Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Hapni dosjet! (7)
E hene, 23.03.2015, 09:01 PM
Nga
Fritz RADOVANI: Pjesa VII
KASAPHANA ANTISHQIPTARE: “NACIONAL ÇLIRIMTARE” !
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...
25 MARS 1945
?HAPNI DOSJEN NR. 667...
“PUSHKATOHEN KRIMINELAT E LUFTËS
DHE ARMIQTË E POPULLIT:
1.Prekë Cali 2. Dom Ndre Zadeja 3. Luigj Gjeto Kastrati 4. Ndok Nik Bardhoku
5. Ndrekë Loka 6. Arif Selim Hyseni 7. Dedë Lulash Smajli 8. Gjok Nikaj
9. Dul Bajrami 10. Mark Luc Gjoni 11. Tomë Lekë Daka 12. Maliq Bajrami
13. Gjok Nikoll Voci 14. Pjetër Dedë Gjedashi.”
Ideali që i bashkonte këta burra ishte: “Rrnoftë Shqipnia!”
?Kjo afishe e madhe me këta Emna ishte në të gjitha anët e Shkodres me 25 Mars 1945!
?Gjykata Ushtarake e Shkodrës e përbame nga: kryetari Hamid Keçi, antarë, Mustafa Iljazi dhe Arif Gjyli, prokuror Sotir Dodona dhe sekretari Shaban Kuçi, me datën 16 shkurt 1945 dha vëndimin: “Për të pandehurin Dom Ndre Zadeja, me vdekje, me pushkatim. I pandehuri kërkoi lehtësimin e dënimit.” (Dosja nr. 667, Tiranë 1998)
?Don Ndre Zadeja u pushkatue më 25 Mars 1945, në Zallin e Kirit, mbas Murit të Gjakut të vorreve të Rëmajit, në oren 5 të mengjesit në Shkodër.
?Gjykata e Lartë Ushtarake, Tiranë, me datën 28 shkurt 1945, refuzon kërkesën.
Don Ndre Zadeja jo vetem, që u pushkatue pa iu zhvillue gjyqi fare, po Ai u pushkatue pa kalue vendimi formalisht në Gjykatën e Naltë... Sigurisht, me aprovimin e E. Hoxhës.
?Ndër këta pak rreshta do të kujtoj Ata Shqiptarë, që kujtojmë se një ditë vdiqën!
Këta janë pikërisht Ata Atdhetarë që e kishin kuptue me kohë e thanë me gojë se, pa Shqipe s’ka burra dhe pa burra s’ka Atdhé!
?Ata vdiqën vetëm para syve të atyne që i martirizuen.
Ata u kalbën
në qelitë e Sigurimit përsëgjalli. Plagët e
Për né asht e vështirë me e kuptue martirizimin shpirtnuer të Tyne, mbasi na nuk kemi provue vetminë e Tyne, dhimbjet e plagët e trupit Tyne, zanin e mekun drejtë fikjes së Tyne që përshpëriste thanjen e Mustafa Krujës: “Shqipni e andrrueme prej poetëve, e dishrueme prej atdhetarëve, e këndueme prej rinisë”, por realiteti në fakt kje vetëm mjerim, vuejtje e sakrificë! Këte a e di Rinia e sotme Shqiptare?!
?Me kohë Don Palë Shantoja paralajmëronte: “Mbasi Fuqitë e Mëdha kanë hjekë dorë nga drejtësia, Shqiptarët do të derdhin gjakun e vet shumë të Shenjtë!”
?Kjo, dhe vetem kjo, ishte arsyeja që shovenistët sllavokomunistë filluen vrasjet me disa nga Kolosët e Arësimit dhe të Kulturës Europjane Shqiptare, po bashkë me Ata Burra, shfarosën ajken e Atdhetarëve tanë, që kishte lindë njëheri me shkambijtë ku Shqipja, e kishte çerdhen e vet dhe u këndonte zogjëve Kangët e Rubës së Kuqe...
?Plumbat e tradhëtarëve t’ Atdheut në sherbim të Titos, kishin disa objektivë të vetët goditës dhe shkatrrues, tue fillue nga pushtimi i Trojeve tona në Veri, çarmatosja e tyne, pushkatimet dhe grabitjet e kullave e kryesisht: Vaditja e Tokës me Gjakun e Frikës...
?Vrasja e Poetit të Ambelsisë Don Ndre Zadejës, ishte vrasje e Shpirtit të Rinisë sonë, e cila këndonte njëheri me melodramat “Ora e Shqypnisë”, “Hijet e zeza”, “Rrethimi i Shkodrës“, “Ruba e kuqe”, “Rozafa” dhe me dorëshkrimin “Shpella e Bogdanit”.
?Vritej muzika e kompozitorit Don Mikel Koliqi dhe
shembej Teatri i vjeter i Jezuitëve, e bashkë me tá dhe fidanishta e
?Vritej “Juda Makabe” e At Fishtës, muzika e At Gjokës e Mazrrekut... dhe hapej rruga per pushkatimin e aktorëve të parë të teatrit shkodranë... Histori endè e pashkrueme!
?Kjo detyrë urgjente ju ngarkue një komunisti me
eksperiencë staliniste, besnik i kujtdo
sllavë që njihej me te, e pranonte bashkpunimin per “pluralizem” ashtu si e
donin edhe ata që nënshkruen pak ditë para në Jalta, “zhdukjen e Shqipnisë nga
harta e Europës.” Ishte i perkëdheluni i Enver Hoxhës, që në ditët e para kur u
projektue formimi i “njeriut të rinjë”, ishte Sejfullah Maleshova... që erdhi
në
Kishte futë në thes
një grup të madh Atdhetarësh në Tiranë gjoja me “social demokrate” etj... dhe
erdhi në Maji të 1945, me vazhdue misjonin e tradhëtisë në
?HAPNI DOSJEN “ORGANIZATA ANTIKOMUNISTE ‘BASHKIMI SHQIPTAR”!
Ishte At Mati
Prennushi që nuk pranoi me hy në kurthën sllavokomuniste të Sejfullah
Maleshovës!
Vrasja e Don Ndre Zadejës ishte edhe një sinjal antikombtar që iu bante shkollave të Shkodres dhe të Shqipnisë: “Ata që dishrojnë me punue me ne, ata janë e ardhmja!”
?E këte e provoi saktësisht 25 vjeçari i fundit i mashtrimeve “demokratike”...
***
?Koha provoi se Profetsia e At Mëshkallës, shkrue me 5 Prill 1967, në letren e dergueme Kryetarit Këshillit Ministrave të R.P.S. të Shqipërisë Mehmet Shehut, u realizue:
?“Sidomos pjesa e frikësueme me kërcnime, presione,
premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhen sëpse, e lidhun nga
kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata
që po bahët synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, oportuniste,
sërvile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut. Njerëzit kanë
frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o “të prekun”.
?Këte perkufizim sot e gjejmë tek trashigimtarët e qeveritarëve të asaj kohë, tek të gjithë ata që punojnë për “Rilindjen komuniste”, tek të gjithë ata që u lindën dhe u rritën me parimet e atyne shkollave antiatdhetare dhe antishqiptare...
?Këte perkufizim ka në kokë sejcili “dr. prof. e akademik” i formuem dhe i përgatitun nga shkollat sllavokomuniste të vendeve ku kultivoheshin parimet staliniste e enveriste...
?Kjo ishte fara e keqe që asht mbjedhë tash 70 vjetë në Shqipninë Europjane, dhe që po vazhdon me shkatrrue jetën dhe t’ ardhmen e Rinisë dhe Popullit Shqiptar!
Vazhdon Pjesa e VIII...