| E marte, 10.06.2008, 10:39 PM |
DARDANIA DHE KONTRASTET E SAJA, JETA DHE MJERIMI
Selim Hasanaj
Nga Selim Hasanaj
Në lojen e burrave të Dukagjinit që quhet LOJA E KAPUQAVE zakonisht nuk i lejohet atij që rrin anash të flas sepse ai e shef ma së miri kokrren e fshehun. Që kjo asht e vertetë po bindem , por unë sado që jamë anash në lojen e politikes së shqiptarve në Dardani megjithate jamë akter i saj dhe pikrisht pse jamë anash, por edhe akter edhe po shof paksa ndryshe situaten në krahasim me ata që janë aktor në rrolet kryesore, pra që janë kryeprotagonist e pse jo besa edhe në krahasim me vetë votuesin e popullin e Dardanisë. Thash se jamë akter per shkakun se kur kerciten karrikat në Kuvendin e LDK-së dhe nji pjesë e madhe e antarve të kësaj Partie politike që me sukses per 17 vite e udhëheqi Dr. Ibrahim Rugova , u largue dhe u perbuzë unë me naivitetin tim që e kamë pa u hamend fare u radhita në këtë krahun e menjanuem dhe u riaktivizova pas shumë viteve pauzë në aktivitetet politke të atdheut tim permes nji partie politike. Pra u radhita perkrah Akademik Nexhat Dacit dhe bana cmos per ta formue Degën e LDD-së në Norvegji ku edhe u zgjodha Kryetar i Degës në Kuvendin Themelues të saj. Vjen pyetja pse pikrisht LDD e jo LDK si njeri që tanë jeten e adhurova dhe cmova Dr. Ibrahim Rugoven. Po pikrisht sepse atë kohë vlersova se ky krah ndjek rrugen e Dr. Ibrahim Rugovës e jo ai krahu tjeter. Nuk dij se a do ti ketë ndodhë dikujt tjeter që qysh në hapat e parë të aktiviteteve të pendohet se ku asht fut ashtu sikur më ndodhi mua qysh kur shkova në Konventen Themeluese të LDD-së në Shkurt të vitit 2007. Vet mënyra se si u mbajt Konventa ma perkujtojë bukur mirë kohen e LKJ kur sekretari i partisë lexonte ate që ishte pregatit ma heret dhe nga klani i naltë dhe masa vetem duhej tia bante aminin. U befasova se si ( nuk po due ti permend me emen per hirë të tyne) persona të deshmuem dhe të pregatitun nuk ishin në listen e Kryesisë së LDD-së, ashtu sikurse u habita kur pash se kush ishte në atë listë. Jo pse jamë i urtë dhe nuk fola, por thjeshtë edhe po të doja të flas nuk kisha shanse sepse askujt nuk ju dha shansa as të kandidojë as të kandidohet. Me aklimacion u zgjodhen organet drejtuese të Partisë dhe puna u krye. Pas perfundimit të kësaj në kontakte me njerz dhe farefis timin, antarë të partive tjera mësova se praktikë e tillë asht edhe tek ato. Heshta prap.
Harrova, nji ditë para Konventes Themelore neve perfaqësuesit e mergates shqiptare u ftuem të shofim lokalet e selisë së LDD-së. Ishin të mira, luksoze dhe të moblueme me mobilje të shtrenjta.
Mu duk se jamë në pallatin e Sulltanit të Brunejit e jo në zyret e nji partie të sapoformueme.
Dëgjova disa të pershperitshin se muralen në zyren e Kryetarit duhet ndërrue sepse Ai nuk e ka pelqye. Dikush peshperiti se ai asht njeri zotni dhe ka shije akademike. Dikush tregojë se qiraja e kësaj shtepie per Partinë LDD asht 5000 euro në muej. Unë nuk pava dicka të keqe në at murale e cila me siguri do të ketë kushtue mbi 1000 euro që të ndrrohet, por ndoshta dhe e pranojë se nuk pava pasi nuk dij ti vlersojë muralet dhe vleren e tyne artistike. U befasova me të gjitha por heshta. Doja të shof se si po zhvillohet loja. Pas publikimit të këtij artikulli dikush mund të më konsiderojë shpiun të partisë, si Kalë Troje i saj , por gabojnë sepse betohem se u angazhova me shpirt dhe me zemer per Nexhat Dacin dhe partinë e tij, e pse u pendova tani vetem pas nji viti lexuesi le të ketë durimin dhe ti lexojë arsyet. Pra disa nga arsyet e pendimit i shkrova ma naltë. Po vazhdojë me ato tjerat. Ishin zgjedhjet Lokale dhe ato shtetnore në nandor të vitit të kaluem dhe do flasë pak per kandidatet per prefekt të komunave nga partia ime LDD. Nuk do shkruej me emna por haptas shihej se janë fut në garë njerz të klaneve dhe të grupeve të intereseve klanore e personale. Nuk e fituem asnji komunë. Tash pas konsolidimit të partisë, pas 11 vendeve të fitueme në Parlament duhet mobilizim ma i madhë sepse mund të ndodhë që të ketë së shpejti zgjedhje sipas planit të Ahtisarit. Dhe per ta senzibilizue dhe mobilizue elektoratin Kryetari Daci me grupin e vet udhëheqës del neper teren mbrenda Dardanisë por ishte edhe në Zvicerr jo fort moti. Kuptohet në mergaten shqiptare lideret partiak vijnë vetem per të marr haraqin se tjeter interes as që kanë nga neve dhe as që ju bjen ndermend se neve egzistojmë dikund. Unë po e ceku se po shkruej dhe jamë i fokusuem në partinë time dhe lideret e mijë, por lexuesi le ta kuptojë këtë shkrim si kritikë per të gjithë lideret e Dardanisë sepse sikur thotë populli: KAPE NJANIN E MSHOJ TJETRIT të gjithë janë të njejtë.
Pikrisht per shkaqe të shtymjes me brryla dhe politikes klanore në Pejë u shkatrrue Dega e cila hala nuk asht konsolidue, nga Dega e Gjermanisë terhiqet ushtaraku Shpend Shala. Dega e Suedisë sipas disa burimeve ka pushue aktivitetin, në anen tjeter kumtesat nga zyret e LDD-së në Velani vijnë se LDD po rritet. Unë nuk mund ta gëlltiti këtë rrenë. Edhe Dega e Norvegjisë ku unë jamë Kryetar asht cfilitë dhe as antarsinë nuk dojnë antaret ta paguejn. Dhe per mos me vazhdue deri në pambarim me negativitetet dhe intrigat e partiashve klanor të partive politike të Dardanisë vetem në emen ,se në realitet asnjanes nuk u hanë palla per Dardaninë dhe ja pse thamë kështu. Pra po bajë krahasime DARDANI - NORVEGJI. Dardania shtet i posaformuem me mbi 60-70 të popullit të papunë, pa rrymë, pa ujë, pa infrastukturë, me mjerim total të familjeve të shkatrrueme nga lufta, bujqësia e shkatrrueme, industria e shkatrrueme, shendetsia katastrofë. Dhe veq ketyne edhe me rrezikun per ndamje të teritorit si pjesa e Veriut ajo lindore dhe problemi i kufinit me Maqedoninë. Norvegjia shtet me 4.500.000 banorë, me standardin jetsor ma të lartin në botë me papunsi 0,2% me energji dhe rrymë të mjaftueshme, me resurse dhe kapacitete ekonomike të bollshme, me liri dhe demokraci pa e pas asnji kerrcnim se dikush do ta gllabrojë. Ish kryeministri Kjel Magne Bondevik asht nga Molde qytet larg nga Oslo dikun mbi 400 km. dhe pikrisht per këtë kishte veturen zyrtare që ta perdorte nese udhtonte në vendlindjen e vetë. Kryeministri i tanishem Jens Stoltenberg kur e trashegojë Bondevikun kuptohet se e trashegojë edhe veturen e tijë shtetnore, por Parlamenti i tha se ai banon në Oslo dhe se nuk i duhet vetura zyrtare dhe ja muer at Stoltenbergut. Në Dardani edhe nepunsat e thjeshtë mjafton vetem të janë të perkdhelunit e kryetarit të Dardanisë, të partisë, të komunës ose e ministrit e kryeministrit dhe ka në perdorim veturen zyrtare. Po fillojë me radhe. Veren e vitit të kaluem zonja Donika Kadaj Bujupi vinte per ti vizitue prindet në fshatin Lubozhdë me veturë Gjip të KEKU-t, sa ishte Kryetar i Parlamentit qe ngrit pluhun se ka porositë veturë të blindueme Nexhat Daci. Unë nuk e besoja këtë atëherë. Thoja asht akuzë per ta kompromitue nji burri të madhë. Para nji jave dikush anonim më dergon nji leter në e-post adresen time dhe shkruen histori të gjatë të pist per tre personat e parë të LDD-së Nexhat Dacin, Besa Gaxherrin dhe Berin Ramosaj. Më irritojë kjo leter dhe mundohesha ta gjaj se kush ma kishte shkrue per ta sulmue ashper. Ai ose ajo këtë leter e kishte dergue si leter kolektive pothuej të të gjithë aktivistet e LDD-së në mergatë dhe edhe disave në Dardani. Mendova gjatë pasi e lexova. Akuzat per zonjen Gaxherri ishin të karakterit moral dhe nuk deshroja të mendojë per to jo per tjeter por asesi nuk i besoja. Akuzat per Kryetarin Daci ishin se ai ka ble per zonjen Gaxherri makinë Mercedes ndersa per veti Mercedes Gjip as këtë nuk e besova. Akuza per Berin Ramosaj në detaje ishte e sakt sepse historinë e familjes së tij e njof pasi halla e Berinit asht grueja e dajes tim dhe per ato që shkrueheshin në at leter per zotin Ramosaj nuk kisha cka të dyshojë. Ishin të sakta.
![]() |
ATE QË NUK E ARRIJTI SI KRYEPARLAMENTAR E ARRIJTI SI I PARI I DARDANVE TË DARDANISË. NEXHAT DACI I JEP GAS MERCEDESIT GJIP |