E premte, 26.04.2024, 04:00 PM (GMT+1)

Mendime

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ne nje interviste ne "Opinion", te Blendi Fevziut

E premte, 30.05.2008, 11:55 PM


Bamir Topi
Topi: Une s'komunikoj me Topallin

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ne nje interviste ne "Opinion", te Blendi Fevziut, ne TV Klan, zbardhi marredheniet me Berishen, opoziten dhe Kryeparlamentaren Topalli. Duke folur per dekretet e 5 anetareve te Gjykates se Larte, Topi tha se Kuvendi duhet t'i votoje. Nderkohe qe pranon se s'ka komunikuar me Topallin per kete qellim. Ai flet per ndryshimet ne Kushtetute, dhe zgjedhjen e Presidentit nga populli. Nderkohe qe reformen e pronesise e cileson shume te rendesishme.

Si mund t'i vleresoni keto 10 muaj ne detyre?

Keto 10 muaj kaluan shume shpejt, njeriu eshte i natyrshem te bej bilance, por s'kam pasur kohe te bej as bilance. Ka qene nje periudhe mjaft intensive, asgje jashte parashikimit dhe per shkak te pozicionit tim, qofte ne opozite, qofte ne mazhorance, kam pasur marredhenie te vazhdueshme me institucionin e Presidences dhe per kete jam i njohur me kete institucion.

Politika?

Eshte e pamundur qe ne zhvillimet politike te mos japesh nuancat politike, sepse e kerkon vete situata.

Pra, detyra e Presidentit, ndryshon nga pozicioni juaj me pare?

Une kam pershtypjen edhe qe ne dialogun qe do te kemi sonte do te keqkuptohemi. Ne kuptimin qe institucioni i Presidentit eshte nje detyrim ndaj opinionit publik qe per ngjarje te ndryshme te marr nje informacion nga nje tjeter pike kendveshtrimi.

Aktiviteti juaj?

Ka qene pjese e natyres sime, pjese e natyres se institucionit, une marr shume letra nga populli dhe asgje nuk ka ndryshuar. Une nuk them qe gjithcka eshte si me pare, por kerkoj qe te mos kete hapesira te medha.

Doja me e veshtire ne tryezen tuaj?

Dosjet e veshtira per institucionin e Presidentit jane ezauruar, por nuk dua te them qe ato qe jane me pak te rendesishme.

Sa i paanshem keni qene ne keto 10 muaj?

Jam i bindur qe kam qene i paanshem ne te tere periudhen 10-mujore si President. Natyrisht i takon aktoreve politike per te thene nese i ka kaluar kjo lloj psikoze, une mendoj qe nje analist i pavarur mund te shikoje se Presidenti ka qene ne nje pozicion Kushtetutes dhe te paanshem.

Raportet me Meten e Ramen?

Jane raporte normale. Ne kohen e debatit politik, raportet njerezore jane ato qe tregojne nivelin e konfliktit.

Ligji i pronave, gjithnje jeni shprehur per zgjidhjen perfundimtare per reformes ne pronesi...

Se pari, kam qene konstant ne qendrimin tim. Ndoshta ne kete pozicion mund te keqkuptohet, qendrimi ka qene konstant. Ceshtja e prones ka evoluar ne nje menyre shume te cuditshme ne Shqiperi. Ne fillimet e demokracise, pati nje lloj tendence te orientimit te popullsise drejt qyteteve te medha, pasi vinte pas nje kohe te gjate izolimi. Ne fillimi paten njerez qe u orientuan te pronat e tyre, kjo per shkak te nje shkeputje qe ishte krijuar me pronen. Sot situata eshte ndryshe, madje mund te them se mund te kete qene viti 1994-1995, ku filluan ato qe kishin stabilizuar vendin ne qytet i drejtoheshin zones rurale. Por situata eshte komplet tjeter, tani i drejtohen bregdetit. Eshte nje ceshtje e komplikuar, por qe nevojitet ta analizojne. Kur kam thene ne parlament para 2-3 vitesh qe te rikuperojme ate qe te rikuperojme, duke e njohur shume mire problemin e prones u shpreha ne ate menyre qe njerezit te shpetojme ate qe mund te shpetojne. Edhe sot eshte e mundur qe te shpetojme dicka. Karakteri i deformimit te prones eshte ne periferi te zonave urbane, njerezit ne 2008 jane bere te zgjuar, te vetedijshem. Ndersa zonat bregdetare kane nje proces tjeter, eshte nje proces i kamufluar, shumekush ecin me ligjin 7501 dhe te tjere kane pronat e veta. Kjo behet nje pengese per ceshtjen e turizmit.

A eshte zbatuar ne menyre abuzive ligji?

Ligji 7501 doli ne vitin 1991 dhe konsiderohet ndryshe per token bujqesore, u krijua mundesia qe ato qe ishin ne fshat te kishin nje toke te tyre. Por me pas ne trashegonim nje siperfaqe qe ishte dyfish e trasheguar nga koha e luftes. Pra ne ate kohe ishte 11% pa toke, ndersa ne 1991 po te kishim qene te kujdesshem do te realizohej kthimi i prones ne pronare legjitime dhe te kthehej te pronaret legjitim.

Eshte e ndershme qe akoma ndahen me 7501?

Ne menyre absolute jo.

Si do te zgjidhet?

Ju evidentoni, por une flas me te dhene konkrete, jane te dhena qe vijne nga KLSH, nga qytetaret, qe tregohet qe eshte abuzuar dhe keto dosje jane derguar ne prokurori per te marre me to ne menyre te efektshme. Ka mjaft familje qe jane ne konflikt dhe jane ne konflikte shumevjecare. Kjo situate duhet patjeter qe te gjej nje zgjedhje. Ligjet qe dalin here pas here, kjo tregon qe jo vetem nuk ka nje qartesi politike per kete pune, por mund ta mbajne te deformuar kete proces sepse kane interesa te drejtperdrejta.

Ju keni qene kryetar i Grupit parlamentar te PD?

Une sot flas me nje cilesi tjeter. Natyrisht me me shume informacion. Problemi nuk eshte shume tek natyra e ligjit, njerezit jane kontestues sipas atyre qe jane shprehur. Sot e kesaj dite jo vetem qe ligji vazhdon te zbatohet, por abuzimet ka qene te tilla qe njerezve i eshte hequr nje pjese e pasurise se tyre.

Pse vazhdoi?

Une nuk e di se cilat jane qendrimet politike te paleve, kur vjen puna per debat mbi pronen shpeshhere njerezit eksitohen shume dhe nuk mbajne interesat politike, por vetjake.

Ligji per legalizimin e cenon te drejten e pronesise?

Ketu eshte nje veprim antikushtetues. Eshte paraqitur nje ligj me defekte te natyres Kushtetuese. Se pari, ka pasur jo nje nen menyren e kalimit te pronesise, qe nuk paraqiste as nje afat per kalimin dhe kthimin e kompensimin e pronave. Shqiperia, parlamenti i saj vite me pare ka firmosur karten autonomise lokale. Me vendosje e disa kompetencave tek ALUIZINI kishte disa konflikte Pra, keto te dyja kane qene linja.

Por dekreti me te cilin kthyet ligjin mund te mos votohet?

Pa dyshim qe, duke dhene kontestimet, ato jane ne gjendje te ndermarrin procesin dhe qe, me sa di une, jane rivene ne pune per te ripare ligjin, pastaj ka ceshtje numrash, ceshtje aleancash. Gjithsesi, eshte e mundshme qe per nje problem te tille palet duhet te punojne me seriozitet dhe te ecin perpara.

Kthimi i ligjit do te acaroje marredheniet me mazhorancen?

Une jo vetem qe nuk eci me kete lloj psikologjie, nuk ka te beje me formimin tim. Vleresimet kane qene kushtetuese, fakti qe parlamentaret kane observuar ato qe une kam dhene si shpjegime tregon qe eshte keshtu.

Marredheniet tuaja me opoziten?

Presidentit aty ku ishte, aty eshte. Nuk ka pasur asnje lloj prekje nepermjet institucionit.

Prekja sipas jush ka ardhur me dekretet per anetaret e Gjykates se Larte?

Parimet Kushtetuese, ato qe prekin kete institucion. Une kam nje informacion qe duhet verifikuar lidhur me dekretimet e 5 anetareve te Gjykates se Larte. Institucioni ka detyrimin Kushtetutes te dekretoje anetaret e Gjykates se Larte dhe kete ia dergon Kuvendit te Shqiperise dhe e detyren parlamentin te jape pelqimin, po ose jo.

Eshte neni 136 qe flet per ekskluzivitetin e Presidentit per te derguar ne parlament dekretin. Eshte neni 126 i rregullores se Kuvendit, qe dekretet e Presidentit futen jashte radhe per t'u votuar pavaresisht ngarkeses qe mund te kete. Gjithashtu ajo kalon direkt ne komisionin perkates, sipas nenit 111 te rregullores se Kuvendit.

Mendoni se mund te bllokohen?

Une jam ne ndjekje te situates dhe dua te shikoj ecurine.

Jeni konsultuar me parlamentin?

Jo, eshte ne eksluzivitetin e Presidentit, qe kur eshte problemi per konfigurimin ligjor kushtetutes, qe njerezit e drejtesise duhet te jene njerez te shkeputur nga politike, sepse politika ka eksesin e plote qe te jape pelqimin ne parlament. Keto figura nuk jane qe nuk njihen.

Kriteri i perzgjedhjes?

Se pari, integriteti i tyre. Nje vleresim i karrieres se tyre personale. Une kam preferuar qe te jene nga gjykatat, njerez me background profesional, nderkohe qe kane pjese e vendimeve te Parlamentit per te qene perfaqesues edhe ne gjykaten e Strasburgut. Kam qene ne nje pozicion te tille per te harmonizuar jo interesat e grupeve, por per ate cka presupozohet per te qene nje gjyqtar i Gjykates se Larte.

Informacioni nga eshte marre dhe mund te quhet i sakte?

Presidentit i ka te gjitha mundesite qe te marri informacionet, nga KLD, nga Prokuroria, ai ka te drejte te marre informacion dhe ta vleresosh e pastaj ta dergoj ne parlament. Eshte ne eksluzivitetin e parlamentit qe te thote po ose jo.

Po sikur parlamenti te reagoje negativisht?

Ndodh qe Presidenti dergon nje kandidature tjeter.

Keni kontaktuar me Topallin?

Jo une kam ndjekur rrugen institucionale.

Si e konsideroni ndryshimin e Kushtetutes?

Une e kam dekretuar ate ligj. Natyrisht qe une nuk mund te jap konsiderata sepse konsideratat i kam dhene perpara, jo per esencen por se sa per kohen e shpejte qe eshte bere ndryshimi. Presidentit eshte garant i respektimit te Kushtetutes. Gje e cila nuk eshte respektuar, sepse Presidenti i ka bere thirrje qe ndryshimi i Kushtetutes eshte ne doren e partive politike.

Ndryshimi per zgjedhjen e Presidentit, jeni shprehur kunder?

Une mund t'ju them qe kam qene kontestues per kohen e realizimit te ketyre ndryshimeve. Pastaj secili mund te jete dakord apo jo, kjo nuk presupozon qe une te ndryshoj ate qe kam dekretuar. Une e kam shprehur ne bindjen time, momenti me i rendesishem do te ishte pikerisht menyra e zgjedhjes se Presidentit. Ne do ta zgjedhim presidentin me 50+1, cka do te thote qe do te jete produkt i nje mazhorance politike. Une kam rastin te them sot per here te pare pas ndryshimeve, qe pozicioni im ka qene nje pozicion qe s'ka te beje me pozicionin tim personal, sepse une jam ne vitin e pare te mandatit 5-vjecar. Une ne karrieren time politike kam kontestuar pozicione te ndryshme ne kohe te ndryshme.

Jeni per nje president te zgjedhur nga populli?

Ne menyre absolute po. Mund t'ju them qe institucioni i presidentit me kompetencat qe ka eshte nje institucion me kompetenca te shumta. Formacioni politik qe fiton zgjedhjet politike te pergjithshme, ka mundesi te zgjedhe qeverine, kryetarin e parlamentit, presidentin. Pra ajo lufte qe eshte bere per institucioni te pavarura tani ka shansin me te vogel qe te jene te depolitizuara.

Keto ndryshime e cenojne demokracine?

Ceshtja e ndryshimit te demokracise eshte shume relative. Pra kjo eshte edhe nje ceshtje e maturimit te shoqerise shqiptare, ato jane shume te rendesishme. Do me shume kohe

Cdo me thene me shume kohe?

Ndryshimet nuk jane qe mund te behen ne menyre te zakonshme, pasi eshte dokumenti themeltar i shtetit i cili votohet me ane te nje referendumi popullor. Per Kushtetuten nuk jane te interesuar jo vetem nje grup politikanesh, aty gjejne garancine nje grup shoqeror dhe kur preket nje Kushtetute nuk preket se i intereson nje grupi politik te castit ta ndryshoje. Ky kerkon nje proces politik te gjate dhe aty ku eshte me e domosdoshmja te ndryshoje.

Lehtesia e ndryshimit per anetaret e KQZ, kur ishit kryetar grupi i PD?

Ata ndryshime i mbaj mend shume mire sepse ne ate periudhe edhe na ndryshuan axhenden duke mos bere pushime. Kur gjerat jane per te ruajtur ekuilibrat jane te detyrueshme qe t'i besh.

Perse e gjeten kaq thjesht kete konsensus per reformen zgjedhore?

Une nuk mund te interpretoj asgje. Une s'kam pasur asnje lloj informacioni per kete ceshtje, absolutisht jo.

Ka nje kontestim per referendum?

Une sot nuk mund te shprehem gjithsesi, une do te shprehem kur Presidenti duhet te shprehet. Sot nuk jam nje aktor politik qe mund te bej nje motivim politik te ideve te mia, nese nje dokument te me bie ne tavoline i bie qe te shikohet dhe te analizohet, pastaj mund te vendoset.

Tentuat me deputete kunder ndryshimeve?

Nuk ka pasur asnje lloj inkursioni te tille. Pra ne rast se eshte thene dikur qe presidenti duhet te zgjidhet nga populli, pra mendimi i tyre eshte shprehur.

A ndiheni i fyer qe nuk jeni konsultuar per ndryshimet Kushtetuese?

Absolutisht jo.

Deklarata e Topallit se Presidenti eshte nje funksion ceremonial?

Nuk ka pasur thjesht prononcime nga personazhe politike apo presione, por ka pasur inkursione te drejtperdrejta, kur Presidentit te Republikes kerkohej qe te hiqeshin disa kompetenca. Kjo pasi ai ka kompetenca absolute. Atehere nese klasa politike mund t'i beje perseri me 115 vota keto ndryshime, atehere shume mire dhe Presidenti do t'i respektoje. Une kam qene me shume funksional se sa ceremonial, por edhe kete di ta bej shume mire. Ne si tiransa te vjeter, dime ta bejme dhe anen ceremoniale shume mire.

Por si e konsideroni deklaraten e Topallit, apo me sakte si i keni marredheniet me te?

Une merrem me ceshtje te punes dhe nuk merrem me analiza psikoanalitike.

Marredheniet tuaja me Berishen?

Me kryeministrin kemi pasur marredheniet njerezore mbi bazen e komunikimi institucional, raporte ku jane respektuar pozicionit e gjithsecilit dhe ne menyre shume te kujdesshme. Raportet njerezore jane shume influente ne ato institucionale.

Raportet institucionale kane natyrisht pjesen e vet te komunikimit dhe une mendoj se kohet e fundit kane qene pergjithesisht korrekt. Ka kontakte telefonike, kontakte nepermjet nje procedure.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora