E marte, 19.03.2024, 04:04 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Po Kadaresë cmimin Nobel!

E hene, 06.10.2014, 06:59 PM


Po Kadaresë cmimin Nobel! E kemi nga ata margaritarët që bota na e ka lakmi!

Nga Fahri Xharra

“Natyra e ka dijtur të na nderon me gjeniun e madh, të përzgjedhur nga mëshira e saj, që t`i tregon botës se jemi  një popull që ende frymon që nga lashtësitë mijëravjeqare. Kadareja  është fati historik i një mburrjeje kombetare.”

Të ngritësh zërin pro Kandidatit për Çmimin Nobel, do të thotë të ngritësh zërin pro një populli të tërë, pro popullit tonë e që fatbardhësisht Kadareja është “Nobeli” i kombit shqiptar. E neve kurr më  tepër se sot nuk na u është dashur ky Kadare.  Po Kadaresë për çmimin Nobel!

Kombi ynë do te nderronte imazhin e tij në botë sikur shkrimtari Ismail Kadare te fitonte çmimin Nobel.Duhet të mblidhen te gjithë shqiptarët e botës ; të gjithë me një mendje pa dallim feje , pa dallim bindjeje politike, pa dallim vetë-urrejtjeje, pa dallim nga veprimet komb vetëvrasese të intrigave dhe intriganteve , pa dallim të qëllimeve të njerzve tanë  që vuajnë nga” vetem per inat”, pa dallim moshe ,gjinije.

-Bashkësitë fetare muslimane , katolike ,ortodokse të të gjithë shqiptarëve të botës të shkruajnë: Po Kadaresë cmimin Nobel!

-Të gjithë ata që e duan të ardhmen tonë, të fëmijve tanë në Europën e qyteteruar të shkruajnë: Po Kadaresë cmimin Nobel!

-Të gjithë ata qe shkruajnë dhe te gjithë ata që lexojnë te nenshkruahnë: Po Kadaresë cmimin Nobel!

- Dashuria ,atdhetaria ,mallkimi i vuajtjeve të së kaluarës të bashkohen dhe të nenshkruajnë: Po Kadaresë cmimin Nobel!

- Unë ,ti ,ai ajo , na ju , na ,ata dhe ato te themi : Po Kadaresë cmimin Nobel!

- Cdo gazetë e përditëshme , javore ,mujore, cdo stacion televiziv ,cdo radio shqiptare te rezervojnë një minute për: Po Kadaresë cmimin Nobel!

- Sikur . S`ka sikur ; ardhmeria e atdheut thërret: Po Kadaresë cmimin Nobel!

Po Kadaresë çmimin Nobel!

Kadareja e ka vendin në ballin e oxhakut të Kombit, por  edhe ju pajtoheni me këte.

Në kohën kur Kosovës i duhet shlyerja e hipotekave të këqija, në kohën kur Kosovës i duhet Kadareja, në kohën kur Kosovës vetëm miqtë e vërtetë mund t`i ndihmojnë , atëherë : Po Kadaresë çmimin Nobel.

E dijmë mire që  konferenca e Rambujes e kishte Kadarenë mbrapa.E dijmë mirë që mos të ishte Kadareje, historija e Kosovës do të shkruhej ndryshe? Eh ,sikur historija të  shkruhej ndryshe atëherë edhe kombi shqipëtar do të ishte ndryshe !

Shqipërisë e të gjitha tokave mbarëshqiptare na duhet Kadareja. Neve na duhet Nobeli. Duhet t`i jemi natyrës mirënjohës që na e fali Kadarenë mu në kohën më të nevojshme për ne.

Këngjilli dhe gjerdani prej ari i nuk trazohen kurr ndër veti : Po e citoj vetëm pak: “Çështja e faktorit shqiptar mund të përmblidhet në një frazë: shqiptarët kanë qenë në qendër të historisë së Ballkanit dhe sot janë kthyer përsëri në qendër. Ky fakt, fakti që ky kthim u bë në formën befasuese të dy shteteve, nuk ndryshon asgjë në thelbin e çështjes. Kryesorja është që populli shqiptar, në këtë fazë të re të historisë së tij, ka rastin të tregojë , përpara vetes në radhë të parë, por përpara aleatëve tanë gjithashtu, se ky rikthim i tij është i mbarë, i shëndetshëm, drejtpeshues për të dhe për të tjerët. Me fjalë të tjera, s’kemi të bëjmë këtu me një kërkim revanshi apo mburrjeje, e aq më pak me një synim për të dëmtuar dikë. Kam bindjen se kjo prani e fuqishme shqiptare do të thotë, në radhë të parë, përgjegjësi e dyfishtë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Dhe seriozitet i dyfishtë gjithashtu. (Kadare)”

Neve na duhet KADAREJA! E kemi nga ata margaritarët që bota na e ka lakmi!

“ Shqipëria me Kadarenë, e ka jetën përpara” – Laurence Cosse (Le Quotidien de Paris,17.03.1982) shkruanin në Europë . E ende shkruajnë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora