E enjte, 01.10.2020, 08:31 AM (GMT+1)

Aktualitet » Bota

Shpëtimi nga varfëria globale

E premte, 13.06.2008, 07:12 PM


Robert J. Samuelson

Cila është sfida më e madhe morale e botës, që ka kapacitete të shkaktojë tragjedinë njerëzore? Unë nuk mendoj se është ngrohja globale, efektet e së cilës edhe në rastin më të keq të parashikuar do të mund të ndodhin pas shumë vitesh dhe do t‘i japin kohë njerëzimit të përshtatej. Rast tjetër është përhapja e fuqisë nukleare, që rrezikon të shkaktojë vdekje të panumërta dhe ta dërgojë ekonominë botërore në kolaps. Por, sfida aktuale më urgjente, mendoj unë dhe më evidentja, është varfëria globale. Janë rreth 6 miliardë njerëz në planet; në vitin 2004 ndoshta 2.5 miliardë mbijetuan me dy dollarë në ditë apo më pak, thotë Banka Botërore. Në vitin 2050 bota do të ketë 3 miliardë më tepër njerëz; shumë nga ata do të jenë njëjtë të varfëruar.

Hutuese dhe frustuese është puna e varfërisë ekstreme, ku shumica e botës e ka eliminuar atë. Në vitin 1800, pothuajse çdokush ishte shumë i varfër. Por bota e zhvilluar tashmë nuk vuan fare nga kequshqyerja apo të pastrehët. Zgjidhja për të mos qenë i varfër është të bëhesh i pasur. Është rritja ekonomike. Ne e dimë këtë. Misteri është pse jo të gjitha shoqëritë nuk kanë adaptuar në mënyrë të qartë këto mjete shërimi nga varfëria. Vetëm së fundi, 21 anëtarët e Komisionit të Rritjes dhe Zhvillimit- në mesin e të cilëve janë edhe dy fitues të çmimit "Nobel" për ekonomi, ish-kryeministrat e Koresë Jugore dhe Perusë, dhe ish-presidenti i Meksikës, ekzaminuan këtë mister. Nga viti 1950, siç gjeti paneli, 13 ekonomi janë rritur me një normë mesatare vjetore prej 7 për qind, për së paku 25 vjet. Këto ishin: Botsuana, Kina, Hong Kongu, Indonezia, Japonia, Koreja Jugore, Malajzia, Malta, Omani, Singapori, Tajvani dhe Tajlanda.

Disa rritje janë mahnitëse. Që nga viti 1960 deri më 2005, të ardhurat për kokë banori në Korenë Jugore janë rritur nga 1,100 dollarë në 13,200 dollarë. Por disa shoqëri filluan nga baza aq e ulët, saqë rritja nuk mundi ta kompensonte varfërinë, duke e lënë atë në shkallë të gjerë, sidomos te vendet me popullatë të madhe. Më 2005, të ardhurat për kokë banori në Indonezi ishin në mesataren prej 900 dollarësh, nga 200 dollarë sa ishin më 1966. Megjithatë, të gjitha këto ekonomi janë avancuar në mënyrë të ndjeshme. Paneli identifikoi pesë elemente të përbashkëta të suksesit, ku përfshihet hapja ndaj tregut global dhe etja për të tërhequr investitorë të jashtëm, pastaj stabiliteti politik dhe qeveritë e afta të përkushtuara për rritje ekonomike. Demokracia nuk ishte e domosdoshme (Kina, Koreja Jugore dhe Indonezia janë rritur të gjitha me regjime autoritare).

Element tjetër i përbashkët i rritjes ishte edhe shkalla e lartë e kursimeve dhe investimeve, zakonisht së paku 25 për qind e të ardhurave kombëtare, pastaj stabiliteti ekonomik, duke mbajtur nën kontroll buxhetet e tyre dhe inflacionin, duke shmangur kolapsin e gjerë të prodhimit, gatishmëria për të lënë tregjet që të shpërndajnë resurset, pra qeveritë nuk provuan të merren me industri. Dhe së fundmi, sigurisht kualifikimet ishin me bollëk. Sa i përket qeverisjes së mirë, kjo është relative. Disa vende me rritje të shpejtë toleruan korrupsion të lartë. Ka disa konstatime nga kjo. E para: Globalizimi kryen punë. Vendet nuk mund të bëhen të pasura duke qëndruar të izoluara. E dyta: Dashamirësia e jashtme nuk mund të shpëtojë vendet nga varfëria. Ndihmat e jashtme, asistencat teknike dhe bamirësitë kanë një rol për të zbutur varfërinë globale. Por, ai është rol i vogël. Mund të sigurojë shëndet, të lehtësojë vuajtjet nga fatkeqësitë natyrore dhe të sigurojë disa tipa të aftësive.

Por, nuk mund të stimulojë politikat dhe zakonet që kujdesen për rritjen e vetëqëndrueshme. Japonia dhe Kina kanë rritur shpejt jo duke marrë ndihma të jashtme, por sepse ato ndoqën politikat pro rritjes dhe përvetësuan vlerat pro-rritjes. Pyetja e vështirë është se pse të gjitha shoqëritë nuk i adaptuan ato? Një arsye është politika; disa regjime janë më të interesuara për të ruajtur fuqitë e tyre dhe privilegjet sesa për të promovuar rritjen. Por, përgjigjja më e zgjeruar është, mendoj unë, kultura, sikurse argumenton edhe Lawrence Harison tek universiteti "Tufts". Vlerat tradicionale, sistemet sociale apo religjionet janë shpesh kundërshtare të ndërmarrjes së rreziqeve, akumulimit të pasurisë apo rritjes ekonomike. Në librin e tij "The Central Liberal Truth,", Harrison shkruan se politika mund të ndryshojë kulturën, por nuk është e lehtë.

Globalizimi ka dimensione morale, sikurse ekonomike dhe politike. Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera të pasura janë duke e provuar një reagim antiglobalist. Amerikanët dhe të tjerët që e bëjnë këtë thirren në faktin e mbrojtjes së vetvetes nga dëmet ekonomike, por shumë deklarata kundër globalizimit janë gjerësisht të ekzagjeruara. Sot, për shembull, problemi më i madh në ekonominë amerikane është kriza e patundshmërive - që është kryesisht një problem shtëpiak. Duke e bërë globalizimin kurban të gjitha sëmundjeve ekonomike, shumë "progresistë" janë duke minuar forcën më të fuqishme për të çrrënjosur varfërinë globale.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora