E marte, 02.03.2021, 11:04 PM (GMT)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Gërsheta e një vajze

E premte, 09.05.2014, 06:02 PM


Gërsheta e një vajze

Tregim nga Xhevahir Cirongu

Ngadalë ajo zbriti shkallët e pallatit. Në njërën dorë mbante çantën siç mbajnë  zakonisht  vajzat  e sotme, dhe  në tjetrën celularin .Nga brenda "gjëmonte"dufi i inatit për atë njeri.Rreth e rrotull kishte lëvizje .Ishte mëngjes.Njerëzit shkonin në punë, dikush në këmbë e të tjerët në makina që ishin parkuar para pallatit.Pas pak oborri u boshatis i gjithi.Ra një heshtje e vërtetë.Unë mbeta e vetme pas asaj zallamahi. Në sup rrinte e varur çanta.Hodha sytë drejt asaj.Kontrollova se mos kisha lënë zinxhirin hapur.Por,...jo.Të gjithë zinxhirët ishin mbyllur. Në dorën tjetër mbaja celularin . Akoma s’i kishte dalë gjumi i mëngjesit. Mbrapa pallatit ishte lulishtja e lagjes.U futa në rrugicë.Ashtu, pa vetëdije se ku shkoja, u afrova pranë një stoli.E vetme me çantën në sup e telefonin në dorë, u ula në stolin e drunjtë.Edhe rrezet e diellit nuk më ngrohnin atë ditë qershori.Trupi ishte mpirë i tërë.Lotët kishin ngrirë në mollzat e faqes.Mendoja …! Vetëm mendoja mes errësirës së mendimeve.Në këto çaste për mua kishte në horizont vetëm re të zeza.Trishtimi ma errësoi atë ditë të bukur shtatori.Mblodha veten.Pastaj thashë:Pse kështu?! Pse kështu?! Rrezet e diellit më përkëdhelën e u bënë një në trupin tim.

Dhora kishte zbritur nga qyteza e minatorëve për në qytetin bregdetar.I pëlqente deti me plazhin e rërën e kripur.Pushimet verore i kalonte te tezja në qytetin e "Delfinëve".Në këtë kohë ajo ishte  dhjetë vjeç.Vitiet iknin e Dhora hidhte shtatin si selvi. Një vajzë me trup të hollë , floket ngjyrë gështenjë hedhur supeve .Kur ajo hidhte hapat rrugës, flokët mbi supe vallzonin si dallgët e grurit fushave .Vetullat si"gajtan‘’, e sytë e zinj i ngjanin ullirit kokërr madh.Por , fjala e saj ishte e ngrohtë dhe e ëmbël si mjaltë blete.Sapo ishte kthyer nga pazari i fruta perimeve.Ora po shkonte dymbëdhjëtë e drekës.I ati punonte në minierë.Kurse Zana, kështu e quanin të ëmën e Dhorës,punonte në një rrobaqepsi që ishte në këtë qytezë.U ul në divan .Me dorën e djathtë ngriti flokët që ranë mbi fytyrë.Po meditonte me veten.Dhomat ishte e paisur me gjithë komoditetin e nevojshëm.Se mbante vendi.Doli në dritare.Vështroi malin.Një re e bardhë, në kokën e tij qëndronte si një qeleshe malësori .Kurse nën këmbët shtriheshin galeritë e minierës.Nga kromi në njgjyrë të zezë, që dilte nga shpati i malit në familjen e Dhorës sillte bardhësi.E bardhë buka në sofër. Mendimi i kulluar si vetë burimet e këtyre bjeshkëve.E mbi të gjitha shpirti e zemërgjërësia si Kristal.Dhora ishte e mallëngjyer.Jo vetëm për pjestarët e familjes; por për gjithë fisin e saj që banonin në qytezë.U ul në sofat para portës.U përlot e puthi pragun e shtëpisë.Vëndlindja e shpirti janë një,-tha me vete.Dielli po humbiste mbas kreshtave të maleve.Në shtëpi qenë grumbulluar të gjithë.Ndërsa muzgu i natës ishte ulur gjithë  andej.

Mbas pushimeve verore, ajo u kthye në qytetin bregdetarë.Ishte në vitin e katërtë të gjimnazit.Vitet shkonin si një përrua i keq.Në supe të Dhorës si pëllumba qëndronin tetëmbëdhjëtë vitet e jetës.Vitet kalonin.Ajo qe zbukuruar edhe më shumë.Por, me një dallim nga vitet e fëmirisë.Flokët nuk i mbante lëshuar,por të thurura gërshet hedhur mbi shpatulla.

-E po fëmijë përpjetë e ne tatëpjetë moj motër, i tha tezes së Dhorës komshija që nga ballkoni.Me të birin emigrant po pinte kafenë e mëngjesit.Kristina po ujiste lulet në ballkon.Për ndihmë i erdhi edhe Dhurata.Kujtimi zgjati dorën e mori filxhanin.Sytë i mbetën ngulur si një gozhdë në dërrasë tek gërsheti i Dhorës.Piu kafenë.Nga xhepi nxori celularin e doli nga dhoma tjetër.I çoi zile’’ kapos " në Romë. Ashtu, si i trullosur nga pija e tepërt dhe pagjumësia, rëndë-rëndë  mori telefonin që ishte sipër komedinës.Hapi telefonin. Pa numrin e Kujtimit.-Hë, more by…pa larë.Kemi  lajm të ri nga qyteti i" Delfinëve"?... –Po,  po ,  u përgjigj me gjysmë zëri Kujtimi –Dëgjo!Pa sjellë "ngjalën"me gjithë gërshet në Romë, të pretë e zeza,- i foli" kapoja" nga Italia.Sinjali i telefonit u pre.Në mbrëmjë prindërit e Kujtimit shkuan në shtëpinë e Kristinës.Këtë radhë jo thjeshtë për kafe, por me mission:Donin dorën e Dhuratës për djalin.Diskutuan shumë gjatë.I çuan lajm edhe prindërve të Dhuratës në qytetin e minatorëve.Pas disa ditësh shpallën fejesën.U derdh paraja lumë.Bizhuteritë u blenë në dyqanin më të shtrejtë të qytetit.

-E ku pyeste Kujtimi për euro?! Punonin jo pak, por katër prostituta në Romë?!Të gjithë mbetën të kënaqur nga kjo fejesë.Ajo vajzë kishte ëndërruar që i fejuari të kishte sy bojëqielli. Në fakt kështu ndodhi.Ëndërra e saj u bë ralitet.Dhora ishte në vitin e katërtë në gjimnaz. Edhe një muaj shkollë kishte.Dha provimet e maturës.Doli mirë në provime.Mbrëmjeve të dy, Kujtimi e Dhora dilnin shëtitje bregut të detit.-E shikon tragetin atje larg në radë?-Po, u dëgjua prerë zëri i Dhuratës.-Pas disa ditësh do marrim rrugë për në Itali.Si?!..Kaq shpejtë?! Po , shkollën ? Po dasmën ? Kur do i bëjmë gjithë këto ashtu siç kemi biseduar !..Është koha e parasë.Kush ka paranë ka gjithë dynjanë,-i u përgjigj shkurt Kujtimi.Nga kjo përgjigje Dhurata mbeti e shtangur.

-E po mirë ,  si të vendosësh ti bëj edhe unë.I hodhi krahun mbi supe.Buzëqeshi.Si me shaka i tha:Pse me target.Me që jemi këtu shkojmë në këmbë nëpër det…Këto fjalë i shprehu për të fshehur trishtimin. Askush më nuk foli. Heshtjen e theu i pari Kujtimi: Nga xhepi nxori disa letra.-I shikon këto?Janë dekumentat e tua.Me këto do udhëtosh drejt Italisë,-I foli Kujtimi.-Si ?!..O sa më gëzove!..Ti je shpirti i Dhuratës .Sa kaq zgjati dorën dhe i dha dekumentat Dhorës .Të dy qëndronin të ulur në bordur pranë bregut të detit .Në celularin e Kujtimit erdhi një zile .Pa numrin .Thirrja i vinde nga Roma . U çua në këmbë  e u largua disa metra më tutje .Nga xhepi që nxori dekumentat, i ra një fotografi.Dhurata shfritëzoi rastin e me të shpejtë e futin në xhepin e saj.Ai fliste në telefon me" kapon" në Itali.Kurse ajo lexonte dekumentat e "udhëtimit "për në shtetin fqinj.-Kush ishte, -e pyeti ajo.-Një shoku im.Fliste nga Roma.Të gjitha lëvizjet e Dhuratës ishin alegorike.-Italia ka qenë ëndërra ime , i foli Dhurata.-He ,sikur të ishim të dy si zog e të fluturonim në detin e kaltër,-i tha Kujtimit.Mbas një ore u kthyen në shtëpi.U fut në dhomën e gjumit e vetme.Nga xhepi nxori fotografinë.Ç’farë të shikonte ?!...Aty të pozuar ishte Kujtimi me një vajzë.Nga pas fotua mbante shënimin :"Moldave të dua për jetë!"Në këto çaste u bë si e marrë.Si dallgë deti inati shpërthente brenda shpirtit të saj.Pastaj tha:"Qeni do të më bëjë prostitutë"Ishte fund jave.Në shtëpinë e tezes së Dhuratës nga qyteza e minatorëve kishin ardhur edhe prindër të saj.Do përcillnin vajzë e dhëndërr për në Itali.Ora dhjetë i gjeti në sheshin e trageteve.Të afërmit , si të djalit e të vajzës, kishin ardhur për të përcjellur çiftin.U afruan tek trageti.Me të pranishmit i pari u përcoll dhëndërri me prezencën e një njeriu të" kulturuar".Po kështu, edhe vajza nga qyteza e  minatorëve.Në shkallët e tragetit Kujtimi po priste Dhorën .-Më më fund ja arrita qëllimit,-tha me vete Kujtimi.Pas pak ra sirena e tragetit.U ndezën motorët.-Eja shpejt,-u dëgjua zëri i Kujtimit.Dhora ngadalësoi hapat.Në sytë e të gjithëve hoqi nga qafa bizhuteritë,unazën nga dora, nga xhepi nxori foton .Nga veprimet e Dhorës të afërmit mbetën të shtangur.Të njejtën gjë pësuan edhe njerëzit e dhëndërrit.-E shikoni këtë?Kujtimi ka një tjetër në Itali!Në foto dukesh qartë.Mbetëm të shtangur.Po më shumë Kujtimi.

-Merri florinjtë e tu e çoja" moldaves" në Romë".Në shkallë i la edhe foton.I ktheu shpinën e mori rrugën drejt qytetit.Trageti çante dallgët e detit e po humbiste në horizont.Gërshetat e asaj vajze nuk mund të trafikoheshin aq lehtë.Ato mbetën  vetëm në kujtesë.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora