E premte, 26.04.2024, 05:37 AM (GMT+1)

Mendime

Kim Berisha: Mashtruesi serik - Ferid Agani!

E marte, 26.08.2014, 07:36 PM


Mashtruesi serik - Ferid Agani!

Nga Kimete Berisha

Blloku opozitar ka kërcënuar se do t'i rishikojë të gjitha vendimet e qeverisë Thaçi prej muajit Maj e këndej!

I muajit të Majit 2014 është edhe vendimi i Ministrisë së Arsimit për lejimin e bartjes së shamive nëpër shkollat publike.

Para zgjedhjeve nacionale, u zbulua kushti i vetëm i Ferid Aganit për koalicion me Hashim Thaçin.

Shamia!

Ferid Agani me bandën e tij të ngushtë thanë se prej 1 Shtatorit 2014 të gjitha nxënëset myslimane do të kenë mundësinë që ta gëzojnë të drejtën e tyre për të bartur shami.

Agani me Jetonin treguan se Ministria e Arsimit e ka ndryshuar udhëzimin administrativ të Hoxhajt që ndalonte bartjen e uniformave nëpër shkolla.

Ramë Buja me kllapën e tij e mistifikuan këtë vendim të Ri, dhe kurrë nuk lejuan të kuptohet nga opinioni e vërteta e plotë.

Sikurse gjatë fushatave të mëparme, edhe gjatë fushatës zgjedhore 2014, për t'ia lehtësuar gjendjen ish Kryeministrit të tij në qeverinë e përkohshme të Kosovës, ish Zëvendësministri i punës, Naim Tërnava, kërkoi nga partitë politike (indirekt nga PD-ja) që të mos merret me shamia, por që t'i këqyrë punët e veta.

Se, me shamia do të merret BIK- u!

Ajo parti politike që e ka shok të ngushtë Naim Tërnavën, siç e ka PDK-ja, nuk varet nga Partia e Drejtësisë!

Më 1 Shtator do të shihet se a do të bartin nxënëset e shkollave fillore dhe të mesme shamia në orë mësimi, apo Ferid Agani e ka hëngër edhe një forë të Hashim Thaçit!

Mbasi nuk dha dorëheqje në momentin kur nuk u bë deputet, Ferid Agani le të tërhiqet nga koalicioni me PDK-në, ose komplet nga politika, t'ia lë pozitën e tij deputetes me shami, sepse Hashim Thaçi e ka shndërruar Feridin në palaço, në mashtrues serik të vajzave të reja myslimane, të cilat i kanë besuar Feridit, kur ua ka dhënë haberin për shamia, dhe i kanë blerë e me gëzim i kanë bërë gati shamitë e Reja për Vitin e Ri shkollor!

Unë e shoh shaminë duke shtegëtuar për në Gjykatën Kushtetuese!

Por, nëse del e kundërta, dhe nxënëset e shkollës fillore shkojnë e mbulojnë fëmijërinë e tyre me shamia, atëherë budall është Ferid Agani që nuk kërkon edhe ndarjen e nxënësve me shamia në klasa të veçuara, pa djem e vajza kryeshtruara, me mësuese të mbuluara, dhe me sexhade te banka shkollore.

P.S. Edhe unë e kam gjetur një paradoks.

Në jetë të ndara, por vetëm në varreza, gratë myslimane i sheh të shtrira në varre, pranë varreve të burrave të panjohur!



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora