LIBËR I NJË
FUNDAMENTI TË THELLË SHKENCOR PËR POLITIKAT E REJA NDËRSHQIPTARE
(Refleksione për librin shkencor të prof. DR.Veton
Latifi ''SHEKULLI I RI I POLITIKËS SHQIPTARE'' Botoi Toena 2014, Tiranë
Nga Mr.
Vilson Culaj
Libri autorial dhe shkencor i prof dr.Veton Latifi,
aktualisht dekan i fakultetit “Fama” në Prishtinë dhe ligjërues i marrëdhënieve
ndërkombëtare i ofrohet lexuesit shqiptar dhe botës akademike si një
Kaleidoskopi shkencore dhe studimore dhe si një relikt e bërthamë e
zbërthimeve të thella analitike si në aspektin politik, poashtu edhe etnik,
kulturor, diplomatik dhe të integrimeve moderne të botës shqiptare. Ky libër
studimor dhe shkencor është i ndarë në 9 kaptina, që paraqesin në fakt një
tërësi unike, studimore, të teorizimeve, shqyrtimeve, analizave e koncepteve
dhe vizionesh moderne dhe integruese të spektrit politik shqiptar, ku theks i veçantë
sipas autorit Latifi duhet të zë parimi i vlerave. Vend të veçantë në këtë
libër studimor zë parimi ‘’i ruajtjes së vlerave autoktone të politikës
shqiptare’’, por pa anashkaluar parimin e orientimit të kësaj politike
drejt vlerave të politikave integruese evropiane. Është, pra, Gama një
shekullore e politikëbërjes shqiptare e shqyrtuar në këtë libër që nga 1912-ta,
ku sipas autorit Latifi zë fill edhe rrugëtimi i politikës moderne shqiptare
duke vënë theksin studimor në fillet e kësaj lëvizjeje, që i gjejmë tek faza
iluministe e rilindjes kombëtare. Është ky artikulimi studimor dhe ideor i
prof. Latifit, i cili hedh idenë ndoshta edhe e para se : ‘’krijimi i
shkencave politike tek shqiptarët fillon vetëm pas rënies së komunizmit’’ . Autori
me këtë paraqet sfidën më të re të shekullit për politikën shqiptare dhe
funksionimin e demokracisë, ku joreformimet e plota gjenerojnë, jo vetëm krizë
politike, por edhe shoqërore. Përçarjet politike ndër shqiptarë, autori Latifi
i parodizon, prezanton, dhe i aktualizon si një lloj të krizës të mendimit
politik dhe ideologjik’’. Autori i këtij libri hedh idenë lidhur me modelet e
reja të qeverisjes dhe krijimit të politikave të reja shqiptare, të cilat janë
bazamenti kryesor i integrimeve evropiane, ku elemente potencialisht do të
ndihmonin kombin për unifikim dhe planifikimin e fazës së ardhshme të procesit
politik shqiptar në shekullin e ri. Studiuesi Latifi na del si një observues i zoti i fenomenologjive politike
brenda botës shqiptare siç është sfida e shkëputjes së njerëzve nga faza
komuniste e qeverisjes e deri tek ajo pluraliste, por me të njëjtit akter
politik duke mos anashkaluar edhe fenomenin e përçarjeve ndërpartiake në
kuptimin e gjerë të politikave shqiptare. Sfidë e politikëbërjes shqiptare,
sipas autorit, është artikulimi dhe instalimi i social-demokracisë, e cila
është për momentin e shoqëruar nga apatia dhe mungesa e ofertës së mirëfilltë,
ku na paraqitet si një esencë imediate e modernizimit politik shqiptar.
,, Në pjesën e librit, filozofia politike shqiptare, ‘’autori
Latifi ngreh idenë se ’’idetë e rilindasve shqiptare ishin bazamenti i mendimit
politik shoqëruar nga një zë e filozofi humane me taban kombëtar si një element
integrues dhe afirmues i botës shqiptare, ku liria nacionale na del si kauzë qendrore e kësaj filozofie shtetformuese
dhe shtetndërtuese. Në pjesën e librit ‘’Përmasat e Kulturës politike
shqiptare ‘’ theks i veçantë i kushtohet fenomenit të përçarjes dhe
dhunës politike, të cilat në opinionin e jashtëm paraqesin një flash-imazh të
tranzicionit të politikave shqiptare, ku autori hedh idenë e një
pajtimi dhe reflektimi pozitiv i kulturës politike, por jo si
prototip i ish-sistemit të kaluar monist, i cili kishte gjeneruar një situatë
politike e ashtuquajtura ‘’kontrollli mbi masat’’. Është ky pra një
libër, i cili nxjerr në pah ide dhe analiza të reja shkencore, programore të
një koncepti të ri politik shqiptar me synim që këto reflektime të jenë edhe
bazë e integrimit evropian, ku autori Latifi si element kyq e
pandeh elementet e kulturizimit politik dhe sensit integrues, me
ç’rast autoritarizmin e merr si damkën më të rëndë të kësaj ngecjeje
pa anashkaluar edhe fenomenin e përçarjes dhe klientalizmit politik, ku varet
edhe stabiliteti i një shteti dhe gjallërimi kombëtar. Ai hedh idenë
dhe ngre zërin për një rivalitet normal politik, ku dialogu
paraqitet si një element bazë i kësaj dukurie, përderisa në sferën
ballkanike veshi ynë është mësuar me diskurse anti teorike, abstrakte,
fobike, fyese, denigruese, jo intelektuale, por më së shumti jo përmbajtësore,
ku për fatin e mirë sipas autorit Latifi, elementi politik shqiptar i ka ikur
dhunës apo ndonjë shpërthimi radikal, edhe pse i veshur me petkun e
makiavelizmit dhe besimeve fetare dhe nderit e deri te kulti
i njeriut në anën tjetër. Autori ngreh zërin teorik, por edhe
analitik të të gjitha ndikimeve reale dhe
kapitale të politikëbërjes shqiptare,
e cila gjatë shekujve nuk u kursye edhe nga kulturat e regjimet e huaja.
,, Për studiuesin e këtij libri fundamendalizmi fetar për shqiptarët
është një shpikje jo racionale, e cila kurrë nuk ka dimensionuar ndonjërën prej
përmasave të kulturës politike në veçanti ‘’. Nuk lihet pa theksuar në këtë
libër studimor edhe fenomeni i lobimit shqiptar , i cili sipas
prof.Latifit ‘’ na del si element unik përbërës i kulturës politike
shqiptare’’, të cilët në fakt janë edhe si ‘’balancë midis atyre elementeve të
kulturës politike dhe modernitetit të saj’’. Kjo thembër e Akilit, sipas
autorit, duhet të përflakej e thandrrohej nëse do të hiqej dorë nga bindjet dhe
qëndrimet autoritare të vetë liderëve politikë, lojalitetit dhe krijimit të
kultit të liderit politik. Në pjesën studimore ,, Kriza e ‘’elitave
politike’’ lënda mbarështrohet si rezultat i shumë rrethanave
historike dhe ideologjike që nga despotizmi, monarkia, diktatura, klanet,
baraktarizmi, sistemi fisnor e deri tek liberalizmi e demokracia, ku kjo e
fundit na shpërfaqet si produkt i ri qeverisës, jo vetëm tek
shqiptarët, por edhe në Evropën juglindore si rezultat edhe i revolucionit
shkencor, teknologjik e deri tek globalizmi si një faktor shumë i rëndësishëm.
Sipas autorit Latifi, mileniumi i ri kërkon tek lidershipi i
sotëm të kontribuojë për funksionalizmin e demokracisë reale dhe
lirisë politike të qëndrueshme si model i një modernizimi politik dhe
integrues. Nga këto shqyrtime dhe analiza ngrihet zëri teorik dhe artikulues se
lidershipi shqiptar duhet të ushqehet nga substrakti i politikave afatgjate e
jo i atyre ditore dhe klientiliste, të cilat janë ngulfatje e ardhmërisë.
Autori ngre zërin kundër politikave të ngjizura në logjikën hipokrite dhe
megalomane, ku dramatizimi i situatave na del si shkaku kryesor i stagnimit
politik, diplomatik dhe integrues tek shqiptarët, ku kulti i liderit na del si
një sindrom, i cili na ka shoqëruar me shekuj, të cilët
lider, në fakt na dalin edhe si mohues të kulturës politike shqiptare që sipas
autorit Latifi, gjithmonë ishte politikë me bazement të lashtë të demokracisë,
por edhe me sens evropian. Nuk anashkalohet as zëri kritik se, në mungesë të demokracisë
të brendshme, brenda vetë spektrit politik shqiptar, proceset politike nuk
dallohen shumë nga praktikat e mëparshme komuniste. Pjesa studimore ,,parimet
dhe vlerat e politikës shqiptare’’ reflektohet për orientimet ideologjike të
politikave shqiptare ndër shekuj, ku bazuar në idetë iluministe të rilindasve,
në esencë burimi filozofik dhe demokratik i shqiptarëve ishte i lidhur me
konceptet reformuese dhe revolucionare të Evropës perëndimore, ku si koncept
bazë na del koncepti i lirisë nacionale, edhe pse shpesh si popull i
anashkaluar në vendimet e konferencave të ndryshme ndërkombëtare dhe i lënë
jashta prioriteteve gjeostrategjike të kontinentit të vjetër. Pas konceptit të
lirisë, i cili tanimë na del
si fakt i kryer dhe i jetësuar brenda botësh shqiptare, autori Latifi ngre
zërin përmes këtij shqyrtimi studimor se njëra ndër sfidat më të mëdha të këtij
mileniumi për shqiptarët është koncepti i tolerancës ndërshqiptare. Pjesa
studimore ,,tradita demokratike dhe paradokset e demokracisë’’....jepen
shqyrtime lidhur me demokracinë e brishtë shqiptare edhe pse e brumosur me një
shekull përvojë qeverisëse dhe sfidat e kësaj tradite qeverisëse përballë
kërkesave dhe kushteve të integrimeve evropiane dhe sfidave për partneritet në
NATO. Nuk lë pa u theksuar edhe ngecjet e demokracisë së brendshme sa i përket
praktikimit dhe jetësimit të saj përbrenda elementit shqiptar, ku rivalitetet e
tensionuara kanë shkaktuar ndarje e përçarje të thella shoqërore deri te niveli
kombëtar. Është abuzuar me nocionin demokraci (del fakti nga ky nëntekst për të arritur deri tek
stadi i abuzimit edhe me vetë demokracinë) . Mbetet shumë për t’u bërë, sipas
autorit Latifi, lidhur me instalimin e një demokracie të mirëfilltë
ndërshqiptare, e cila ka derivuar nga lidhjet kolaterale ballkanike dhe
ndikimet historike në vazhdën e shekujve, duke mos anashkaluar e vënë theksin
edhe mbi paragjykimet ballkanike, të cilat falë këtyre fiksioneve, shpeshherë
ishin bërë edhe vatër e tensioneve ndëretnike dhe konflikteve dhe gjenezës së luftërave
në nivel edhe evropian e botëror. Në pjesën e librit ‘’politikat inovative dhe
shqiptarët” shqyrtohet dhe analizohet botëkuptimi qeverisës ende despotik
brenda elementit shqiptar si - derivat i një akretipi tipik të politikë-bërjes
shqiptare, ku autori Latifi ngreh zërin që në shek.XXI duhet hequr dorë nga ky
model dhe duhet vepruar në përputhje me sfidat e reja të epokës së integrimeve
moderne. Kjo, sipas Latifit, i mundëson qytetarëve që të kontrollonin pushtetin
dhe me vullnetin e lirë të vendosnin për liderin e tyre. Centralizimi dhe
fuqizimi i pushtetit dhe fuqisë së partive politike, sipas tij, nuk mund të
priten kreativitete dhe përmirësime qeverisëse të stilit të një lidershipi
modern. Subjektet politike duhet të zhveshen nga kalkulimet dhe sëmundjet
për popullaritet dhe ata duhet fokusuar në një demokraci efikase dhe në shërbim
të qytetarit. Kjo politikë inovative, sipas Latifit, duhet të drejtohet përmes
mekanizmave, të cilat do ta modernizonin shoqërinë politike shqiptare, e cila
do të paraqiste si një avantazh të tyre brenda gjeopolitikës aktuale që do t’ua
mundësonte shqiptarëve një pozitë më të favorshme në Ballkan si faktor politik
dhe etnik. Kjo do të arrihej përmes reformimit të mënyrës së qeverisjes dhe
udhëheqjes liberale dhe demokratike, ku do të vinte në shprehje kultura
qytetare. Në pjesën e librit ‘’integrimet evropiane’’ shqiptarët dhe Ballkani’’
hidhet ideja e mos ngathtësisë ballkanike dhe asaj shqiptare përballë
kërkesave integruese dhe evropiane, ku duhet përdorur instrumentet
evropiane për stabilizim pas konflikteve të njëpasnjëshme brenda popujve
ballkanike. Theks i veçantë i kushtohet reformës institucionale, politikave të
zgjerimit në BE dhe qasjes më toleruese mes fqinjëve ballkanikë, të cilët me
çdo mjet tentojnë ta izolojnë njëra-tjetrën drejt këtyre integrimeve. Autori
Latifi ngreh zërin edhe lidhur me reforma kozmetike dhe mungesës së një
stabiliteti dhe vizioni të qëndrueshëm që po prodhojnë situata, të cilat po i
vetë izolojnë disa popuj ballkanikë,duke mos anashkaluar edhe retorikën e
thatë ballkanike dhe diskursin politik ballkanik, e cila ditë e më shumë po e
hamendëson botën evropiane lidhur me seriozitetin e tyre për t’u integruar në
këtë bashkësi, ku liria dhe demokracia e popujve janë elementi bazë. Nuk lëmë pa
u shkoqitur dhe analizuar edhe fenomeni i mitit ballkanik dhe
fenomeni vetëshkatërrues e izolues dhe principeve rixhide ballkanike, ku rol të
rëndësishëm luan edhe diversiteti kulturor, etnik dhe nacionalizmi, i cili
fatkeqësisht nuk mund të shkëputet nga dimensioni i shovenizmit dhe thirrjes
për luftë. Në pjesën e fundit të librit modernizimi politik në vazhdimësi
autori dhe studiuesi Latifi lanson karakteristikat përcaktuese të këtij
modernizimi politik, ku Shqipërinë politike e paraqet si të denjë dhe të
përgatitur përballë këtyre sfidave integruese duke u bazuar edhe në
elementet teorike të Tajar Zavalanit. Bazuar në këtë koncept, demokracia
dhe sistemi politik e zgjeron edhe mundësinë e individit. Sipas autorit,
modernizimi i politikës shqiptare në shekullin e ri kërkon një cikël
pandërprerje të ndryshimeve për ta arritur dhe më vonë mbajtjen në jetë
politikat publike inovative. Kjo mund të arrihet, sipas tij, me ndryshimin
e sistemit politik duke fituar funksione dhe veçori të reja, varësisht nga situatat
konkrete, shoqërore dhe ndërkombëtare. Mbetet në dorën e shqiptarëve që ta
përqafojnë këtë rrjedhë të re politike për të ikur nga frazat boshe që nuk
përkojnë as me traditën e as me kulturën e politikës shqiptare.