Kulturë
Demush Mehmeti: Zemra mu kallë flakë
E hene, 09.02.2015, 07:41 PM
ZEMRA MU KALLË FLAKË
POEZI NGA DEMUSH MEHMETI
KËTO DALLGË KOHE
Këto dallgë kohe po ma tkurrin shtatin
Ky prush zemre po më djegë e s'më ngrohë
As vetës sime s'mundem t'ja mbaj fjalën
Prej kur u premë në besë e ka shumë kohë.
ZEMRA MU KALLË FLAKË
Më një mëngjes më vizitoj loti
Me shumë mund e ndala se lash të dal
Thellsive të shpirtit thellë më është strukur
Gjitha fuqit e shtatit don të mi shterroj
Me mund ja ndala rrjedhën dhe e heshta
Sa shumë u ligështova mbeta pa fjalë
Tim bir e nisa për në rrugë mërgimi pa krye
Me plotë dhimbje si mishi e thoi u ndamë
U
KY FAT SIZIFI
S'di pse s'na harron e prapë rikthehet ky fat sizifi
Rikthehet e prapë nga e para don t'ja filloj
Rrëmbimthi me plot hov tatëpjetëzës rrokulliset
Ringritet prapë me barrë mbi supe drejtë majave shkon.
Nga militant partish po gumëzhojnë institucionet
Korridoreve dëgjohen zërat si në hareme sulltanësh
Nga ai ilaritet robëreshash të pispillosura
Që në radhë presin radhën e takimit me sulltanin e parë.
Kafeneve e ngrehin kokën kërkosen kuvendarët
Në për ato ambiente të zymta zëshëm kuvendojnë
Dikush thotë prapë duhet të dalim t’i skuqim rrugët
Për Kosovën prapë të ngujohemi në horizontet e nëtokës.
Dikush thot këtë punë e kthjellon vetëm grykë holla
Në të dymijë e pesdhjetën prapë po e presim Evropën
Por si Evropën e famëshme nëndëdhjetë e dy që prisnim dikur.
KËTË FATIN TIM
Këtë fatin tim prap e dua
Dhe në qoft një fat krejt i pafat
Kurr s'do e mohoj
Të tërin e dua, do e dua
Të tillë dhe krejt kështu si është
Mbi të do e shtri shtatin tim
Mbi tokën time të shkeli rrafsh.
PYES VETËN TIME
Vallë të njejtit paskemi mbetur
Sikur s'ndodhi as dhe një ndryshim.
Kjo tokë që s'po na lëshon
Këtu ku jemi jo as s'po na mbanë
Dhe pse tokë i thon gjithkund
Ku i thon tokë e jona po avullohemi
Atje ku i thonë e huaja shkojmë
Peshohemi atje ku as gjë s'peshojmë.