E premte, 26.04.2024, 05:38 AM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Car Dushani - vepër diversante

E marte, 10.12.2013, 08:39 PM


Përmendorja  e Car Dushanit  në Shkup vepër diversante  nga  qarqet e Beogradit dhe të  Maqedonisë!

Nga Asllan Dibrani

Historikisht ju kemi shërbyer froneve  mbretërore që nga romakët me perandorë, te sllavët me Cara dhe Krala, te turqit me vezirë, pashallarë e Sadri Azema, kështu  po e nis këtë shkrim të radhës me rastin e   qorrsokakëve të shqiptareve pran fatkeqësive  tona kombëtare..

Ishim gjithmonë halë në sy për pushtuesit sllav dhe osman dhe më vonë gjatë shekujve i të dyve bashkë në  aleancë . Në fillim ndarës e më vonë në bashkëpunim i tyre  i  kushtëzonin shqiptarët që të kalojnë në serb-ortodoks ose në mysliman-turq, duke  bërë plan- projekte të shfarosjes së tyre  fare si komb!Metodat ishin nga më të ndryshmet, nga ato të dhunës e të vrasjeve e deri në ato të joshjeve të posteve dhe të pasurisë qe  historikisht në të gjitha periudhat na   krijuan   dëme , përçarje  me synime "përçaj e sundo".

Opsione te të përcaktuarit të imponuar  “Ose Turk ose Ortodoks” e dobësoj kauzën shqiptare!

-Me  projektet e këtilla   ish pushtuesit    i ndan  shqiptarët ne dy  opsione te të përcaktuarit  mbi etnitetin e tyre si ortodoks të sllavizohen ose të islamizohen , ‘turqizohen’, që kinse të shpëtoj nga sllavizmi  me kalim  ne turq ose e kundërta!.  Periudhe  me  shpatë dy tetëshe  kudo qe binin shqiptaret ishin të përgjakur.

-Kjo marrëveshje  e re në mes të Kishës Ortodokse të Konstantinopojës dhe të Osmanllinjëve: “Ose Turk ose Ortodoks” e dobësoj kauzën shqiptare   me çka nuk u la vend as shqiptareve katolik as shqiptarëve  si nacionalitet në vete.  Provokimet  me projekte   aleate  edhe sot  nuk kanë ndryshuar   nga sllavet   po edhe  nga turqit. Ata   duke  e u mbështetur në neglizhencën e shqiptareve,  që akoma nuk janë  kthjellë  nga një amulli shekullore , qe si pasoje e asaj politike aq brutale qe e ndjekin ish armiqtë,   ish pushtuesit dhe pushtuesit aktual   në trojet shqiptare. Ata  gjithmonë duke i pasur shqiptaret   hamallëgji politik   e posaçërisht në  ish vilajetin e Shkupit qe historia e njihet si qendrën ma me rëndësi  për interesat  kulturore dhe historike për shqiptaret. Politika qyqare    e njëanshme nga partitë politike shqiptare  në Maqedoni   , përçarje , mos uniteti   dhe një radikalizëm    lufte kundër njeri tjetrit, këto ditë,   armiqtë   serbo-maqedonase     i mobilizuan  me një lufte speciale  kundër shqiptareve  me  provokime të reja siç ishte  vendosja e   përmendores    Car Dushani ilegalisht në Shkup!?.

Oportunizmi  i  politikajve shqiptarë të Maqedonisë ,  po  paguhet  shumë shtrenjtë me   verbëri për pushtet të PDSHsë nga Menduh Thaçi  dhe nga  partia BDI  e Ali Ahmetit bashkëqeverisës   në pozicionin  folklorik në shtetin maqedonas!!!

-Pas vendosjes   se këtij busti  në Shkup  u dhanë disa reagime  të mediave , por nuk pati reagim  zyrtar  as nga organet  maqedonase, as atyre   shqiptare qe janë strukavë    kërrigat e buta   si parti politike   apo individ politik   "kukulla "  kinse  janë zgjedhur  nga shqiptaret  për ti mbrojtur    interesat e tyre?.

Ky oportunizëm  i shqiptareve të Maqedonisë ,  po  paguhet  shumë shtrenjtë me  koston e verbërisë për pushtet të PDSHsë dhe të z. Menduh Thaçi  ish mashe  e pushtetit  maqedonas,  po   në mënyrë shumë të njëjtë edhe kësaj radhe dhe me aq naivitet, po manipulohet qytetari shqiptar, i mllefosur, i zhgënjyer dhe i prekur në palcë të kurrizit, edhe nga  partia BDI  e Ali Ahmetit bashkëqeverisëse   në pozicionin  folklorik të  kukullës  në shtetin maqedonas.

-Politika qyqare   e të dy partive politike  shqiptare  "Bashkimi Demokratik për Integrim" dhe "Partia Demokratike Shqiptare"  i uzurpoi institucionet e vendit pa vullnetin e shqiptarëve, vetëm për tu bë pjesë e pushtetit dhe mashe e tyre  qe  i lanë shqiptarët pa të drejtat e tyre elementare , pa të drejtën e përdorimit të  gjuhës  , simboleve,  te drejtën e    jetuarit   të lirë. Me sa duket, pasojat e atij pazari do të vazhdojnë edhe në vitin 2014, duke ja hedhur fajin njeri tjetrit .

Maqedonia pretendon të hyj në bashkimin  evropian me shqiptarët dele  pa synime nacionale,  të shitur e  të manipuluar dhe te mashtruar pas  peshqesheve  sllave-maqedonase!

Edhe  pas  shkeljeve   te të drejtave të shqiptareve Maqedonia pretendon të hyj në bashkimin  evropian me shqiptarët dele  ne Maqedoni edhe ma gjerë.

Dihet qe Car Dushani pushtoi të gjitha trojet ku jetonin shqiptarët duke filluar me Kosovën, Shqipërinë, Shkupin e Janinën   ilegalisht e vendosen brenda natës forcat ilegale.  Përse heshtin shqiptarët qe nuk  i  marrin  buduzeret dhe mjetet adekuate për   shembjen e saj dhe  publikisht para bote , ta hedhin në koshin e plehrave . Lind pyetja ku janë shqiptaret , ku  janë  strukturat politike shqiptare në Maqedoni. Ky është provokim edhe  për Shqipërinë dhe Kosovën qe   as njëra as tjetra nuk reaguan edhe me dy fjale, pos mediave  qe   u munduan  të raportojnë për këtë  vepër diversante  nga  qarqet e Beogradit dhe të  Maqedonisë .

Në këtë shekull të ngrehet  përmendore e një sundimtari të ashpër dhe agresiv  mesjetar  ndaj shqiptarëve  është e pa tolerueshme  !

Pos  shqiptareve   në tërësi   në këtë  akt të shëmtuar  është dashur te reagojnë edhe qarqet  ndërkombëtare   në Evropë e ma gjerë.  Në këtë shekull të ngrehet  përmendore e një sundimtari të ashpër dhe agresiv  mesjetar  është e pa tolerueshme  për shqiptarët .

-Siç bëhet e ditur lidhur me këtë përmendore deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë se kush e kishte vendosur, përfshirë qytetin e Shkupit, Ministrinë e Kulturës apo edhe komunën Qendër, e cila theksojnë  se ajo është një ndërtim ilegal. Lind pyetja pasi qenka ilegale përse hezitohet dhe ruhet  nga policia  maqedonase  qe mos të shembet sa ma parë .

Politika aktuale dobësim  si faktor shtetformues, apo edhe të  një fazë tranzitore  drejt  shkëputje nga Maqedonia!

“Vendosja e përmendores së Car Dushanit në Shkup është një projekt i radhës së qeverisë sllavo- maqedonase që dëshiron t’iu mbjell brezave të ardhshëm shqiptar sllavizmin qe shqiptarët duhet ta kundërshtojnë   me force dhe "Car Dushani" duhet urgjentisht  të rrënohet nga ai vend. Lugetërve  fantazma  me ngarkesa  shoviniste  duhet  ndalur hovin  edhe në forma diplomatike  për mes ndonjë reagimi edhe nga Tirana zyrtare dhe Prishtina.

Nëse ndiqet aq një politike shterpe nga “Patriotët shqiptar politikan ” të Shkupit Partitë Politike Shqiptare, nga përfaqësuesit e tyre në Kuvend, pushtet e Qeveri në Shtetin e “përbashkët” të Maqedonisë  atëherë  së shpejti shqiptaret po asimilohen ,po zvogëlohen dhe po dobësohemi si faktor shtetformues, apo edhe  një fazë tranzitore  drejt  shkëputje nga Maqedonia.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora