E premte, 26.04.2024, 10:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Fejzulla Duraku: ''Dyshi i ciftezuar'' në poezinë e Raimonda Moisiut

E shtune, 12.07.2008, 06:57 PM


Raimonda Moisiu
"DYSHI I ÇIFTËZUAR"  NË POEZINË E RAIMONDA MOISIUT
 
Nga
Fejzulla Duraku
 
Poezia me titull "Ujrat e tua të kaltër" të poetes Raimonda Moisiu, është thurë me nje mjeshtri të rrallë, me një penë të një artisteje të vërtetë. Fjalori që, është përdorur për të gërshetuar vargjet, është fjalor i seleksionuar, i zgjedhur nga thellësit e shpirtit, shkronjat burimin e kanë nga thellësit e gjoksit dhe dalin, vijnë nga andej, ku edhe vetë dhembja ndjehet, ku ka burimin dhe ku zenë fillë vetë perceptimi i dhembjes njerëzore.
 
Dyshi i çiftëzuar haset në poezinë me titull "Ujrat e tua të kaltër" të poetes sonë Raimonda Moisiu. Përveç personazhit kryesorë të subjektit ku është vëllau i saj, kurse katër personazhët tjerë janë: vetë poetja dhe e dashura e vëllaut të saj, këto dy figura formojnë dyshin e parë. Pastaj Lumi dhe figura mitologjike formojnë dyshin e dytë. Dyshi i parë i ka vetit dhe karakteristikat e njejta por vetit e tyre janë të  kundërta me dyshin e dytë. Meqë dyshi i parë dhe dyshi i dytë kanë veti të kundërta, fitohet çiftëzimi i tyre dhe kështu formohet "dyshi i çiftëzuar" si figurë stilistike letrare.
 
Shprehur ndryshe:
 
 
       1         +               1                   
Poetja dhe e dashura e vëllaut    =2
                                                                    
                                                                  dhe 2+2=4
       1         +              1
Lumi Drin dhe figura Mitologjike  =2
 
 
Autorja qëllimisht përdorë si figurë numrin dy; ngase nismë e çdo iniciative njerëzore
duhet të jetë me dy. Qoftë edhe një proces natyror, ai nuk mund të arrihet
pa bashkëdizimin e dy elementeve, që  duhet të kenë dukuri dhe veti reaguese
të ndrishme nga njëri tjetri për të u arritur një reakcion i caktuar.

Poetja, përdor figura të ndrishme letrare por në të shumtën e rasteve shprehet në mënirë direkte, duke vajtuar dhembjen për vëllaun e humbur:"Enkelena! ma more vellane"!
 
Në këtë poezi nuk rrëfehet vetëm dhembja e autorës, njëherit ajo shprehë edhe dhembjen e së dashurës së vëllaut të saj:"Tani vajza e tij me kot e pret" Duke kaluar shumë kohë ndër meditime dhe duke i evokuar kujtimet e kohës së kaluar: "Mes lotëve më shfaqet fytyra e nje engjelli" Duke qarë vëllanë e humbur, ashtu siç qanë dhe ashtu siç digjet motra për vëllanë; Ndonëse gjinia femërore; për prindin; vëllaun; burrin veçanërisht për fëmitë e vetë, dhembjen kur humbë një të afërt e ndjenë më shumë se sa gjinia e kundërt. Poetja këtu paraqet, përshkruan konkretisht dy dhimbje; Të motrës dhe të dashurës edhe këtu si figurë letrare shfaqet ristash numri dy, ngase edhe vete poezia është e thurur me nga dy personazhë: në njërën anë; vetë autorja dhe e dashura e vëllaut të saj kurse, në anën tjetër kemi edhe dy personazhë tjerë: mitet dhe lumin Drin dhe në çdo krahësim këto katër figura nuk përputhen për të u bërë një trup i përbashkët. Kjo ndodhë për arsye se dukurit, vetit  i karakterizojnë veç e veç secilin nga të dy figurat çifte, dhe kështu mbetet i pandrishuar numri dy . d.m.th mbeten si -dy çifte të ndrishme: Në njërën anë autorja dhe e dashura e vëllaut të saj janë ata që e ndjejnë dhembjen! ndërsa në anën tjetër: Lumi dhe figurat mitologjike, janë ata të cilët nuk ndjejnë dhembjen e tyre, por përkundrazi janë indiferent, kurse poetja këtë ironizëm ua shprehë në mënirë direkte: "Ti do ta marresh serish..."
 
Kulmin dhe mallin për vëllaun e humbur e arrin me shprehjen: "Ah!...Sapo t'i  dale pija, do vije te na puthe te dyja" Por, prap zjarri i mallit për vëllanë nuk i hiqet "Me dridhet buza...s'qesh dot" përmallim dhe dhembje që, më së miri mund t'a ndjejnë ata, që kanë humbur ndokënd shumë të afërt nga rrethi i parë familjarë.
 
Poetes në fund i kthehet, i ngjallet shkëndija e shpresës: "Do vijë..." por, disi kjo shpresë e tradhëton! dhe përsëri shprehet me realizëm: "Por e di...Do ta marrësh sërish" dhe me këto fjalë edhe e përfundon vetë poezin e përmbyllë këtë varg por, jo edhe dhembjen, që ndjenë për vëllaun e humbur! Nga ana tjetër Raimonda bëhet reale nuk e mohon të vërtetën as nuk krijon ndonjë iluzion por, ashtu si burrëreshë pajtohet me faktin se; vëllau i ka vdekur dhe ai më nuk vjen, ai më nuk kthehët! Ky fakt është shumë i hidhur por, poetja bëhet trimëreshë dhe e dinë se vetëm kështu, vetëm në këtë mënyrë duke e pranuar realitetin do ta përballojë dhemjen për vëllaun e humbur dhe do të mbahet e fortë deri në fund.
                           
 
UJRAT E TUA TE KALTER
 
Sa here kaloj buze teje, Enkelane
Me dridhet buza me buze e s' qesh dot
Me ore syte i ngul mbi ujrat e tua blu
 Ujrat e tua me ngjajne   si lote
 
Mes loteve me shfaqet fytyra e nje engjelli
Nje engjell...me shikon me te lutur pa nxjerre ze...
...Eshte vellai im qe ti,  aq shume e deshe, Enkelane
Sa  na e more nje dite, e nuk e  solle me.
 
Ta kishin marre ujrat te dashurin, Enkelane
Ujrat e rrembyer, te lumit Drin
Dhe ti nga korcaret qe dashurojne perdite
Zgjodhe per te fejuar te ri,
 Vellain tim.
 
Po ai kish nje vajze...duheshin
 si pellumbi me pellumbeshen,
Ti ma genjeve vellain me hiret e tua femerore...
Tani vajza e tij me kot e pret , buze teje
duke pare indiferente lulet pranverore
 
Enkelane! ma more vellane!
Ne pallatet e arta nenujore
E ke bere mbret me gardiane e sherbetore
Ai s'e di ...
Kete cast buze ujrave te Enkelanes
Shkon, vjen e flet me vete nje e gjore
 
Kushedi c'perralla te lashta papushim vellait m'i thua
Se  e mban  kaq vite...te dehur me eliksirin e dashurise
Ah!...Sapo t'i  dale pija , do vije te na puthe te dyja
Por e di...
Ti  do ta marresh serish.....
 
Raimonda Moisiu Hartford Ct USA Prill 2008
Elegji ne kujtim te vellait tim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora