Kulturë
Neki Lulaj: Homazhe para Kolonelit
E hene, 05.01.2015, 08:53 PM
Neki Lulaj
Homazhe para Kolonelit
(Kushtuar kol. Tahir Zemaj, i cili u vra më 4 janar 2003)
Në janarin e akullt e të plumbt plot re qielli thyhet si magji
Prita e pabesisë të lugetërve zbraz vrer mbi Prometeun e Lirisë.
Liqeni në Gjeravicë ngrin lotin, buzët si Ortek bore Sharrin ia trondit
Tradhëtia djeg ujin në shtratin e në Lumëbardh mallkon atë që gjakun ka pirë
Heeej , dëgjoni Kolonel Prometeun tek lëshon zë nëpër katet në parajsë
Kockat kurrë s'do t;i treten, as në ashkla, as në thërrimen e bukës
e deshi lirinë në konakun e gjyshit, ndaj lulet nuk vyshken mbi mermerin e bardhë
djerson balli rrëke kur prangosen tradhtarët gjakpirës në grykë të pushkës.
E kokrrat e lotëve do ta zgjedhin nyjen nën mjekrrën e bardhë.
Kur mbrëmja e janarit të thinjur do ta zgjedhë nenin e tradhëtisë
e Koloneli do ta nxjerrë thumbin nga patkoi i pusisë afër dhe larg
do të buzëqeshë heroi Prometeu i Lirisë si lulet e majit ndër blerim
Gryka e Rugovës akoma rri e mpirë si Lokemadhja me furkë në dorë
E plagët e kolonelit prushojnë e djegin si prush, si lavë i vullkanit
heroit e sakrificave nuk vdesin nga pusia e lugetërve nëpër kohë
por rriten e bëhen Haxhi Zekë, Jakup Ferr luftëtarë lirie të vatanit
Fshehtas shtojzavallet mbulojnë gjurmat e hidhura të krimit të zi
Orët e
zanave të malit i zbulojnë si vetëtima rrufeje që
ora e zbulimit vërtitët ndadalë e tradhtarët do prangosën me shpejtësi
Në udhët që prekim më shqiptare apo në Çanakalanë tone.