Kulturë
Poezi nga Xhevat Muqaku
E enjte, 28.08.2014, 06:11 PM
Xhevat Muqaku
CIKËL POETIK
LINJË E RE!
Një rrëmujë brenda për brenda
zukatë mureve të kupës sime
hulumton të renë në parakalim
Të përvëluar, gurët një nga një
zbresin në fushën e pajtimit
mendueshëm bëhen murë
Sfidojnë, besa verbalizojnë
njëri e pason tjetrin në hap
lëvizin por tok qëndrojnë
Lirëshem votojmë krushkun
në rreshtin e parë që pasohet
nga 119 të tjerët varg/ vijë
Lindja e linjës së re në fund
s' e arsyeton pritjen pa kufij
në portën e luhatur të besimit
RRËFEHEM!
Poret e lëkurës time
një buqetë lulesh dremiqare
me aromë të vendlindjes i mbështjellë
Dy her gulçova nuk u hamenda
me shërimin e shpirtit të lënduar
plagën e freskët e vërej sot ende
Pragun e dhëmbjes së qafës
këngë e miqëve në errësirë
me vargun e fituar e qetëson
Hej jetë me rastin mbret
athua vlimin e pranverës
e takojmë edhe njëher?
AVENTURË E HËNËS!
Drapër i ri i prinë valles
në zingjirin e rrethit magjik
i shpëton edhe sytë e yjeve
Gjysëm rrethi i katërshes së parë
ankorohet në gurgullimën e rrjedhës
së prrockës, puthë botërisht Drenicën
Medalje e plotë, e marrë në mesnatë
i merr temenanë diellit dhe tokës
pa frazë në gjuhë e pa vathë në vesh
Përfundimisht gjysëm rrethi i fundit
shtron pyetje para Rrapit shekullor:
nëse jeta ime nuk është aventurë?
FAJSHLYESI
( Meditim )
Ai, në stacionin e autobusit
i zgjati dorën e tij akull
një ndjenje të përjetësisë
Asajë, i iku mendja
kur u përvëlua lëkurë e degës
dhe fytyrë e mprehtë e gështenjës
Në terr xixëllonjë zana
pushon në katër këndet e punës
sjelli ngjyrë shlyesën e fajit tonë.
FRYEN NJË ERË...
Sjellë dhimbjen e mirë
leximin e gradës në termometër
dhe numërimin e ilaqit me pikatore
Vijnë pikat e para të shiut
shënd e verë ujitet/ rritet
fjalë e shkruar e bariut
E flladitë kujtesën për
peshën e fjalës së thënë
dhe katastrofën atomike
Shfleton mesazhet e
shkruara ende të pa para
në postën elektronike
Kjartëson rregullin dhe
prioritetet në mardhënjet
e lëkundura bilaterale.