E premte, 26.04.2024, 04:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Festim, kujtim, krenari!

E premte, 07.03.2014, 08:33 PM


AGIM GASHI

FESTIM, KUJTIM DHE KRENARI!

7 Marsi është Dita e Mësuesit dhe e shkollës laike shqipe. Për gjuhën dhe diturinë është punuar edhe para kësaj date. Sipas mendimit tim shkolla shqipe ka histori edhe më të gjatë për çka duhet studime të mjaftueshme e jo deri tani shkel e shko. Pishtarët e arsimit nuk i mungonin popullit tonë. Ndër shekuj kishim emra që u flijuan për shkollën dhe arsimin shqip si Pjetër Budi, Andrea Bogdani, Pjetër Bogdani, Pjetër Mazrekaj, Mikel Tarabulluzi e personalitete tjera të shquara të kulturës dhe historisë shqiptare. Në udhën e përkushtimit për shkronjën dhe shkollën kemi edhe mësues martirë, si Papa Kristo Negovani, Shtjefën Gjeqovi e shumë tjerë për të ardhur deri te vrasja e mësuesit Halit Geci para syve të nxënësve të tij si dhe shumë mësuesve tjerë që i mori lufta e fundit.

Na mbetet që në këtë ditë, kur festojmë në të katër atnët e tokave të Arbërit, ti kujtojmë e nderojmë edhe ata që u bë dhe për ne.

LAVDI MËSUESVE TË RËNË!

Për nder dhe në përkujtim të martirëve mësues po ua dhuroj poezinë time: „Kur vritet mësuesi“!

KUR VRITET MËSUESI

(Në kujtim të mësuesit Halit Gecit dhe të gjithë mësuesve martir)

 

Kur vritet mësuesi,

Rrëzës Qyqavicës,

Nxjerr tytën nga mali,

Pushkë e Shotë Galicës.

 

Kur vritet mësuesi,

Për nder të Atdheut,

Mbin mbi Dhaskal Todhrin,

Shpatë e Skënderbeut.

 

Kur godasin mësuesin,

Duar gjakatare,

Djemte e UÇK-së

Bëhen Abetare.

 

Kur vritet mësuesi

Për një pëllëmbë fushe,

Shkronjat n´Abetare

Marrin ngjyrë të kuqe.

 

Kur vritet mësues

Për dritë të lirisë,

Djemtë e UÇK-së

Marshojnë Arbërisë.

 

1997

A.G.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora