KËTË PJESË TË SHQIPËRISË ETNIKE!

 - QË SHQIPTARËT TË KENË TË DREJTËN E VETËVENDOSJES PËR FATIN E ARDHMËRISË SË TYRE NË HISTORINË TONË TË RE!...

 Fatkeqësisht, lufta çlirimtare, e tradhtuar nga renegatët, shqipfolës, nuk i solli fitoret e shumëpritura, për arsyen që ju z. Ahmeti dhe grupi juaj  devijatorë, pretenduat që t´i mohoni  të gjitha ato vuajtje që  shqiptarëve u sollën aq shumë lot e gjak; vetëm që të  uleni në kolltukët sllavo- maqedonas, duke shkelur me vetëdije të plotë mbi gjakun e derdhur të bijve e bijave të popullit shqiptar!

Mos harro z.Ahmeti, se kjo luftë e tradhtuar do të ketë pasoja të rënda, jo vetëm për popullin shqiptar por, do të ketë pasoja të rënda; sot o nesër edhe për Ty dhe klikën tënde reaksionare!

- Pasoja nga udhëheqja e jote dhe nga partia  e BDI-së që me krekosje  thirret në emër të luftës, populli shqiptar, pati shumë: duke mos harruar këtu vrasjet e djemve luftëtarë të devotshëm të kombit shqiptare, për arsyen të cilët kurrë nuk iu nënshtruan urdhrave tuaja dhe nuk pranuan ta hanë gjellën e turpit, që të ulen edhe ata si ju në kolltukët e pushtetit sllavo-maqedonas, ata, që nuk iu nënshtruan urdhrave të tuaja, sepse ata nuk pranuan të shkelnin mbi gjakun e dëshmorëve të kombit që luftuan për çlirim kombëtar!!!

- Pastaj, kujtoj këtu, rastin e burgosjes atdhetarëve të Sopotit, ku edhe sot e kësaj dite gjenden nëpër burgjet maqedonase , vetëm për “fajin” se ata ishin në luftën për çlirimin e Kosovës.

- Pastaj, rasti i Brezës, ku patëm të vrarë (këtu vlen të theksohet se, zv. ministër i punëve të brendshme, ordineri, Fatmir Dehari , pa pikë turpi deklaroi se: “unë kam qenë në dijeni për sulmet ndaj fshatrave shqiptare”, poashtu edhe ordineri tjetër, homologu i tij, Refet Elmazi, deklaroi si një xhelat se: “aksioni i policisë në fshatin Brodec ka qenë i suksesshëm”!!!

Pra, sipas këtyre shqipfolësve; ”paska qenë sukses i madh që të vriten dhe të burgosen shqiptarë të pafajshëm”!!!

Kjo, të kujton vetëm, deklaratat e poshtra të pushtetarëve okupatorë, xhelatë të ish- Jugosllavisë së krajlëve të para dhe të pas-titoizmit!

- Pandalshëm, në këto rrugë turpesh po shkon sot edhe administrata politike “ e aleancistëve –shqiptaro-maqdonas; kujtoj këtu faktin që vetëm para dy ditësh, parlamenti maqedonas me ndihmën e BDI-së dhe të z. A. Ahmeti e miratoi rregulloren e parlamentit, që komisionet shqiptare të mos i drejtojnë komisionet në gjuhë shqipe; nga kjo tolerancë  anti- kombëtare me të drejtë na bënë të kuptojmë se BDI-ja, por, dhe vetë z. Ali Ahmeti është vërtetë ati-kombëtar!

Pra, është në të mirë të z. Ahmeti që të t´i vejë gishtin kokës dhe të mendojë së paku njëherë sa keq ka rrëshqitur në turpet e tradhtisë; pastaj, populli dhe historia do ta dënojë pamëshirë  për këto akte kriminale dhe tejet anti-shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora