Kulturë
Nebi Dragoti: Bisha burokracie
E enjte, 12.02.2015, 08:00 PM
NEBI DRAGOTI
HAIK SATIRIK: BISHA BUROKRACIE
***
Pritja e gjatë e tmerrshme
sa ke frikë se vdes në pritje
pa takuar titullarin…
***
Ka radhë…Kudo radhë,
ti zihesh:të mbahet radhë
dhe… mbarofsh punë!
***
Pushteti,kur s’di të punojë,
sajon punë…të gjëndet në punë…
Kësisoj mënyre mbulon fiktivitetin…
***
Ministria e Arsimit pa arsim,
vjen vërdallë e s’di ç’bën.
Më mirë të jesh kalë në lëmë…
***
Etika ka vlerë filozofike,
filozofikisht ka vlerë e unifikuar
në harmonin sublime njerëzore…
***
Morali ynë është dhe morali im,
morali ynë është dhe morali yt.
Ndryshe njëri-tjetrit i nxjerrim sytë…
***
Mbledhje,mbledhje,mbledhje:
mbledhje shumë,pak punë
nga…mbledhjemëdhenjtë.
***
Mbledhjemëdhenjtë,mbledhjemëdhenjtë,
mbledhje e debate pa kriter…
Rrogën e marrin goxha qerratenjtë.
***
Zhurma e mbledhjeqejflinjëve
si zabeli djerr,
si mushka shterp…
***
Qytetari pret qeverisje,
qeverisje të mirë për vendin…
Qeveria rregullon qeveritarët…
***
Nëpër zyra ,vajmedet,
ka bisha (pa bisht)…
Bisha burokracie!
***
Shirat që mos të përmbytin,
gjatë verës duhet djersirë
ku t’i drejtosh të derdhen…
***
Mbi haik satirik
si mbi prush rrufesh
u djegt njeriu i lig!