Kulturë
Shaban Peraj: Realiteti ynë
E enjte, 05.02.2015, 09:05 PM
Realiteti ynë
Shkruan: Shaban Peraj
Na ka mbetur edhe një logjikë tjetër mbi të cilën duhet biseduar, në rast se nuk mjafton logjika e besimit, atëherë nuk kemi pse të të besojmë më ne shqiptarët në Mal të Zi, atë e kemi humbur. Tashmë i pamë të gjithë përfaqësuesit politik të komunitetit tonë në parlamentin malazias, dhe a thua çfarë rezultatesh na sollën këta që nuk arritën as t’I ushqejnë njerëzit nga varfëria, as që i siguruan nga frika, as që I bashkuan pas përçarjes, dhe as që arritën t’i bëjnë krenarë. Ne mbetem ata që jemi , problemet tona jo vetëm që nuk u zgjidhën, por përkundrazi ato u shtuan, jo me fajin tone, por me fajin e përfaqësuseve politik shqiptarë. Në realitet nuk pati ndonjë përpjekje për të kaluar nga më e keqja kah më e mira, përkundrazi pati veprime të mbrapshta të përfaqësuesve tanë, po rënkojmë edhe ne sikur të gjithë të tjerët në trojet shqiptare. Si popull gjithnjë vazhdojmë të tronditemi dhe të lëkundemi dhe nuk do të mundemi të stabilizohemi asnjëherë, përveç se me besimin e ndërsjellë.
Ka një rregull që i bashkon të gjithë, ndryshe të gjithë përçahen dhe nuk takohen asnjëherë , gjë kjo e cila fatkeqësisht po I ndodh komunitetit shqiptar në Mal të Zi, ku disa nga aktorët e kësaj loje po drejtohen nga Lindja dhe të tjerët nga Perëndimi, dhe kështu brënda një populli gjejmë njerëz të përçarë dhe të paorganizuar , gjë që po ndihmohen nga të zgjedhurit e popullit, nga ata që do duhej të formojnë një trup të vetëm. Edhe përkundër kërkesave të herëpashershme këta zhurmaxhi që pikësynim kanë postin e deputetit , nuk arritën asnjëherë në këto vite të demokracisë të bashkojnë elektoratin shqiptarë , përkundrazi njerëzit ndahen djathtas e majtas, në djathtistë e majtistë , e në kohë të fundit këta deputetë përsëri kërkojnë të marrin gradat, të zëjnë pozitat pasi që drejtimi i tyre nuk është populli, atë nuk arritën ta bashkojnë asnjëherë! Ata nuk arritën asnjë sukses në betejën për përmirësimin e çështjes shqiptare në Mal të Zi. A thua ku kermi arritur në këtë aspekt? Ende gjindemi n shkallën zero! Kjo fatkeqësi dhe kjo gjendje na ka ardhur pikërisht nga këta që në kohë të fundit kanë ngritur shumë zhurmë në opinionin e ktushëm e bile shkuan aq larg sa për problemet që i krijuan vet, nxituan të njoftojnë edhe përfaqësues të ambasadave dhe institucionet shtetërore në Mal të Zi! Atëherë çka? Pse këto veprime nuk i bënë më herët në kërkesat e tyre për përmirësimin e pozitës shqiptare, pse nuk vepruan për migrimin në heshtje, pse nuk reaguan në mënyrë institucionale permes këtyre ambasadave për diskriminimin që u bëhet shqiptarëve në arsim, culture, privatizimin e ndërmarrjeve publike, pse…? Nëse këta nuk gjetën mekanizma të tjera për të mbrojtur vetën, nuk arritën të ngopin barkun nga rrogat e majme që kanë, atëherë ç’kanë bërë? Nga politika përçarëse që kanë ngulitur këta në kokat e tyre ka bërë që këto ditë të formohet edhe një subjekt tjetër politik shqiptar këtu në Mal të Zi: Lëvizja qendrore shqiptare për integrim, dhe kjo është dëshmia më e mire se byrokracitë e tyre kanë bërë që të krijohet një hendek në mes të përfaqësuesve politik dhe elektoratit. Patologjia e tyre nuk lejon që demokracia të marrë frymë lirshëm, të zë vendin që i takon komunitetit shqiptarë në lirinë e lëvizjes, të besimit dhe angazhimit të mirëfilltë politik.
Ka rrugë të shumta për përmirësim e tejkalim të situates nga ajo që po ndjekim Gjeloshaj e Bardhi, Nimanbegu e Sinishtaj, thjeshtë në krye të çdonjerës prej këtyre rrugëve duket se ka djall, dhe ne jemi në huti nga deklaratat e dhëna prej tyre, shqetësim, kontradikta, humbje e prapambeturi , dhe nuk ka shpëtim pëderisa këta të vazhdojnë me zhurmë në mbrojtje të interesave të veta. Kjo është ajo të cilën e thotë realiteti dhe ajo të cilën e shpreh jeta në tërsi. Një njeri mund të bëjë ç’të dojë, por nuk mund të vendos ate që do ai.Ne kemi nevojë për politikanë që në çdo aspekt të jetës tone , me qëllim që të stabilizohemi dhe të ndjejmë qetësi në vend të tronditjeve të vazhdueshme që po na servojnë politikanët tonë, shqetësimet e vazhdueshme që po ndodhin në komunitetin shqiptarë në Mal të Zi që ndonjëri prej tyre të punojnë ndonjë punë të përkryer, të na japin rregullin që bashkon obligimet ndaj vetës me obligimin ndaj popullit duke u dhënë njerëzve të mira.