E shtune, 27.04.2024, 12:00 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Dardania dhe kontrastet e saja, jeta dhe mjerimi

E marte, 10.06.2008, 10:39 PM


Selim Hasanaj
DARDANIA DHE KONTRASTET E SAJA, JETA DHE MJERIMI

Nga Selim Hasanaj

Në lojen e burrave të Dukagjinit që quhet LOJA E KAPUQAVE zakonisht nuk i lejohet atij që rrin anash të flas sepse ai e shef ma së miri kokrren e fshehun. Që kjo asht e vertetë po bindem , por unë sado që jamë anash në lojen e politikes së shqiptarve në Dardani megjithate jamë akter i saj dhe pikrisht pse jamë anash, por edhe akter edhe po shof paksa ndryshe situaten në krahasim me ata që janë aktor në rrolet kryesore, pra që janë kryeprotagonist e pse jo besa edhe në krahasim me vetë votuesin e popullin e Dardanisë. Thash se jamë akter per shkakun se kur kerciten karrikat në Kuvendin e LDK-së dhe nji pjesë e madhe e antarve të kësaj Partie politike që me sukses per 17 vite e udhëheqi Dr. Ibrahim Rugova , u largue dhe u perbuzë unë me naivitetin tim që e kamë pa u hamend fare u radhita në këtë krahun e menjanuem dhe u riaktivizova pas shumë viteve pauzë në aktivitetet politke të atdheut tim permes nji partie politike. Pra u radhita perkrah Akademik Nexhat Dacit dhe bana cmos per ta formue Degën e LDD-së në Norvegji ku edhe u zgjodha Kryetar i Degës në Kuvendin Themelues të saj. Vjen pyetja pse pikrisht LDD e jo LDK si njeri që tanë jeten e adhurova dhe cmova Dr. Ibrahim Rugoven. Po pikrisht sepse atë kohë vlersova se ky krah ndjek rrugen e Dr. Ibrahim Rugovës e jo ai krahu tjeter. Nuk dij se a do ti ketë ndodhë dikujt tjeter që qysh në hapat e parë të aktiviteteve të pendohet se ku asht fut ashtu sikur më ndodhi mua qysh kur shkova në Konventen Themeluese të LDD-së në Shkurt të vitit 2007. Vet mënyra se si u mbajt Konventa ma perkujtojë bukur mirë kohen e LKJ kur sekretari i partisë lexonte ate që ishte pregatit ma heret dhe nga klani i naltë dhe masa vetem duhej tia bante aminin. U befasova se si ( nuk po due ti permend me emen per hirë të tyne) persona të deshmuem dhe të pregatitun nuk ishin në listen e Kryesisë së LDD-së, ashtu sikurse u habita kur pash se kush ishte në atë listë. Jo pse jamë i urtë dhe nuk fola, por thjeshtë edhe po të doja të flas nuk kisha shanse sepse askujt nuk ju dha shansa as të kandidojë as të kandidohet. Me aklimacion u zgjodhen organet drejtuese të Partisë dhe puna u krye. Pas perfundimit të kësaj në kontakte me njerz dhe farefis timin, antarë të partive tjera mësova se praktikë e tillë asht edhe tek ato. Heshta prap.
Harrova, nji ditë para Konventes Themelore neve perfaqësuesit e mergates shqiptare u ftuem të shofim lokalet e selisë së LDD-së. Ishin të mira, luksoze dhe të moblueme me mobilje të shtrenjta.
Mu duk se jamë në pallatin e Sulltanit të Brunejit e jo në zyret e nji partie të sapoformueme.
Dëgjova disa të pershperitshin se muralen në zyren e Kryetarit duhet ndërrue sepse Ai nuk e ka pelqye. Dikush peshperiti se ai asht njeri zotni dhe ka shije akademike. Dikush tregojë se qiraja e kësaj shtepie per Partinë LDD asht 5000 euro në muej. Unë nuk pava dicka të keqe në at murale e cila me siguri do të ketë kushtue mbi 1000 euro që të ndrrohet, por ndoshta dhe e pranojë se nuk pava pasi nuk dij ti vlersojë muralet dhe vleren e tyne artistike. U befasova me të gjitha por heshta. Doja të shof se si po zhvillohet loja. Pas publikimit të këtij artikulli dikush mund të më konsiderojë shpiun të partisë, si Kalë Troje i saj , por gabojnë sepse betohem se u angazhova me shpirt dhe me zemer per Nexhat Dacin dhe partinë e tij, e pse u pendova tani vetem pas nji viti lexuesi le të ketë durimin dhe ti lexojë arsyet. Pra disa nga arsyet e pendimit i shkrova ma naltë. Po vazhdojë me ato tjerat. Ishin zgjedhjet Lokale dhe ato shtetnore në nandor të vitit të kaluem dhe do flasë pak per kandidatet per prefekt të komunave nga partia ime LDD. Nuk do shkruej me emna por haptas shihej se janë fut në garë njerz të klaneve dhe të grupeve të intereseve klanore e personale. Nuk e fituem asnji komunë. Tash pas konsolidimit të partisë, pas 11 vendeve të fitueme në Parlament duhet mobilizim ma i madhë sepse mund të ndodhë që të ketë së shpejti zgjedhje sipas planit të Ahtisarit. Dhe per ta senzibilizue dhe mobilizue elektoratin Kryetari Daci me grupin e vet udhëheqës del neper teren mbrenda Dardanisë por ishte edhe në Zvicerr jo fort moti. Kuptohet në mergaten shqiptare lideret partiak vijnë vetem per të marr haraqin se tjeter interes as që kanë nga neve dhe as që ju bjen ndermend se neve egzistojmë dikund. Unë po e ceku se po shkruej dhe jamë i fokusuem në partinë time dhe lideret e mijë, por lexuesi le ta kuptojë këtë shkrim si kritikë per të gjithë lideret e Dardanisë sepse sikur thotë populli: KAPE NJANIN E MSHOJ TJETRIT të gjithë janë të njejtë.
Pikrisht per shkaqe të shtymjes me brryla dhe politikes klanore në Pejë u shkatrrue Dega e cila hala nuk asht konsolidue, nga Dega e Gjermanisë terhiqet ushtaraku Shpend Shala. Dega e Suedisë sipas disa burimeve ka pushue aktivitetin, në anen tjeter kumtesat nga zyret e LDD-së në Velani vijnë se LDD po rritet. Unë nuk mund ta gëlltiti këtë rrenë. Edhe Dega e Norvegjisë ku unë jamë Kryetar asht cfilitë dhe as antarsinë nuk dojnë antaret ta paguejn. Dhe per mos me vazhdue deri në pambarim me negativitetet dhe intrigat e partiashve klanor të partive politike të Dardanisë vetem në emen ,se në realitet asnjanes nuk u hanë palla per Dardaninë dhe ja pse thamë kështu. Pra po bajë krahasime DARDANI - NORVEGJI. Dardania shtet i posaformuem me mbi 60-70 të popullit të papunë, pa rrymë, pa ujë, pa infrastukturë, me mjerim total të familjeve të shkatrrueme nga lufta, bujqësia e shkatrrueme, industria e shkatrrueme, shendetsia katastrofë. Dhe veq ketyne edhe me rrezikun per ndamje të teritorit si pjesa e Veriut ajo lindore dhe problemi i kufinit me Maqedoninë. Norvegjia shtet me 4.500.000 banorë, me standardin jetsor ma të lartin në botë me papunsi 0,2% me energji dhe rrymë të mjaftueshme, me resurse dhe kapacitete ekonomike të bollshme, me liri dhe demokraci pa e pas asnji kerrcnim se dikush do ta gllabrojë. Ish kryeministri Kjel Magne Bondevik asht nga Molde qytet larg nga Oslo dikun mbi 400 km. dhe pikrisht per këtë kishte veturen zyrtare që ta perdorte nese udhtonte në vendlindjen e vetë. Kryeministri i tanishem Jens Stoltenberg kur e trashegojë Bondevikun kuptohet se e trashegojë edhe veturen e tijë shtetnore, por Parlamenti i tha se ai banon në Oslo dhe se nuk i duhet vetura zyrtare dhe ja muer at Stoltenbergut. Në Dardani edhe nepunsat e thjeshtë mjafton vetem të janë të perkdhelunit e kryetarit të Dardanisë, të partisë, të komunës ose e ministrit e kryeministrit dhe ka në perdorim veturen zyrtare. Po fillojë me radhe. Veren e vitit të kaluem zonja Donika Kadaj Bujupi vinte per ti vizitue prindet në fshatin Lubozhdë me veturë Gjip të KEKU-t, sa ishte Kryetar i Parlamentit qe ngrit pluhun se ka porositë veturë të blindueme Nexhat Daci. Unë nuk e besoja këtë atëherë. Thoja asht akuzë per ta kompromitue nji burri të madhë. Para nji jave dikush anonim më dergon nji leter në e-post adresen time dhe shkruen histori të gjatë të pist per tre personat e parë të LDD-së Nexhat Dacin, Besa Gaxherrin dhe Berin Ramosaj. Më irritojë kjo leter dhe mundohesha ta gjaj se kush ma kishte shkrue per ta sulmue ashper. Ai ose ajo këtë leter e kishte dergue si leter kolektive pothuej të të gjithë aktivistet e LDD-së në mergatë dhe edhe disave në Dardani. Mendova gjatë pasi e lexova. Akuzat per zonjen Gaxherri ishin të karakterit moral dhe nuk deshroja të mendojë per to jo per tjeter por asesi nuk i besoja. Akuzat per Kryetarin Daci ishin se ai ka ble per zonjen Gaxherri makinë Mercedes ndersa per veti Mercedes Gjip as këtë nuk e besova. Akuza per Berin Ramosaj në detaje ishte e sakt sepse historinë e familjes së tij e njof pasi halla e Berinit asht grueja e dajes tim dhe per ato që shkrueheshin në at leter per zotin Ramosaj nuk kisha cka të dyshojë. Ishin të sakta.

ATE QË NUK E ARRIJTI SI KRYEPARLAMENTAR E ARRIJTI SI I PARI I DARDANVE TË DARDANISË. NEXHAT DACI I JEP GAS MERCEDESIT GJIP
Mbramë si zakonisht u futa në sajdin e LDD-së dhe pash se Kryetari Nexhat Daci kishte vizitue Istogun dhe degen e LDD-së këtu dhe pas kësaj kishte shkue në Cerrcë per ta vizitue vendin ku ka lind I Shejti Dr. Ibrahim Rugova. Më erdhi të pelcas kur pash Mercedesin Gjip të parkuem para LISIT që Dr. Ibrahim Rugova e ka mbjellë me doren e vetë para shumë viteve. Pra as per veturat e Nexhat Dacit nuk paska rrejt as shpif shkruesi anonim. Jamë aktiv këtu në Sarpsborg në politiken lokale dhe at kantonale dhe po të kisha mundësi ta dergojë nji fotografi të zyres së partisë pozitë AP , Degës së saj në Sarpsborg dhe të kryetares Inger Kristine Torp por edhe ate të kantonit të Østfoldit kurr nuk do ta besojshin shqiptaret e mesuem me zyra superluksoze të partive dhe liderve partiak në Dardani kur do ti shifnin ato zyre modeste , me inventar dhe mobilim të thjeshtë , pa murale të shtrejta me ndonji pikturë kopje të Kjel Aykrust ose Munch-it. Njeriu normal do të turpnohej po qese ka vetem pak njerzi të paguej 5000 euro në muej qera per zyret e nji partie në nji shtet të varfen e të cfilitun cfar asht Dardania. A ju vie turp të kerkojnë voten e qytetarve njerzve të tillë pra të gjithë politikajve të Dardanisë sepse e perseris të gjithë janë të njejtë. Me siguri se jo sepse këta nuk kanë ftyrë. Në Norvegji as Kryeministri nuk ka veturë zyrtare ndersa në Dardani nji zadhense e KEKU-t e jo vetm nji lider partie shetisin me vetura zyrtare ose me vetura të bleme nga paret e antarve të partisë. Jo fortë moti koordinatori me Degët i LDD-së Hajrush Bajraliu dergon apel dhe kerkon ndihma per degët e partisë në Dardani nga mergata. Po ja perkujtojë edhe Bajraliut, edhe Dacit, edhe Ramushit, edhe Hashimit edhe Fatmirit dhe të gjithë dacave e macave tjerë se unë që nga viti 1971 e deri sot tanë jeten jetova dhe punova në diasporë dhe njimijë lëkura më kanë ra nga trupi dhe nga duert nga punet e randa fizike, por sado që kamë mundësi ta blej nji Mercedes Gjip ose nji Mercedes unë kënaqem me Volvon V40 karavan të vitit 1998 me të cilen qe disa herë vij në Dardani. Mue nuk ma banë zemra të vij me Mercedes dhe ti shof atje perditë njerzit se si lypin rrugve dhe lokaleve të Dardanisë, se si shumica edhe neper mbeturina mbledh ushqim per të mbijetue. As në kohen e Rankoviqit, as në kohen e ish Jugosllavisë , as në kohen e pushtetit pushtues të Serbisë së Millosheviqit shqiptari nuk asht kanë ma i perbuzun , ma i varfen , ma i shkretë. Dhe këtë politikajt tanë edhe me tituj akademik si p.sh. Akademik Nexhat Daci, Prof.Dr. Fatmir Sejdiu, Prof.Dr. Arsim Bajrami, Prof.Dr. Hajredin ( Pasha) Kuqi, Prof.Dr. Alush Gashi, Prof.Dr. Enver Hoxhaj etj etj nuk e shofin. Duhet të gjithë ose të jen të verber ose ta ken shpirtin katran perderisa nuk i shofin kontrastet e Dardanisë, të jetes së saj, mjerimin e qytetarit të saj. E garantojë ish idolin tim dhe kryetarin tim të partisë Nexhat Dacin se ato para që i ka perdor per ti ble Mercedes Gjipin, Mercedesin, ta moblojke thjesht selin e partisë dhe ta gjante nji seli me nji qera ma të vogël, dhe këto para të kursyeme po ti perdorke per nji ose dy raste ekstreme të ndonji të varfëni per të ja shpetue jeten dhe gëzue femijet jo vetem unë që do e perkrahja tan jeten por i mbarë populli do e ngritke në qiell, dhe në zgjedhjet e para që do të mbaheshin do të baheshim partia ma e madhe, pra do baheshim parti pushteti. Kështu si po duket bashibozuket shqipfolsa mafioz të Dardanisë të gjithë së bashku po i ndajnë fitimet e maskarallaqeve të veta edhe me perfitime edhe me humbje. Jamë i lumtun që jamë shqiptarë por që jetojë në Norvegji. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora