E premte, 26.04.2024, 03:37 PM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Projekt-ligji për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë ka të meta thelbësore

E diele, 20.07.2008, 12:22 PM


EKSPERTIZË

PROJEKT-LIGJI
PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR INTELIGJENCË
KA TË META THELBËSORE

Nga Abdullah Prapashtica

E lexova dhe e analizova Nen për Nen këtë projekt dhe erdha në përfundim se nga institucionet e tilla çfarë i kemi edhe nuk mund të presim më shume dije.

Projekti është një shishmash kaotik i disa përkthimeve të dobëta e jologjike. Dhe me than të drejtën me erdhi keq që atë e kishte nënshkruar Jakup Krasniqi, i cili e ka edhe titullin e Magjistrit të shkencave historike!

Unë jam i sigurt se, përveç meje Kosova ka edhe disa dhjetëra ekspert që do ta bënin një projekt ku e ku ma të mire se këtë edhe në aspektin profesional edhe në atë juridik. Nëse me ne ekspertet vendor institucionet e përkohshme nuk mjaftohen, Republika e Shqipërisë ka ekspert edhe me të mire se ne nga Republikës se Kosovës. Kështu që nuk kanë pas nevojë me u marr me ato përkthime të huaja – përveç nëse ato nuk janë diktat e imponuar dhunshëm si aktet tjera juridike në këto kohët e fundit!

Si duket faktorët e jashtëm të "mbikëqyrjes" as që janë të interesuar për të lejuar krijimin e një shërbimi të mirëfillte kombëtar të zbulimit dhe se ata me këtë shprehin aspiratat për krijimin e një "inteligjence" legale e cila qe në embrion bëhet bisht i shërbimeve të huaja për tera llojet e nevojave të tyre dhe që shërbimeve të vendeve të huaja ju mundëson të keqpërdorin territorin ton kombëtar për veprimtarin e tyre suberzive edhe ndaj vendit tonë edhe ndaj vendeve të treta.

E thash këtë se Shërbimi i Zbulimit që merret me sigurinë e vendit e ka hapësirën e vet të veprimit vetëm në tërësinë e sigurimin e sovraniteti e integritetit ekonomik, politikë, territorial e kombëtar të shtetit të vet në drejtimet vitale në raport me shtetet tjera dhe nuk merret me kriminalitetin ordinar te brendshëm dhe as me punët e Interpolit! Në këtë projekt ligj këti shërbimi i ndalohet marrja e ti pikërisht me punët e veta themelore dhe ati i imponohen detyra që duhet i kryen shërbimet tjetra. Me këto të fundit duhet të merren shërbimet e zbulimit te policia apo në raste të veçanta edhe shërbimet e zbulimit te ushtria e jonë!

Megjithatë edhe e mira e ti është që ky projekt i institucioneve të përkohshme me tëra aktet e veta të përkohshme edhe ka karakter të përkohshëm.

Prandaj unë nuk po i deklaroi këto përpjekje si krejtësisht të dështuara dhe të pa shpresa. Sepse nëse nuk ka qëllime djallëzore që ky shërbim të hendikepohet e të keqpërdoret që në embrion për nevoja të qarqeve të huaja që nuk ia duan të mirë vendit ton, apo për nevoja personale të disa qarqeve në institucionet e përkohshme në pushet për të e përdor këtë shërbim ndaj kundërshtarëve politik, atëherë ka mundësi që ky projekt të miratohet si një akt i përkohshëm me afat të kufizuar.

Nëse ka pretendime që një Ligj i tille të imponohet si i përhershëm dhe si "akti i kryer" koha vet do ta hedh jashtë rrjedhave! Kur e them ketë e kam parasysh atë prapavi të zeze që e kam trajtuar te "ANATOMIA E NJË KOMPLOTI" (përçarja në "fatah e hamas") si pas të cilit ka mundësi që AKI të përdoret nga të huajt kundër shqiptareve që janë për bashkim kombëtar sikur qe është përdor UDB-a e Kosovës kundër Kosovës nga Beogradi (e edhe më parë) që nga ndarja e dhunshme e kombit tonë dhe futja e ti nën sundimin e huaj.

Lëvizja për bashkim kombëtar nuk ka pushuar kurrë dhe ajo nuk do të pushoi deri në bashkimin e kombit ton të ndarë nën sundimin e disa shteteve kundër vullnetit të vet! Besoj se Kosova ma nuk ka njerëz aq të marr që përsëri e marrin rolin e Ismail Karakushit, Muharrem Danes e do tjerëve si ata që janë e që nuk janë më. Nuk po më besohet se në vend se nga "AKI" të tillët të ndiqen penalisht për krimet që i kanë bërë kundër kombit të vet gjatë diktaturës titiste, “AKI” të merr rrolin e tyre! Këtë nuk e besoj se mund të ndodh më. Nëse edhe ka të tille akoma, sigurisht se nuk ka me ju shkuar kungulli mbi ujë shumë gjatë.

Unë nuk i imponohem askujt por jam i gatshëm që të bashkëpunoi edhe me institucionet e përkohshme (edhe pse nuk pajtohem me tëra pikëpamjet e tyre) në hartimin e një projekt ligji për Shërbimin e Zbulimit te Kosovës, sepse këtë e konsideroj interes nacional! Të theksoj se nocioni “inteligjencë” ka kuptim tjetër nga kjo përmbajtje që i epet dhe termet "agjenci e inteligjence" janë të huaja dhe si të tilla janë tepërta kur kemi shprehje të mjaftueshme në gjuhen shqipe - nëse këtu nuk është fjala për një krijese në tërësi të tjetër kujt me titull të imponuar si e kemi “Kosovo police”! Por, për këtë është e nevojshme që Kryesia e Parlamentit të Republikës së Kosovës publikisht të më drejtohet me kërkesë për angazhim. Unë edhe tani jam i gatshëm që të e jap kontributin time në vuarjen e themeleve teorike e praktike të SHZK i cili në të ardhmen ka me i shërbye Popullit të Republikës së! Kosovës dhe institucioneve të dala nga zgjedhjet e rregullta dhe Kushtetutës që del si shprehje e vullnetit të vet Popullit! Qëllimisht e përdora termin Popullit të Kosovës sepse në të kaluarën ka pas “shërbime të Kosovës” që janë përdor kundër popullit të Kosovës dhe nuk dëshiroj që kjo të ndodh edhe me AKI! Nëse ata mua si ekspert i sigurisë më anashkalojnë dhe vazhdojnë me këtë kurse unë do të ju dëshiroj çdo të mirë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora