E shtune, 27.04.2024, 04:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Florim Zeqa: Si të arrihet ndryshimi në Kosovë?

E shtune, 23.08.2014, 08:47 PM


Si të arrihet ndryshimi i realitetit në Kosovë ?

Nga Florim Zeqa

Realitetin e mbrapsht të krijuar në Kosovën e pasluftës nuk mund ta ndryshoj një njeri i vetëm, sado i menqur dhe i ditur, sado i pushtetshëm, qoftë ky lider  partiak apo fetar, kryeministër apo president shteti.

Ndryshimi arrihet më angazhimin e të gjithë faktorëve bashkarisht; pushtet dhe opozitë, të rinjë dhe pleq, burra dhe gra, fshat dhe qytet, shoqëri civile, bashkësi fetare, organizata qeveritare dhe jo qeveritare.

Se a jemi në rrugë të mirë drejt ndryshimit pozitiv apo jo, e tregojnë disa faktor.

Ndarja dhe përçarja e elektoratit në dhjetëra parti politike, iniciativa qytetare, nisma dhe grupacione tjera politike sikur në kohën e principatave, është bërë dukuri e zakonshme, e sidomos në prag të fushatave zgjedhore.

E gjithë kjo ndarje po ndodhë si shkak i mosprofilizimit të subjekteve politike.

Në të gjitha vendet e zhvilluara dhe më përvojë të gjatë demokratike, në prag të zgjedhjeve të gjitha partitë e vogla tubohen rrethë partive të mëdha më orjentime të njëjta ideologjike duke krijuar dy-tri blloqe të fuqishme politike; pozicionohen e djathta dhe e majta kundër njëra-tjetrës, partitë liberal-demokratike të qendrës të cilat përveq që pasurojnë spektrin politik, e bëjnë më atraktive dhe të paqartë garën deri në fund të procesit zgjedhor.

Rezultati zgjedhor i këtyre pozicionimeve prodhon më pas një pozitë të fortë dhe një opozitë konstruktive dhe shumë të fuqishme, e cila qendron si korrekor i pozitës në mbrojtje të interesave kombëtare

Përgjatë viteve të shkuara na ka rënë shpesh të përballemi me situata të paqarta kur nuk është ditur kush në të vërtetë është pozitë dhe kush tjetër opozitë në Kuvendin e Republikës së Kosovës!

Mosuniteti i opozitës bëri që pozita sado e papërgjegjshme që ishte,  të arrijë në fund të mandatit edhe përkundër gabimeve dhe lëshimeve të  njëpasnjëshme të saj.

Situata e krijuar në vendin tonë pas zgjedhjeve të 8 qershorit, është pasoj e shkaqeve të sipërpërmendura, përderisa ngërçi politik pas seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës së 17 korrikut është rezultat i koalicionit "fitues" të zgjedhjeve apo partisë në pushtet (PDK) e cila me çdo kusht dhe çdo çmim dëshiron të mbajë edhe më tutje pushtetin edhe përkundër mungesës së numrave në kuvend.

Kalimi i çështjes në Gjykatën Kushtetues, jo vetëm që ishte i panevojshëm, është humbje kohe dhe vazhdim i bllokimit të institucioneve të vendit.

Si duket kësaj radhe, si zakonisht, në mungesë të ndërhyrjës ndërkombëtare, partitë në pushtet, shpëtimin e kërkuan në kushtetuese, duke llogaritur në ndikimin e fuqishëm të tyre mbi këtë gjykatë.

Deri të kjo ndërhyrje në Gjykatën Kushtetuese, erdhi edhe si rezultat i nxitimit të panevojshëm nga ana e partive të koalicionit paszgjedhor (LDK-AAK-NISMA) në seancën konstituive të kuvendit, për emërtimin dhe zgjedhjen e kryetarit të kuvendit dhe mandatarit të qeverisë, kur në asnjë rrethanë partia në pushtet nuk i kishte numrat e nevojshëm për zgjedhjen e kryeparlamentarit apo mandatarit të qeverisë nga radhët e saj.

Pavarësisht vendimimit të Gjykatës kushtetuese, ndryshimi i shumëpritur dhe aq i nevojshëm nuk nuk do të ndodhë. Kosova edhe për sa vite të tjera do të vendnumëroj apo vazhdoj me të njëjtën gjendje, pa ndryshim esencial dhe substancial.

Ndryshimin  në vendin tonë nuk vjenë përmes gjykatave dhe as ndërhyrjeve arbitrare nga jasht, por përmes reformimit të vet partive politike në radhë të parë, profilizimit të tyre dhe vetëdijësimit të elektoratit kosovar.

Sa më parë të hiqet nga kokat e liderëve partiak ndjenja e bajraktarizmit, karrierizmit dhe ndjenja për pasurim përmes marrjes së pushtetit aq më shpejtë do të arrihet ndryshimi i gjendjes ekzistuese.

Kjo nuk arrihet pa depolitizimin e sistemit të drejtësisë në vend, përfshirë këtu edhe Poilcinë e Kosovës, si mbrojtës të ligjshmërisë dhe lirive të gjithë qytetarëve të pa dallime politike, ideologjike apo fetare.

Deri atëherë do të bashkjetojnë; e mira dhe e keqja, drejtësia dhe padrejtësia, vlerat dhe antivlarat,...vetëm të varfërit do të mbetën të vetmuar dhe harruar nga supermenët e politikës deri në një proces të rregullt zgjedhor, kur milionerët t'i "pastrojnë" xhepat e tyre nga paratë e pista,... për të mos e blerë  elektoratin e varfër kosovar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora