Kulturë
Poezi nga Xhevat Muqaku
E premte, 22.08.2014, 09:34 AM
PORTRET
MIQËSIE
Sot me dheun tim
pas gjumit të parë agoi
i bardhë një portret miqësie.
Fund Maji i 81- shës
në qytetin e bifurkacionit
rilindi fotografinë e djegur.
E reja e brumosur me dije
shpalosi kujdesëshem fillin e izoluar
copëzën gjurmë të idealit atdhetar.
Në gjakun-damarët- zemrën time
rrugëton pa pushue kujtimi i mbjellur
që prej kohësh i rrënuar dukej. (23.07.'14)
NË FLAKË ME PËRSIATJËN
Derisa të përtrij grafitet
e princit dhe borëbardhës
rri strukur në rrënojat e tërmetit.
I përkushtohem ekzaminimit
të mësuesit tim në vendlindje
pa e mbyllë syrin për një çast.
Tek e ledhaton dhimbja lotin
shkrinë akullnajën Rapsodi
përvëlohem unë burri memec. (24.07.'14)
Zgjimin tim sot
ambël e vrojtojnë
lulezemër e formësuar
që erdhi qetë pa e vërejtë
në përcjellje solemne të yjeve
dhe qiellit të Dardanisë...(26.07.'14)
PRIT MOS IK NË GJUMË
Të plotësojmë së bashku
faqen e bardhë dhe të djegur
para dhe pas muzgut të parë.
Të bashkëbisedojmë shtruar
për resurset e vendlindjes tonë
asnjeri mos të ndjehet i lënduar!
Të përkujtojmë gjeneratën e motrës
zotimin dhe betimin e Hipokratit
majin e ngrohtë dhe të artë.
Të vazhdojmë mrekullinë
të risjellim përmes rrëfimeve episodike
kujtimet e ëmbla të asaj kohe. (28.07.'14)
SHPALOSJE
Përmledh dy/tri fjalitë e ëmbla
që arratinë time e zbusin
në fushën e shahut.
Pikërisht çastet e ëmbla
çëndisin tek unë fotografinë
e dytë në vendin e të parës.
Perëndimi i mbrëmjes
vërdallë nëpër kokën time sjell
fjalët që binjakëzojnë polet.
Duke ecur gjurmëve të kohës
së djalë- vajzë rinisë tonë atëher
i drejtohem sot ndjenjës sublime. (31.07.'14)
SHKËNDIJË BELBZAKE
( Në valëvitje me amanetin )
Prej thembrës së Lypetenit
krahë e ballëhapur fluturove
në kulmin e alpeve shqiptare.
Vrojtove muret në trojet tua
mu si engjëlli urt e prajshëm
në sofrën e maturës aterove.
Me vehte sjelle ujë Perzereni
zotit dhe shtëpisë që të gëzuar
festuan dasmën e bardhë.
Erdhe me urinë- etjen- shijen
fjalën e ëmbël në majën e gjuhës
belbëzimin dhe shkëndijen. (02.08.'14)
Xhevat Muqaku, 03.07.'14 në Singen