E premte, 26.04.2024, 11:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Intervistë me koreografin Arjan Sukniqi

E hene, 23.06.2008, 05:06 PM


Intervistë me koreografin Arjan  Sukniqi

E shoh veten në mes të një shkretërire

Nga Albert Zholi

Një nga emrat potentë të koreografisë shqiptare është dhe Arjan Sukniqi. Jeta e etij është një lëvizje intersante drejt të pamundurës, për vetë faktin e privimeve që i janë bërë në drejtim të dëshirave në sistemin komunist dhe përpjekjeve të panumërta për të arritur objektivat e jetës në ëndrrën e tij për të qenë një profesionist ambicioz në koreografinë shqiptare në demokracinë e brishtë.  Këmbëngulja, studimi, shkëmbimi eksperiencave, e bërë atë që të marre vlerësimin e kërkuar në shumë aktivitete ndërkombëtare duke e çuar koreografinë shqiptare në majët e konkurencës me vende të mëdha dhe me shumë trashëgimi në këtë fushë. Energjik dhe i qeshur, ai asnjëherë nuk ka bërë kompromise me askënd në interes të profesionit dhe të  kërkesave serioze për një koreografi shqiptare autentike, të pastër dhe solide. Politika sipas tij është një profesion për jo profesionoistët e çdo fushe ku kushdo me miqësi mund të ndërtojë shumë lehtë jetën ekonomike por jo atë intelektuale. Njerëzor ai di të falë edhe ata që e kanë dëmtuar, por edhe ti ndihmojë në merr të dashurisë  së madhe për jetën, intelektin, ndjenjave të pastra njerëzore që deri diku sipas tij janë shpërfytyruar në Shqipëri. Emigrimi i mësoi atij edukatën e thellë për punën, dashurinë për të, por që në Shqipëri këto cilësi ju zhvlerësuan pasi një pasaportë e tillë pune zëvëndësohet me militantizëm dhe funde të shkurtra. Poltikanët sipas tij janë aq të papërgjgjshëm që gënjejnë në mënyrë të atillë sa jo vetëm nuk u skuqet apo nxihet faqja, por për çudi ju merr ngjyrën e bukur të trëndafilit, sepse besojnë në profecitë  e tyre të gënjështrës ndaj një populli të varfër të cilëve ju është mbushur mendja se e ardhmja e tyre varet vetëm tek fjlaët e bukura të politikanëve.

Kush ju zbuloi  si talent  dhe ju  çoi më tej në rrugën e bukur të koreografisë, apo  ishte një dhunti  e brendëshme  dhe  ju e keni çuar vetë përpara këtë nismë?

Unë  e stimulova  vetë ndjesinë. Në momentin që vendosa që të merresha seriozisht me këtë profesion  filloi të më  bënte përshtypje çdo gjë. Flasim gjithmonë në ato  vite  (jo  me këtë informacion  që ka sot), flasim  para viteve ’90 dhe pak  më mbrapa, ku  normalisht  nuk kishte  informacione  se si  ishte zhvilluar baleti nëpër  botë apo  se si  ishte koreografia.Unë fillova    ngacmohesha në mënyrë instiktive  si fillim duke menduar se diçka mund  të ndërtoja. Kam  pasur konsultim të   vazhdueshëm  me  disa  figura që  do  të ngelen emblema  të baletit shqiptar  si me  Ëngjëll Tërshanën,Bujar  Alinë, Agron Alinë dhe më  vonë  me të  tjerë që i kisha edhe petagogë si Bert Jankun, të cilët gjithmonë    inkurajonin.Ata  shikonin diçka tek unë, tek dëshira ime, në lëvizjet dhe plastikën, shihnin  zanatin që kisha zgjedhur  për të ecur në rrugët e jetës. .

Çfarë emocioni keni ndjerë  kur  keni  dalë për  herë  të parë në skenë  dhe a  e veçuat  si një ditë  kulmore?

Unë si balerinë kam dalë qysh në moshën 10 vjeç, në dekadat e majit,  në ato  koncertet     zhvilloheshin shpesh në Tiranë. Ka qenë një valle me Abedin Metulin që dua ta përshëndes.Emocionet i kisha  të shumta. Në orarin e provave shkoja një ose  dy orë më përpara, prisja  aty.  Në parakalimet e një majit     ’75 ditën e fundit përpara provave më thonë se ti nuk do të kërcesh (pasi im  atë ishte arrestuar). U trishtova. Unë në atë kohë nuk e kuptoja  përse  nuk  do të kërceja. Isha  solist  dhe udhëhiqja  të gjithë kuadratin e parakalimit. Ky  trishtim më  ka  shoqëruar  gjatë gjithë kohës  dhe më  ka  lënë gjurmë  shumë të këqija  në jetë. Edhe  tani  kur  e kujtoj më duket  se  ka ndodhur  dje. Por  jam  i  lumtur  që nuk  kam  asnjë problem  që të kem ndonjë ndjesi hakmarrje  ose të mendoj keq për një njeri, duke kuptuar në mënyrë qytetare sistemin,  se ashtu ishte në atë kohë. Nuk isha i vetmi dhe natyrisht nuk më  ka lënë  asnjë ndjenjë urrejtjeje, por përkundrazi më  ka  shtuar shumë dashurinë  për  profesionin, njerëzit dhe për  zhvillimin  e vendit. Në  vitin  1984 kam marrë  edhe çmimin e  parë në dekadat e  majit  me  një  koreografi të Gëzim  Kacelit  me titull “Vallja  e zileve” përkrah Rexhep Çelikut që ishte  profesionist.në Teatrin e Operas. Mbas  kësajë  kohe ju përkushtova shkollës.

Mbas  klasës së tetë  për  çfarë studiove?

Mbas  klasës së tetë unë vazhdova disa  kurse baleti. Në shkollën e baletit  unë  pata probleme sepse pasi  fitova, më thanë se nuk duhet të vazhdosh (pra puna e biografisë).Kurset i  mbarova shkwlqyeshwm në Shqipëri  ku  isha nën kujdesin e  pedagogëve  më të mirë. Ndërkohë    u përgatita  për në Akademinë  e Arteve .Ai  ka  qenë viti  më i tmerrshëm. Konkuruan  rreth 73 veta. Ishte viti 1987 dhe në konkurim unë dola i treti. Në vitin  e parë pedagog kryesor kam pasur  Agron Alinë. Mbasi  mbarova shkollën, fillova punë si asistent në  Ansamblin  Shtetëror  dhe më  vonë (pas sistemit komunist) u  largova për  në Gjermani ku ndenja rreth 6 vjet.

Për  çfarë studiove në Gjermani?

Në Gjermani unë mbarova Institiutin “Gërnia”, mbasi përfundova shkollën për njohjen e gjuhës gjermane.  Unë pretendoja dhe nuk doja të punoja  në vende të papërshtatëshme për mua  ku mund të punonte një emigrant i thjeshtë. Atje po të mos mësoje gjuhën në mënyrë absolute nuk mund të sistemoheshe mirë. Dhe në vitin 1993 kam  mbaruar  Institutin  Gërnie.Pasi mbarova  këtë, fillova direkt punë. Konkuruan  disa veta    Dancin  e Karakterit në  sektorin ballkanik, fitova dhe u ktheva në Shqipëri në Korrikun e ’97-ës.

Pse u  ktheve në Shqipëri?

Unë atje punova dhe realisht e sistemova jetën shumë mirë. Mënyra e kontratës ishte e kënaqshme pasi  azil politik nuk mund të merrej në atë kohë.Atëherë problemi  im shkoi deri në  Ministrinë e Jashtme Gjermane  ku Ministër i Jashtëm ka  qenë Klaus  Kinkel. Kjo Akademi  dërgoi një letër në Ministrinë  e Jashtëme  për  një kontratë pune. Por  mes  shtetit shqiptar dhe atijë gjerman nuk  kishte kontratë  pune, për veë profesioneve të tilla si mekanik dhe murator. Unë duhej të vija në Shqipëri dhe të merrja  kontratën  dhe ta  firmosja në Ministrinë e Jashtme, procedurë  që zgjaste 2 muaj.  Këtu në ministrinë e jashtëme dhe në  Ambasadën gjermane dhe të rikthehesah  përsëri.Ndërkohë kur  erdha këtu  mora një ofertë në mënyrë rastësore  për në shkollën e baletit, dhe mendova se do të isha më  i vlefshëm po të sistemohesha  pranë familjes, të një nëne e cila  kishte vuajtur  shumë dhe i duhej prania ime.  Më dukej sikur e braktisa për ato vite  që ndenja në Gjermani  dhe e gjeta të plakur më shumë. Kisha shumë detyrime morale dhe njerëzore mendova se duke ndenjur  këtu   thashë  do të jap kontributin tim.

Ku fillove punë në Shqipëri?

  Shqipëri fillova si Drejtor i Shkollë së Baletit.

A e ndjeve  veten  komod?

Të them të drejtën me shumë vështirësi .Gjeta një shkollë  pa  xhama, pa dyer , pa  dritare. Gjeta  disa njerëz që kërkonin të punonin, disa njerëz që kishin shumë pasion, dhe donin të mbijetonin në këtë jetë. Ato kishin mbetur  skallv të këtijë profesioni.Mendoj se për  aq vite sa  ndenjëm arritëm  diçka të mirë.

Ideja e një drejtori është të menaxhojë një situatë. Drejtori është një administrator dhe nuk është që të japi  kontributin profesional direkt. E rëndësishme është që të ndajë punët të  punojë në  grup, t’i mirëkuptojë për vështirësitë  që ishin dhe  t’i  bëjë që të  gjithë  stafit  petagogjik  përvecëse të marrin informacion por  të fusin elemente të  reja pa  frikë. Shkolla  e Baletit nuk mund të mbetet gjithmonë me atë  të 1957-ës kur  ishte krijuar baleti Rus.Vetë  baleti Rus është zhvilluar akoma edhe më shumë. Por  gjithmonë me hapa  shumë, të matura, duhet të  ishte shumë i kujdesëshëm sepse  ëdo  gjë  shkonte në kolegjium Mendoj  se diçka kam  bërë, dhe duke  parë një realitet  që jam  larguar  prej tre  vitesh  them  që koha vazhdimisht  po më jep të drejtë.

Pse u  larguat  nga Shkolla?

-Unë u largova nga shkolla për asnjë lloj arësye.Dhashë dorëheqjen vetë.Fillova  në një vend tjetër, pasi mendova se e mbylla  ciklin në  atë shkollë, dhe i plotësova të gjitha objektivat që unë i kisha vënë vetes. Objektivi  im i vetëm  ishte që unë  ta rreguloja atë shkollë. Dhe ditën kur erdhën punëtorët dhe filluan ta rindërtonin  atë, atëherë në mes të gjithëve  thashë se me përfundimin e ristrukturimit cikli mbaron. Dhe vërtetë pas këtij cikli i kërkova  dorëheqjen ministrit  të arsimit dhe  u largova diku tjetër  për të punuar  në një vend ku paguhesha më mirë.

Ku fillove punë?

Fillova Drejtor  i Qendrës  Kulturore Tirana.

Sa  kohë qëndrove aty?

Aty qëndrova rreth një vit e gjysëm.

Me  çfarë  u more gjatë kësajë periudhe?

Unë vetëm në vitin  2006   realizova  230 koncerte. Jam shumë i lumtur se aty lashë një  ambient  bashkëkohor, një stil pune që dha rezultat. Ajo u kthye në një istitucion si një qendër  e madhe artistike. Punova me shumë  dashuri. Ngrita një trupë baleti popullore, rrita premierat, filluan  njerëzit    kuptonin pozicionet e veta, të merrnin më shumë shpresë, të anëtarësoja Cirkun  e Tiranës  në organizata më të mëdhaja të cirkut  që ishte  Fedeksi. Të organizoja  premiera pa fund.Çdo ditë në  atë çadër cirku që u  kthye si qendra  e Tiranës  realizoheshin 4 koncerte  në ditë.

box

Me këtë  trupë që  kishit aty, a  keni bashkëpunuar me ndonjë televizion ?

Unë me televizionet kam bashkpunuar që në vitin 1998 deri në vitin 2008. Kam qenë koreograf i gjithë spektakleve që ka dhënë televizioni shtetëror. Në disa vite vetëm trupa e  Baletit  dominonte  në të gjitha  aktivitetet  kombëtare dhe ndërkombëtare. Për aq kohë sa unë kam  ndenjur në Cirk janë realizuar mbi 80 aktivitete ndërkombëtare. Në shumë raste të tilla në përfaqsonim denjësisht Shqipërinë. Trupën tonë u quanin ambasadore të kulturës  shqiptare.

box

Sa çmime keni marë jashtë shtetit dhe çfarë vendi keni  zënë?

 Unë kam qenë në Amerikë në Kinë, dhe në vendet më të largëta dhe në Europë.Kam  qenë në 80% të vendeve të europës.Nuk kam qenë vetëm në Afrikë  dhe në Amerikën Latine.

Ne kemi qenë edhe si konkurues, por  kemi  vajtur  edhe si përfaqësues  të Shqipërisë nëpër aktivitete të  ndryshme që organizonin shtetet të ndryshme ndërkombëtare.Unë personalisht kam tre çmime ndërkombëtare. Kam një çmim të parë në Baletin modern të Evropës që është “Melina Mërkuri” në vitin 2001. Një çmim në  Gjermani  në vitin 1999, Një çmim në vitin 2003 në Çikago që është  edhe kjo  koreografia  ime  paralele  metropol. Një çmim të dytë në festivalin rinor    Antalia  në Turqi, në  Akademinë  e dancit të Europës  Lindore.

Pse  u larguat nga Cirku?

Nga cirku unë nuk doja të largohesha por më pushoi nga puna  Kryetari i Bashkisë.

Jeni marrë me  politkë  ndonjëherë?

Asnjëherë nuk jam marë me  politikë.Nuk jam  anëtarë i asnjë lloj partie. Por  në Shqipëri ngatërrohet  shumë keq ky term politik. Unë jam një  punëtor  shteti, dhe në  kohën që më  hoqën  ishin në fuqi të majtët  dhe unë nuk mund të bëja rebelin. Cmira e njerëzve  gjithmonë thonë “hë  se ky e  ka mirë me politikën”.

Ju mendoni se  Administrata shqiptare është e politizuar?

Në mënyrë absolute. Kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdhaja që ka ky vend.Unë  aktualisht punoj në  një Konservator  grek si pedagog  i jashtëm  sa  për të marrë  pagesën për të jetuar.Unë kërkoj  që të konkuroj.Unë kam  CV time  dhe dua të ballafaqohem me tregun e profesionit. Sepse profesioni dhe puna shtetërore duhet të flasin me gjuhwn e ballafaqimit, konkurimit, ideve, jo bindjeve politike

Kush është dita më e bukur që jeni ndjerë mirë  brenda dhe jashtë vendit?

Unë do të thoja që kam dy momente . Kam momentin e parë ku  unë kam  marrë ëmim të parë në festivalin  e Melina Mërkurit në Greqi. Kjo  ishte  gjë që nuk pritej. Ky moment është filmuar në televizionin Shqiptar.Në momentin kur  juria prej 11 vetësh  vendosi që çmimi i parë t’i jepej Shqipërisë  dhe krijimtarisë sime, atëherë ka qenë një emocion  i madh  dhe pësova një goditje  në zemër, nuk gjeja dot shkallët edhe pse i kisha përpara. Rrugës për të marë ëmimin, u hutova komplet.Pata një emocion të jashtëzakonshëm. Dhe për tre netë me radhë nuk  kam fjetur  nga gëzimi se për ëdo momet  më kujtohej  ajo skenë. Moment tjetër ka qenë kur  unë kam realizuar  premierën “Darka e fundit e  Krishtit”    Çikago me trupën  xhebre, në vitin  2005” me rastin e ristaurimit  të Kadedrales së Çikagos. Ishin rreth 300 veta, senatorë dhe paria e Çikagos,  ku trupa ishte e huaj dhe  koreografia  ishte e imja.Unë  ndjeva një kënaqësi  të madhe ku një koreograf shqiptar në mes  të Amerikës, dhe në vendin e cilësisë maklsimale e të gjitha drejtimeve, dhe ku  të gjithë më duartrokitën. Më dukej sikur duartrokitjet ishin të gjitha lule.

-Në 18 vjet tranzicion i tejzgjatur shqiptar, çfarë i mungon politikës  shqiptare, që  shqipëria të marri autostradën e  duhur?

-Politikës Shqiptare i mungon sinqeriteti.Kur nuk je  i  sinqertë  ti je  i pabesueshëm   për ata që thua dhe ti nuk  je për të ardhmen.Unë qesh  disa raste kur dëgjoj bisedat e politikanëve. Derdhin lotë  krokodoli mes njerëzve halleshumw dhe sapo largohen nga ato, jo vetëm  që i shajnë dhe i trajtojnë si idiota por tallen  me  historinë  e këtyre  njerëzve.Mua më vjen keq sepse ky popull nuk  e meriton  të udhëhiqet nga këta njerëz. Duhet  të ndryshohet në thellësi kjo histori për të parë një realitet ndryshe.Tani është koha e maskarenjëve dhe e horrave.Na vjen keq për  jetën tonë  se  na duket  se në çdo moment  këta të kanë jetën në dorë. Dhe kjo është e tmerrshme. Në Shqipëri po dominon injoranca  militante intelektuale. Kur dëgjoj fjalimet e politikanëve qesh por edhe trishtohem. Sa keq dhe pa teklif gënjejnë. O zot çfarë dëgjojmë. Po të kemi këta  njerëz në  pushtet  ky  tranzicion mund të shkoje dhe disa  dekada të tjera.

Me kë  është i lidhur më shumë Arjani me shtypin apo me librin?

Për të qenë i sinqertë deri pak kohësh kam qenë me librin .Tani jami lidhur  me shtypin, pasi e shoh veten në mes të një shkretërire.Tani  jam i lidhur  më shumë  me shtypin sepse shikoj se mos ka ndonjë hapësirë ku mund të jap edhe unë ndihmesën time.Nuk më krijon ndonjë ndjesi të veçantë libri, sepse jam   gjithmonë në kërkim të  mbijetesës. Shtypi më jep mundësi komunikimi për punësim.

A keni ndonjë peng në kuadrin e profesionit tuaj?

 Unë jam autori i tetë baleteve. Në moshën time nuk besoj që të ketë arritur ndonjë që të ketë bërë tetë balete.Ëndrra e një kompozitori është që të  bëjë një simfoni atëherë mbyllet  një cikël profesional.Ëndrra  e koreografit është që të bëjë një balet  të plotë, dhe kam një peng që dua të realizoj  kaminoperanon  që e kam nisur  në Teatrin e  Operas.Kjo është një opera-balet.

Çfarë të vecante ka  kjo oper?

Kjo është një oper e cila për  shumë vite ka qenë e ndaluar  dhe  është një oper  e cila më jep adrenalinë të jashtëzakonëshme. Nga mënyra se si është shkruar dhe nga optimizmi që ka, ndej se është një shërbim shumë i madh  për  t’i dhënë  më shumë optimizëm artistit.Artisti duhet të demostrojë. Kjo është një  vepër botërore, është një vepër optimiste, të cilën kushdo që do ta shikojë do të mendojë diëka më ndryshe. Kjo ka të veëantën  sepse vendoset  për herë të parë në Shqipëri në këtë variant, dhe është një vepër e përmasave shumë të mëdhaja  që unë mendoj  personalisht  që ka  ardhur  koha që me njohuritë që kam arritur  në skenë,  mund  ta realizoj personalisht  dhe mund ta patentoj “Made in Albania”. Krijimtaria që bëhet në Shqipëri është e pa patentuar. Nuk ke të drejtë ti  të marrësh një libër  të dikujt  tjetër , ta përkthesh  dhe t’i veshë emrin tënd. Kjo është një paradoks.Unë krijoj me shpirtin tim  dhe jo me dividinë e botës.

Çështë dashuria për Arjanin?

Dashuria është një ndjesi, ku jam xheloz ku dikush përpiqet që të ma ngacmojë.Është një ndjesi që e ruaj si një lule, ku  ëdo moment dua të njoh vetëm lulëzim.

Ku është më bukur  për  Arjanin qw e nxit nw krijimtari, në  det, në fushë, apo në mal?

Në mal.

A ka huazime baleti shqiptar apo koreografia shqiptare ?

-Ajo vetëm   huazime ka. Kjo është e tmerrshme.Unë mendoj  se punohet  mirë po ka edhe huazime ashtu sië ka në këngë, në pikturë dhe në fusha të tjera.Në këtë tranzicion edhe koreografia si pjesë e artit po  përpiqet    të gjejë vetveten, por unë  i trembem  se ky informacion i madh që po qarkullon tani, ka filluar t’i dembelojë njerëzit, dhe i  len  hapësirë  shpërdorimit. Ndërsa ana shpirtërore ...

-Hobi juaj?

-Unë më pëlqen të merrem me sport, me futboll.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora