E shtune, 27.04.2024, 02:02 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Dita e 18-të e grevës së punëtorëve të RTP-së

E marte, 22.07.2008, 08:00 PM


Kadri Mani
RTP- në grevë: Dita e XVIII-të!

Nga Kadri Mani
 
Zotni Kryeredaktor, nga data kur kemi shkruar”: RTP - Në grevë! E diel, 06-07-2008, 07:55pm (GMT+1; E shtune, 12-07-2008, 07:30pm (GMT+1))”  dhe sot më 22.7.2008, është dita e 18-të e grevës së punëtorëve të RTP-së, pa ndonjë ndryshim për sa i përket Qeverisë, përveç se ka filluar keqësimi serioz i shëndetit të tyre: vjen rregullisht urgjenca për intervenime të domosdoshme, i kontrollon, të alivanosurit i merr dhe pasi ju jep infuzion, i kthen, ata vetë kërkojnë që të kthehen sepse ata janë 18 të shtrirë, gjë që simbolizon 18- vjetët e përjashtimit nga puna, nga pjella e zezë e Kushner-Danit!!
-Na keni lënë mbresa të pashlyeshme për qetësinë tuaj!? Dikush ju ka faj, apo?
-PO: drejtoi Agim Zatriqi përgjatë kësaj periudhe 18-vjeçare ka pranuar në punë 180 veta, vetëm për ne 100- s’ka vend!!!
Njërin e ka ndal spitali se është seriozisht i rrezikuar që nga greva e parë 2005!! Ai është Shaban Baci që nga greva e mori sëmurjen e diabetit!
Bisedojmë me grevistët: Sefedin Xhafolli, Myzafer Qafleshi, Hilmi Kastrati, Rrok Berisha (poeti!), nënkryetar i Këshillit Grevist.
Deritani i ka përkrah Bashkimi i Sindikatave- Komisioni Parlamentar për Gjini dhe të Drejta të Njeriut dhe kryetari i saj zotni Ismet Beqiri; Sindikata e Shërbimit Policor të Kosovës u ka dhënë përkrahje të parezervë; qytetarët kalimtarë të rastit shprehin përkrahjen dhe i vizitojnë vazhdimisht, duke u dhënë zemër që të qëndrojnë në kërkesat e tyre të drejta.
Kanë përkrahje prej krijuesve, artistëve dhe në veçanti nga profesorët dhe kuadrit mësimdhënës  të Akademisë së Arteve. Nga Sindikata e Pavarur e Agrokompleksit të Kosovës, i përkrahin çiltërisht dhe shpirtërisht, jo për marketing, me në krye zotin Alush Hoti, Ushtrues i Detyrës të Kryetarit.
Të shpresojmë se organet kompetente që sot do të ndërmarrin masat urgjente për një marrëveshje të arsyeshme me grevistët që po kërkojnë të drejtat e veta legjitime.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora