Kulturë
Mustafë Rugova: Le ti dali flaka e tymi
E enjte, 05.02.2015, 08:22 PM
Mustafë Rugova
Le ti dali flaka e tymi
Kurre me mirë o sikur sot
Nuk m'ka ra me ba kuvend
Gojë më gojë e si per mot
Zana e malit m'la pa mend
Ish kanë n'qef zana e lume
Thue se do me u ça prej g'zimi
Nxirrte fjalet si grykë pushke
Sytë i ndritshin prej shkelqimi
Tuj ba llaf, tuj qeshë me lot
I thash une si per mahi
Zana jeme pash njat Zot
Ç'ka do t'thotë me ba dashni?
Aq shumë qeshi zana e malit
Kërsh në kërsh ndihej ushtima
Amanet m'tha , -leja djalit
Këtë stafetë nga Perendia
Me k'to fjalë e me ketë qejf
Krejt papritmas iku zana
Mbeta vetem tuj e baj dert
Pse kaq shpejt iku viranja!
Njeherë tjeter n'paça ymer
s'kam me lanë me kaq pak
Le ti dali flaka e tymi
Pa e perqafë ooo...per marak!
Komentoni
Artikuj te tjere
Demir Krasniqi: Kuku nane po m’ dhemë dora
Ramiz Lushaj: Brigjeve të Drinit, Moraçës e Limit
Përparim Hysi: Kambanat që tund Albert Verria
Qazim Shehu: Hasan Frangu, portret nëpër vite
Albert Zholi: Flet këngëtarja Alisa Baraku Ndoci
Rrustem Geci: Gjenerali nga Rogana
Kabil Bushati: Zhvillimi i arsimit të mesëm në Shkodër
Drita Lushi: Klithma fryme
Gjon Keka: Stema e vjeter e Epirit
Sejdi Berisha: Kah po shkojnë këta autobusë!
Vatikani dhe Shqiptarët- në një libër i ri
Angjelina Krasniqi: Më thërret krisma e fjalës
Llemadeo: Intervistë në vargje
Vladimir Muça: Faik Ballanca në gjurmime moderne
Qazim Shehu: Fjalët pakësohen
Demir Krasniqi: Moj Krasniqe moj lulja e fisit
Ilir Muharremi: Artisti në kapje të unit
Adem Zaplluzha: Menatë vijnë lejlekët
Poezi nga Jashar Selmanaj
Jeton Kelmendi: Poezi nga Mark Angeles