E diele, 28.04.2024, 08:56 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Si ta largojmë të keqën nga LDK-ja?

E marte, 17.03.2015, 08:13 PM


Si ta largojmë të keqën nga LDK-ja?

Shkruan: Florim Zeqa

Sipas llogaritjes kohore, LDK-ja tashmë është futur në procesin e mbrendshëm zgjedhor. Në këtë periudhë mjaftë të rendësishme, detyrë e secilit antar, aktivist dhe veprimtar është që të kontribuojë për mbarvajtjen e këtij procesi. Poashtu në mënyrë të veqant janë të obliguar të kontribuojnë edhe gazetarët dhe analistët politik, që në mënyrë të paanshme, me shkrimet e tyre ta ndihmojnë këtë proces tepër të ndjeshëm dhe krucial për vendin, ngase nga këto zgjedhje varet e ardhmja politike e LDK-së dhe kahet e zhvillimit politik të vendit së paku edhe për pesë vitet e ardhshme.Pikërisht në këto zgjedhje është një rast i mirë të ndëshkohen grupet e interesit që dëmtuan rëndë imazhin e mirë të dikurshëm të LDK-së rugoviane. Zavëndësimi i një grupi të interesit me një tjetër akoma më të fuqishëm dhe më të rrezikshëm, jo vetëm që nuk do ta ndihmojë LDK-në,...do t'ia jepë të mbrapshtën vendit edhe për disa dekada të tjera.Nëse edhe kësaj radhe elektorati rugovian nuk ndërgjegjësohet për largimin e frymës antirugoviane nga LDK-ja, atëherë ky elektorat i mbetur në LDK,...jo vetëm që nuk ka kujt t'i ankohet, nuk e ka të drejtën as të thirret tutje në frymën dhe vazhdimësinë rugoviane të LDK-së !Megjithatë mbetët e drejtë legjitime e elektoratit të LDK-së që të vendos për (mos) ndryshimin e gjendjes, për mbështetjen e njërit apo tjetrit kandidat,...por në fund të fundit do të jetë ai (elektorati) që do ta bartë "targën" e suksesit apo dështimit në ndryshimin e gjendjes në këtë subjekt politik.Një herë mund të të mashtroj çdo kush, por kur mashtrimi bëhet serik, atëherë fajtor nuk është mashtruesi, por i mashtruari që i nënshtrohet gënjeshtarve dhe iluzioneve të krijuara nga të tjerët.Vërtetë është mëkat i madhë për partinë e traditës demokratike në vend, që shkaku i një grupi të vogël njerëzish të pandërgjegjshëm të merrë "targën" e keqe të tradhëtisë, korrupsionit, krimit të organizuar dhe shumë e shumë dukurive të tjera që asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e saj.Zavëndësimi i një grupi të interesit me tjetrin, jo vetëm që nuk shkonë në funksion të ndryshimit pozitiv, përkundrazi e dëmton seriozisht procesin e (ri) konsolidimit të LDK-së.E kam cekur edhe më parë në disa shkrime të tjera, që nuk kam asnjë lidhje interesi dhe asgjë personale me ndonjërin prej kandidatëve, përfshirë këtu edhe kryetarin aktual të LDK-së. Kritikat e fundit drejtuar liderit aktual janë si rezultat i gabimeve dhe dështimeve të njëpasnjëshme të tij,...në këtë drejtim e kam të drejtën morale, pasi në të kaluarën jo fort të largët (në dy fushatat e fundit zgjedhore) kam qenë mbështetës i fuqishëm i tij, duke iu besuar fjalëve prej Akademiku dhe premtimeve të liderit të partisë së besës dhe shpresës së gjithë shqiptarëve të Kosovës.Thënë ndryshe, pse askush nuk e do më Isa Mustafën në krye të LDK-së, është thyerja e besës dhe shpresës së qindramijëra qytetarëve të Kosovës, mosmbajtja e premtimeve elektorale, mospërfillja e vullnetitit të elektoratit rugovian të LDK-së në dy marrveshjet paszgjedhore të 8 qershorit të vitit të kaluar.LDK-së i duhet një figurë unifikuese, që nuk ofron rrethë vetës grupe të interesit, por bashkonë vlerat më të dëshmuara dhe më sublime të LDK-së të këtij çerekshekulli, në Kosovë dhe Diasporë, që janë të gatshëm të bëhen bashk edhe njëherë sikurse në vitet e '90-ta, për ta nxjerrë vendin nga kthetrat e kusarëve politik që katandisën vendin keq si asnjë herë më parë gjatë historisë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora