Kulturë
Peter Tase: Poezia e Sabahudin Hadžiali?
E enjte, 19.06.2014, 06:33 PM
Poezia e Sabahudin Hadžiali?, në Shqip
Nga Peter Tase
Sabahudin Hadžiali? u lind më 23 shtator, 1960 në Mostar, Bosnie Hercegovinë. Sot ai është anëtar i shoqatës së shkrimtarëve të Bosnie Hercegovinës si dhe anëtar i shoqatës së shkrimtarëve të Sërbisë dhe shoqatës së shkrimtarëve të Malit të Zi. Është një nga eksponentët kryesor të shoqatës së gazetarëve të Bosnie Hercegovinës, gjithashtu ambassador i organizatës Poetas del Mundo në Bosnie Hercegovinë.
Është redaktor dhe botues i revistës “Diogen” pro culture, dhe redaktor i revistës MaxMinus në Sarajevë.
Shkruan prozë dhe poesi për disa dekada, madje ka shkruaj edhe shumë artikuj në fushën e analizës dhe kritikës letrare. Aktualisht punon si professor në fakultetin e mas medias komunikimit dhe medias, Universitetin Ndërkombetar të Travnik-ut në Bosnie Hercegovinë.
Ka botuar disa vëllime me poezi, artikuj, esse, drama dhe tregime të shkurtëra në thuajse të gjitha gazetat dhe revistat e Bosnie Hercegovinës, Sërbi, Kroaci, Slloveni, Maqedoni. Poezitë e Sabahudinit janë botuar në revista të ndryshme në Irlandë, Britania e Madhe, në Spanjë, Zvicër, SHBA, Kosovë dhe Itali. Poezitë e Sabahudinit janë përkthyer në Anglisht, Frengjisht, Spanjë, Turqisht, Italian, Arabisht, Polonisht, Estonisht, Shqip dhe Rumanisht.
Është botues i katërmbëdhjet librave me poezi dhe prozë.
DHJET VJET MË VONË
Cmira dhe sëmundja
ushqehen
gabimet e mia.
Mundohem të kuptoj
ç’farë janë ato
pa dhimbje janë duke parë
bashkësinë
e qenësisë time
Nuk e kuptoj
se pa dhimbje
nuk ka jetë
pa dyshim….
Regjistrimi i Realitetit
Imazh i zymtë
nga gjurmët e mia në kohë
ajo është e vërtetë
Brënda vizionit që – nuk është,
Është krejtësisht në kërkim
të saj!
…
Mbretëresha Elisabet,
Katerina, Nikolajevna,
Princesha Dajana,
Zhduken përpara syve
të egërsirave.
…
Unë mbetem vetëm
dridhem nga pasiguria
mundohem të kuptoj
Ç’farë duan të gjithë ata
…
Realiteti virtual i filmave irreal në botë
nuk janë më shumë se
një përshtypje e pabesë e botës reale
që më gënjen
një shërbyes servil!
..
Ajo ka ikur!
A do të kthehet ajo sërisht?
pyetja u aratis nga era
…
Do të pres për furtunën të qetësohet
dhe do të mundohem të marrë erën e brishtë për të gjetur dashuri,
dhe kërkoj për vendin ku u takove me të.
zbathur dhe lakuriq.
në ditët e hershme.
në skenë!
Ëndër e çuditshme
Duar të zhytura në rërë
Thellë
…
Gjaku njollos duart
Të dyja.
…
Mundohem të arrij fundin e gropës prej rëre
duke gërmuar thellë,
ndjej dhimbjen.
...
Dy sy bojëqjelli
zhytem thellë
kundrejt teje.
Gjaku godet sytë.
Të dy
I marrë në valën e lotëve të trishtuar
mundohem të hedh vështrimin te ty,
sidoqoftë
Humbe mbrapa horizontit
…
Do Zoti
Erdhe më afër, rufeshëm
dhe përqafove
Botën!