E premte, 26.04.2024, 09:53 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Reagim ndaj kërcënimeve të Gjukanoviçit

E hene, 24.02.2014, 03:00 PM


SHOQATAT SHQIPTARE NË SHBA

REAGOJNË NDAJ KËRCENIMEVE TË GJUKANOVIÇIT

Ne,  shoqatat shqiptare me origjinë nga trojet tona etnike nën Mal të Zi, me veprimtari në SHBA reagojmë  ashpër dhe denojmë kërcenimet e despotit malazias, Milo Gjukanoviç.

Tentimi për disiplinimin e subjekteve politike shqiptare në Ulqin për shkak të etjes personale të Gjukanoviçit për pushtet është provokim i rëndë për të gjithë shqiptarët në rajon.

Ne, Shqiptarëve, asnjëherë nuk kanë arritur të na disiplinojnë as perandoritë e okupuesit ngado që ishin ato, e lëre ma një trafikant ndërkombëtar cigaresh i llojit të Gjukanoviçit.

Ne, diaspora shqiptare në SHBA, ia bëjmë me dije shtetit malazias dhe pushtetarëve të kësaj krijese se edhe ne dijmë dhe kemi potenciale  që kërcenimeve të tilla t’iu kundërpërgjigjemi qartë dhe fort.

Ne nuk do të ndalemi në kërkesat tona legjitime që Shqiptarët nën Mal të Zi të  gëzojnë të gjitha të drejtat që u takojnë në bazë të konventave ndërkombëtare të botës demokratike.

Mali i Zi nuk duhet lejuar që të hyjë në Unionin Europian duke nëpërkëmbur dhe shkelur të drejtat e popullatës autoktone shqiptare nën Mal të Zi.

Disapora shqiptare në SHBA do të ngrejë fuqishëm zërin në mbrojtje të interesave nacionale të shqiptarëve nën Mal të Zi që në mënyrë sistematike po shkelen nga shteti malazias me në krye Milo Gjukanoviçin.

Shoqatat nënshkruese:

1. Shoqata “Ana e Malit” –New York

2. Shoqata  “Ded Gjo’ Luli” – New York

3. Fondacioni “Dom Simon Filipaj” - New York

4. Fondacioni “Plavë-Guci” – New York

5. Fondi Humanitar “Malësia” – New York

6. Shoqata Atdhetare  “Malësi e Madhe” - Detroit

7. Shoqata Atdhetare “Kraja”  New York

New York - Detroit,  shkurt, 2014



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora