Emri im, parafjalë e
identitetit tim
Nga Hasan dhe Lajde Blakaj
Të
thërret nëna , babai, halla tezja të
gjithë të thërrasin në emrin tënd që gjithmonë je më te. Edhe në shkollë të
thërrasin shokët, mësuesi por edhe shërbëtori i shkollës të thërret në emër që
është letërnjoftimi i parë i jetës tënde. Por, asnjëri nuk mendon dhe
s´kujtohet të thotë se çfarë kuptimi ka ky emër qe e thërrasim ne kështu. Ju
them më bindje të plotë se shumë të rrallë janë ata sot, që ja dinë kuptimin e
emrit tij, po e pat emrin e huaj. Pra ne disi jemi të pajtuar në heshtje më
këta emra të huaj dhe pa kuptim në shqipe. Emri i huaj për mua është sikur një
pushtues që të ka pushtuar duke mos të lënë ta heqësh hijen, që gjithmonë të
vjen pas, sado që ti nuk e dëshiron atë. Tani lind pyetja pse ti vet e mban
këtë emër? Janë njëmijë e njëqind arsye por, edhe të pa arsye fare që mbahen
emrat ashtu si janë, ku kjo temë do një shtjellim shumë më të gjerë për të
treguar arsyet e mirëfillta. Eni tani të
mendojmë në sinkronizim. A do të kishin pranuar arabët, turqit, sllavet,
italianët spanjollët dhe shumë kombe të tjera emrat tonë si Bardhyl, Bardhë, Taulant, Teutë,
Agron, Genc, Gentë, Drilon, Ilir e emra të tjerë që të mos zgjerohem më shumë, ti pagëzojnë fëmijët e tyre. Ta lëmë anash ne
tani frazeologjinë boshe të popujve të tjerë për emrat në Biblën dhe Kuranin. Për një fëmijë, por, edhe për të
rritur pas fjalës përshëndetëse mirëmëngjesi, mirëdita apo mirëmbrëma vjen
fjala si të quajnë, apo si e pate emrin. Dhe, tani ti skuqesh zverdhesh apo
nxihesh kur e thua emrin e një gjuhe të huaj si Sabri, Hivzi, Shaban, Hasan,
apo Deli duke mos përjashtuar emrat
grek, latin e sllav, Vlladisllav, Vlladimir, Gustav, Dimitris, Gjovani gjerë në
xy emrash të huaj. Nuk të vije keq që je i pagëzuar ashtu por skuqesh kur nuk
ja di kuptimin as domethënien e këtij emri të huaj në gjuhën tënde. Thjeshtë
është një emër i huaj i një gjuhe të huaj më një kuptim dhe shqiptim të huaj.
Kur jeton në komunitetin tënd kompakt
dhe heterogjen edhe nuk vërehet aq shumë dallimi i një emri të huaj sepse të
gjithë janë të mësuar me ata emra. Por, kur jeton jashtë vendlindjes mund ta
vëresh dallimin shumë esencial se çfarë do të thotë ta kesh emrin në gjuhën e
huaj apo gjuhen tënde. Identifikimi më emrat arab apo të turqizuar kërkon përafërsisht
2-3 min ti tregosh një të huaj që ti je shqiptar. Pas turkut e arabit të
identifikojnë si persian, pakistanez, boshnjak, azer, tagjik etj etj po pate
pamje vizuale më te. Po bisedove më tel përpos këtyre kombësive të shtohen edhe
x-kombësi të tjera gjerë në nigerian apo senegalez. Të gjitha këto nuk çojnë aq
peshë për mua sepse është e njëjtë sikur po ti thuash dikujt që e kam emrin
Vlladimir, Nikollë, Majkell, Gjovani dhe shfaqen 10 kombësi të tjera para teje
duke mos qenë shqiptar për te. Ajo që dua të them shkurt dhe kërkoj më
ngulm është se unë dua ta kem emrin
shqiptar që kumbon shqip, që kur e thua
atë emër e nxjerr nga fundi i barkut më një shqipe të kulluar më tingujt e sajë
të bukur. Sa e vështirë është kur tërë jetën e mban atë emër për së rëndi në
kokën tënde pa e ditur kuptimin e tij dhe me përfaqësimin e një kombi tjetër.
Se sa e rëndë është kjo e di më se miri ai që e mban emrin e huaj dhe sa peshë
çon në personalitetin e tij po të mos flasim për rëndësinë historike që ka emri
për një identitet të mirëfilltë të atij individi në kontestin historik. Shumë
here kjo bëhet për mosdije por shumë here bëhet për hatër të dikujt tjetër që
nuk ka pasur lidhje se çfarë pasojash do ta përcjellin atë fëmijë gjatë tërë
jetës. Vjen kumbara për darkë shtrohet raki, mish e pite. I qesim ti shpërlaj
duart pas ngrënies më legenin e gjerë e më peshqir në krah dhe fap hapet dera e
odes. Futet një fëmijë në odë më faqe të skuqura si molla e sy të shkëlqyer nga
gëzimi. Ai nuk pret ta ndan fjalën në dysh, nuk shikon kush flet por duke u
mbushur frymë jep lajmin, Teta Gjylë ka lindur djalë, djalë është pasha zoten,
e pashë vet më sytë e mijë, betohet fëmija. Urimet vine vërdallë në oden e
burrave urime ,urime e më jetë të gjatë urojnë të gjithë, babanë e porsalindurit.
Edhe shakatë nuk mungojnë për babanë e ri: “Si puna si paska shkuar huq, ky
duket si llapadan por puna i paska pasur bereqet e fjalë të tjera” Sa qelë e
mbyll sytë hapet dritarja e kullës dhe pushkët zbrazen për gëzimin e lindjes tani vjen momenti më vendimtar. Ngritët në
këmbë kumbara më një gotë raki në dorë dhe uron babanë e porsalindurit për
emrin e ri që do ta pagëzoj. Propozon emrin Reshat, Vedat, Murat, Selim e Hasim
Qerim. Të gjithë emra të huaj të lidhur si në sixhim e të gjithë të pa kuptim.
Pa b´zë i strukur në një qoshe ode babai i ri thotë më vete po pse ky i gjorë
si propozoj emrat shqip që i kuptoj unë dhe i dinë të gjithë të tjerët. Pasi
llama e vajgurit e varur në mur po ndriçon ta kishte në mëndje emrin Ndriçim.
Ky kumbara bënte be shpesh, pse s’ju kujtua emri Betim a Besim. Ne hoqëm shumë
për tu ç´liruar nga pushtuesit të ndryshëm po t´ja vente emrin Çlirim. Por,
edhe Qilim e kisha pranuar por jo Hasim Qerim. Mendimeve të tij nuk ua vë kush
veshin. E bajt më shëndet urojnë të gjithë dhe kështu mbyllet kjo pamje
tragjikomike për një fëmijë të pagëzuar
më një emër të huaj dhe me një barrë të rend që nga kjo ditë. Tashme edhe babai
i tij është i pa lumtur ku ky gëzim kaq
i madh ju kthye në hidhërim. Shpendi ju uron natën e mire mysafirëve dhe kthen
në dhomën e gjumit ku nusja e re e pret më plot gëzim që ka lindur djalë. I
dashuri i saj e puthë në ballë nusen e vet me ndjenja të përziera. E shtrëngon fort në shenjë mirënjohjeje, por në
heshtje pa bërë as më të voglin zë. Nusja e theu heshtjen. Nuk u gëzove për
djalin?! Jo, Jo nuk qëndron ajo gjegjet ai, por…Hë mor si ja vutë emrin djalit?
flet nusja. Paj, paj kumbara ja tha emrin Hasim për mua më mirë ta kishte vënë
“Dëshpërim”. Nusja stepet me sy të ngulitur në një pikë . I paska munguar vetëm
edhe emri Shëmtim apo Pikëllim mendon
ajo. E kështu e ka kjo punë thotë Shpendi. Thoshin që ky emër qenka në Kuran
dhe se i pari i fisit qenka vrarë në luftë më turkun. Hajde prapambeturi hajde.
Vra më turkun e vë emrin e tij, sikur të ishte fëmija i tij, ja pret shkurt
nusja. ”Atëherë pse luftuat më te, pa pasur nevojë fare” ai çfarë kërkoj e
mbolli” Edhe kjo një nga shumë paradokset e mendjelehtësisë sonë kolektive. Kaç
na duhet.***Pas shtatë vajzave të lindura njëra pas tjetrës Ukë Nikës i lindi
djalë. Gëzim i pa parë bëhet në këtë familje. Prena, nëna e djalit kishte
punuar lloj lloj ojnash për djepin, dhe në mes të mbulojës kishte qëndisur një
shqiponjë të zezë më një sfond të kuq. Të shtat motrat ishin rrethuar rreth
djepit duke kacarruar vëllain e porsalindur. Edhe gjësende i kishin varur në
djep gjerë edhe një dhemb ujku që mos ta shihte syri i keq. Merr Uka djepin
shumë herët në mëngjes, fare pa u zgjuar
fshati dhe del në rrugëkryq. Kjo bëhej për ti
jetuar djali pas kaq vajzash. Kur shef që po vije një kalimtar e kthen djepin
përmbys dhe fshihet prapa gardhit. Sipas traditës, kur kalimtari i parë kalon
atypari e kthen djepin mbarë kur babai e ka rrotulluar djepin prapë më qellim,
aty prehen flokët dhe propozohet emri duke u bërë kalimtari kumbarë. Dhe kështu
Pashk Gjeta kishte pasur fatin të ishte i pari kalimtar dhe më i hershmi në atë
mëngjes. Kalon Pashku dhe dëgjon foshnjën duke qarë më djep përmbys. E kthen
mbar djepin dhe e përqafon fëmijën e porsalindur duke u munduar ta qetësojë. Del
Uka nga vendi fshehur dhe e përshëndetë. Gëzim të pa përshkruar tregon edhe
Pashku për djalin e lindur të Ukë Nikës pas shtat vajzave. Nxihen kumbarë dhe
propozojnë edhe emrin. Pasi foshnja ishte tipike racë ilire e bardhe si
tamleborë vendosin emrin Bardhok. Emër i bukur gjithë sa të duash. Kthehet Uka
në shtëpi dhe i tregon Prenës. Gëzohen të gjithë dhe tani duhet vajtur në kishë
për ta bërë regjistrimin. Prifti i pret më mirësjellje por gjuhën shqipe
pothuajse nuk e zotëronte fare. Tregohet halli dhe fillon procedura. Meçe
prifti ishte i një kombësie tjetër u thotë se ky emër nuk gjendet në regjistrin
kishtar. Ukë Nika zihet ngushtë. Pas gjithë atij gëzimi tani dalin telashe për
Ukën kryelartë. Bre bëhet e s´bëhet,
prifti propozon emrin Boris. Uka i zënë ngushtë, edhe për propozimin e
kumbarës si ti thyhet fjala, edhe për dashurinë e Emrit shqip Bardhok pyet
shoqen çfarë të bëjnë. Paj, mor Ukë ja kthen Prena ky emri Boris nuk e di a
mund të shkoj më këtë shqiponjë n´mjedis, duke ja treguar shqiponjën më gisht
në mbulojës mbi djepin. Uka e kupton shoqen e tij dhe mendon po nuk ma
regjistrojë djalin prifti a mund të më detyroj të mos e thërras Bardhok. Jo dhe
jo, dhe menjëherë mu për aty i radhitë
dy vargje në rimë.
Lum për
djalin ky Ukë Gjeta
Fort po i
kryeka punët e veta
Jo emër
t´huaj or zotni
Sa t´flas
shqip e t´jetoj n´Shqipni
Prifti
mbetet me gojë hapët pa pasur mundësi të kuptojë fjalët e Ukës, kurse Ukë Gjeta
merr djepin nder sqetull dhe kthehet në shtëpi. Vrapojnë vajzat dhe i hapin
derën. Të gëzuara pa masë pyesin nënën për emrin. Bardhok, pasha nënën u thotë
Prena. Bardhok Gjeta them unë dhe u bëfsh 100 mijë veta e, e bardhë të shkoftë
gjithë jeta.
Njeriu
kur do të shfajësohet edhe mund ti gjej me mija arsye. Por, kështu me apo pa
vetëdijen tonë fillon një jetë e një foshnje, e një njeriu të ri më një pagëzim pa dëshirën e tij, po deshëm
të themi, ku terë jetën edhe mund ta kemi në qafë. Shumë kush mund të thotë se
është e lehtë ta ndërrosh emrin. Unë them jo sepse ka më mija procedura qofshin
ato ligjore por më shumë shpirtërore dhe shoqërore qe janë pengesë serioze për
një formë të dëshiruar. Prandaj unë them se duhet ti kushtohet shumë kujdes
emrit të fëmijëve.
” Emri është A dhe ZH-ja e një
identiteti personal të individit në pamje të parë që përcakton qenësinë e ti
hyrëse në identitetin e tij kombëtar”./hb
Kurse më
vonë qenësinë e individit në identitetin kombëtar e përcaktojnë shumë faktor të
tjerë shumë më të rëndësishëm si rrumbullakësim i përcaktimit të atij
identiteti kombëtar. Andaj u bë si u bë por tani duhet të kemi kujdesin më të
madh që mos ti lëndojmë fëmijët tanë po aq sa të vulosim njëherë e mirë
qenësinë tonë si individ veç e veç dhe si shoqëri në tërësi. Historia na u
hakmor për gabimet tona dhe do të na hakmerret edhe më shumë po u bënë edhe
gabime të tjera. Mosdija e dikurshme edhe mund të falet për pagëzimin e
fëmijëve tanë por, asnjëherë dhe askurrë të falen tani gabimet e tilla të
qëllimshme për mos pagëzimit të fëmijëve tanë më emra domethënës me taban
SHQIPTARË.