E shtune, 27.04.2024, 01:40 AM (GMT+1)

Mendime

Rrahje masive e mërgimtarëve kosovarë, me pasoja tragjike

E hene, 21.07.2008, 07:31 PM


Çaste trishtuese mbas ngjarjes
Në Roccafranca të Brescia-s:

Rrahje masive e mërgimtarëve kosovarë, me pasoja tragjike

Në përleshjet masive të dy grupeve konfrontuese të mërgimtarëve kosovarë, tre prej tyre janë gjetur të shtrirë përdhe dhe janë dërguar në spital. Dy prej tyre, mbas intervenimit kirurgjik, duket kanë kaluar rrezikun e vdekjes, kurse i treti është në gjendje kritike. Qëtë tre ishin therrur me thika.

Nga Engjëll KOLIQI

Burimet informative të karabinierëve dhe të organeve të drejtësisë, të Rethit të Brescia-s, sot kanë njoftuar për një ngjarje të hidhur, që ka ndodhur në Roccafranca, në fundjavën që e lamë pas- në natën mes të shtunës dhe të dielës. Mbas një ndeshjeje futbolli, që mërgimtarët kosovarë kishin organizuar të shtunën mbrëma, në Roccafranca, diku rreth orës 23 kishte filluar një shamatë mes dy grupeve rivale. Zënka ishte zgjatur me tone gjithnjë e më të tensionuara, derisa ishte shndërruar në rrahje masive në mes të dy grupeve konfrontuese.

Pikërisht, kur kanë hyrë në rrugën Pesa (Via Pesa), siç bëhet e ditur nga burimet informative, ka filluar rrahja masive në mes dy grupeve të mërgimtarëve kosovarë, të cilët kishin qenë të armatosur me armë të ftohta – thika, lloza, shufra metalike e shkopinj. Nga rrahja masive, tre mërgimtarë kosovarë kishin mbetur të shtrirë përdhe – të plagosur rëndë me thika, që kishin prekur madje mushkëritë e tyre. Dy nga ata – një 23 vjeçar e një 31 vjeçar, mbas ndërhyrjes kirurgjike në spitalin e Mellinit të Chiarit, janë jashtë rrezikut të jetës, kurse i treti – një 27 vjeçar, në spiatlin civil të Brescia-s, ende është në gjendje kritike.

Karabinierët kanë arrestuar 11 të përfshirë në përleshje, përfshirë edhe tre të plagosurit. Disa nga të arrestuarit kanë thënë se janë zënë për shkak të lojës së futbollit, por karabinierët thonë se eksizton dyshimi i bazuar se zënka deri në tragjedi është e lidhur me konflikt interesesh, mes dy ndërmarrjeve ndërtimore, me pronarë dhe punëtorë kosovarë.

I arrestuari T. R. – 37 vjeç, te i cili është gjetur edhe një thikë e përgjakur, është akuzuar për tentim vrasje. Hetimet vazhdojnë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora