E premte, 26.04.2024, 10:07 PM (GMT+1)

Kulturë

“Il Rinascimento” ose “Rilindja” Europiane (2)

E premte, 18.07.2008, 07:41 PM


“Il Rinascimento” ose “Rilindja” Europiane (2)

davidi.bmp Skulpturen “Davidi” (Keto ne figure) Mikelangjelo Bonaroti e filloi ndermjet viteve 1501 dhe 1504.

Michelangelo (1475 - 1564) ka qene nji piktor, skulptor, arkitekt dhe poet italian. Kjo skulpture konsiderohet kryeveper botnore.

Statuja asht e nalte 4.10 metra, e bame nga mermeri te bardhe dhe gjindet ne “Akademine e Arteve” ndersa kopja e saje asht e vendosun ne piazen kryesore te qytetit te Firence “Piazza della Signoria”. Se bashku me skulpturat “Moisè” dhe “Pietà” (“Dhimshuria”) asht nji nder skulpturat ma te njohtuna te Mikelangjelos.
Per keto dy skulpturat e tjera do te shkruhet nji here tjeter.

“Il Rinascimento” apo “Rilindja” Europiane asht nji periudhe artistike e kulturore e historise se Europes, e cila u zhvillue nga fundi i Mesjetes dhe fillimit te Kohes Moderne. Ne ate periudhe lindi nji ideal i ri per jeten, i cili solli lulzimin perseri te studimeve humaniste dhe te Arteve te Bukura.

Ringjallja kulturore dhe shkencore filloi ne dhjetvjeçart e fundit te shekullit te XIV dhe ato te fillimit te shekullit te XV ne Itali, ku nji nder qendrat kryesore ishte Firence nga ku u perhap ne te gjithe Italine mbi te gjitha ne Venedik dhe ne Rome. Ne shekujt vijues “Il Rinascimento” apo “Rilindja” u perhap ne te gjithe Europen Veriore.

Rilindja ne shkencat, teologjine, leteraturen dhe ne artet filloi me rizbulimin e klasikve latin (te cilet ishin ruejt ne monastiret dhe ne bibliotekat e studjuesve) si dhe te klasikve greke (te perhapun ne Perandorine Bizantine). Nji rihapje e tille e kesaje kulture antike i dha nji shtytje nji serie studimesh te reja dhe zbulimesh, te cilat u materializuen ne dy shekujt pasues.

Perveç Venedikut dhe Romes qendra te tjera te Rilindjes ishin edhe Ferrara, Urbino, Siena, Piza, Viçenca, Verona, Mantova, Milano e Napoli.

“Sinteze e Historise Shqipnise shek.XV-XX” nga Profesor Sami Repishti!

profesor-sami-repishti.JPG Ketu ma poshte po jap nji pjese te nxjerrun nga “Pershendetje te gjithe vllezenve dhe motrave shqiptare: gezuar vitin 2000 “ , nga Profesor Sami Repishti , Badwin, New York, USA 01.01.2000.

“….Mbas vdekjes se Skenderbeut traktati i 1479-s ne mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman te Shqiprise. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperise pikrisht ne nji kohe kur era frymedhanse e Renaissances dhe idete fisnike te Humanizmit po krijojshin nji Europe te Re me nji etje garantuese per njohuni te reja, per hapsina dhe nji bote te re me nji zhvillim te lire, te pakufizueme te shpirtit kerkues e thellesisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar - qe mbetet gjithhere nji çeshtje krejtesisht intime per çdo ndergjegje personale - okupacioni otoman ka nxjerre Shqiperine nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate te jete nji krahine e harrueme mbrenda nji perandorie te mbyllun, me kulture te kundert nga ajo e Europes, qe po rilindte ne Perendim….“

http://kosova.albemigrant.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora