E marte, 19.03.2024, 05:31 AM (GMT)

Mendime

Jorgo Bulo: Kontributi i Mirdites ne kulturen kombetare shqiptare

E premte, 23.05.2008, 12:54 PM


KONTRIBUTI I MIRDITES NE KULTUREN KOMBETARE SHQIPTARE

Prof. Dr. Jorgo Bulo

Mirdita, kjo treve e lashte ndoshta me emrin me te bukur ne boten shqiptare, perfaqson ne harten kulturore te Shqiperise nje areal karakteristik me nje pasuri te rralle traditash arkeologjike, etnografike, gjuhesore, folklorike e kulturore. Ajo perfaqson nje zone tipike te kultures qe E.Cabej e ka karakterizuar si unite dans la diversite –njesi ne ndryshueshmeri,pra njesia kombetare e shfaqjeve te kultures materiale dhe shpirterore e ngjizur permes nje pasurie dhe larmie te rralle te formave te jetes dhe te kultures se banoreve te saj. Shpirti konservator ose me sakte konservativ,i ketyre banoreve ka bere te ruhen ne shekuj traditat,gjuha,doket, vlerat e nje qyteterimi qe vjen deri ne ditet tona i deshmuar permes nje konservacioni dhe evolucioni shekullor,e’ka perben historine e zhvillimit shpirteror te kesaj treve,si pjese e historise se kultures kombetare te shqiptareve.
Traditat e jetes pagane dhe te qyteterimit kristian,te pasuruara me idete e reja te kultures se Rilindjes,qe ne poezine kulte te ketij populli i nyjetoi nder te paret nje bir i madh i Mirdites,nje poet i fillimeve te Rilindjes,imzot Prend Doci,i japi Mirdites nje vend te vecante per kontributin e saj ne rrjedhat e kultures kombetare.

Gjurmeve te kultures se hershme ilire dhe shqiptare,qe mund te datohen te dokumentuara qysh ne shek. VI-IV para eres sone,vjen e u shtohet nje deshmi monumentale e gdhendur as ne pergamen e as ne leter por ne gur,mbishkrimi i Arbrit (shek. 12-13) zbuluar ne Geziq,se pari nga Ipeni dhe interpretuar nga prof. Dhimiter Shuteriqi si nje dokument epigrafik mesjetar me rendesi te jashtezakonshme per historine e te parit formacion shteteror arberor,shtetit te Arberit.
Por ky mbishkrim ka rendesi jo vetem se mund te hedhe drite per epiqendren e atij shteti,por edhe per te deshmuar njesine e nje kulture me motivet e peraferta te dokumentuara ne mbeturinat e nje manastiri rreze Dajtit dhe manastirit te Shen Joan Vladimirit prane Elbasanit,ndertuar me 1381 prej Karl Topise,pra per perhapjen e nje motivi dekorativ ne mbishkrimet epigrafike te kishave tona mesjetare. Po ti shtonim ketij mbishkrimi, nje inventar te pasur e te larmishem mbishkrimesh te gjetura ne Mirdite nje inventar po aq te pasur ndertimesh kulti e rrenoja keshtjellash,kuptohet se Mirdita perfaqson nje arene ku jane zhvilluar proeese me rendesi per historine politike,fetare, dhe kulturore te shqiptareve.

Kuvendet benediktine e me pas franeeskane ishin vatra te kultures e te qyteterimit kristian,mjafton te kujtojme se Shuflai flet per faktin se ne kuvendet benediktine pergatiteshin klerike per gjithe Shqiperine Veriore e Dalmacine. Por ato dhe dyqind e ca kishat e Mirdites ishin dhe qendra e lulezimit te artit ndertimor dhe te artit ikonogrfik kishetar. Afresket e Kishes se Rubikut,sie e ka vene ne dukje fare mire dhe studiuesi mirditor Ndue Dedaj,formojne nje ansambel me pikturat e kishes se Vaut te Dejes dhe te manastirit te Shen Pandelimonit te Shkupit,nje ansambel veprash ikonografike te stilit bizantin,e’ka deshmon se rrymat e medha te artit kishetar kishin gjetur nje truall te natyrshem,nje treve nga me te hershmet te perhapjes se krishterimit. Ajo e’ka sjell Mirdita ne kete rast ne kulturen kombetare jane vlerat e qyteterimit kristian,dhe kultura e ruajtjes,kultura e konservimit te atyre vlerave,dhe e konservimit te besimit edhe ne kushtet kur ne bashkesine shqiptare ndodhi nje thyerje dhe ndryshim drastik me kembimin e feve.

Por Mirdita eshte jo vetem vendi i kishave,por dhe vendi i shkollave, i nje rrjeti institucionesh arsimore ne ndonje prej te cilave kishte hyre mesimi i shqipes te pakten nga shekulli XVII(te dhena jo krejtesisht te konfirmuara flasin per kete fakt qe prej1637-1642)

Fale karakterit te tyre konservator mirditasit e ruajten shqipen ne trajten e saj te folur e me pas te shkruar,duke shpetuar nga humbja forma e fjale me rendesi per te ndjekur historine e zhvillimit te saj. Nuk eshte e rastit qe prof. E.Cabej ne studimet e tij etimologjike u referohet shume shpesh te mbeturave arkaike ne te folmet e Mirdites per te identifikuar burimin dhe zhvillimin etimologjik te shqipes.

Pasuria etnografike,larmia e kostumeve dhe e zejeve popullore,e dokeve dhe e manifestimeve te shpirtit krijues te mirditorit,e folklorit me fondin brilant te lirikes dhe sidomos te epikes,ushqyen zhvillimin e nje kulture popullore dhe reflekse,rrekete e se ciles u derdhen ne rrjedhen e gjere te kultures kombetare,here ne trajten e tyre gjenuine dhe here ne trajten e tyre te rafinuar permes perpunimit mjeshteror prej disa krijuesve te medhenj qe Mirdita i mekoi me traditat e saj. Nuk eshte aspak e rastit,qe dy vepra monumentale te kultures kombetare te shqiptareve,”Lahuta e Malcis” e Gj.Fishtes dhe “Kanuni i Leke Dukagjinit” i Shjefen Gjeeovit zene fill ne Gomsiee. Asnje pjelle kulturore qe lind ne shtrat te huaj nuk mund te mbaje vulen e identitetit kulturor e shpirteror te popullit te vet;pikerisht se keto vepra u ngjizen ne shtratin e tyre te natyrshem shprehin aq mire shpirtin e polemit te mjeshterve qe i krijuan.

Ne kete shtrat traditash te pasura linden dhe disa nga njerezit e medhenj te Mirdites,aq te shumte sa zor ti permendesh edhe me emra,por do te mjaftonin vetem emrat e tre prej tyre:Prend Doei,Ambroz Marlaskaj, dhe Dom Nikoll Gazulli,i pari Abati i Mirdites,poet dhe misionar kishetar e atdhetar,i dyti atdhetar e polemist i flakte,filozof dhe profesor i universiteteve te degjuara europiane,i treti shkencetar,filolog dhe folklorist qe iu nderpre ne menyre tragjike jeta dhe puna mbi veprat “Fjalor i fjaleve te rralla te malesive veriore” dhe “Fjalori toponomastik”
Ne kete trinitet padyshim meriton te ndalohet te kontributi i P.Doeit ne proeeset e formimit te kultures kombetare.
Prend Doei i perket atij qarku kulturor e konfesional qe ne shekujt e mjegullt te Mesjetes shqiptare me vepren e Buzukut,te Budit, Bogdanit e Bardhit kishte themeluar traditen e shkrimit te shqipes e te letersise shqipe,duke u bere bartes i vlerave kulturore e atdhetare te shqiptareve dhe i identitetit te tyre si popull. Por ai vinte ne letrat shqipe pas nje heshtjeje prej trecerek shekulli ne leme te botimeve te letersise katolike. Duke ringjallur me vepren e tij nje tradite gati te harruar, ai do te inicionte nje tradite te re dhe bashke me Zarishin,De Martinon e Bytyein do te peruronin fillimet letrare te qarkut katolik qe i dhane jete te vertete krijues si Mjeda,Shiroka,Fishta e ndonje tjeter. Keto ne thelb ishin dhe fillimet e letersise shqipe te Rilindjes Kombetare brenda truallit etnik te shqiptareve.
Me punen e tij si atdhetar dhe si veprimtar politik e si klerik,me ndihmesen e tij ne fushe te gjuhes e te njesimit te alfabetit,si dhe me krijimtarine e tij ne leme te publieistikes e te poezise, P.Doei do te paralajmeronte ardhjen ne jeten shqiptare te njeriut te Rilindjes.

P.Doei hyri ne levizjen kombetare si luftetar dhe si poet i saj. Si poet na kane mbetur prej tij dy poezi te shkruara ne vitet ’70 te shekullit XIX, ndoshta dhe nje e trete e nenshkruar nga “nji djale prej Shqypniet” . Pak, fare pak por megjithate te mjaftueshme per ta quajtur P.Doein poet. Te mjaftueshme per disa arsye.
Ato vjersha shenojne shkeputjen e madhe nga poezia e vjeter shqipe per nga fryma dhe nga format: nga nje poezi e kultivuar brenda stilit te kengeve te pershpirtshme,ajo nis te kultivoje vlera te reja te nje stili energjik te nje gjuhe poetike te levruar,te pasur e te gjalle. Ajo nga ana tjeter nis te perterije skemat e kapercyera ritmike dhe te tingelloje me nje ekspresivitet te ri, me nje kadence marciale e me nje larmi me te madhe rimash. Por ajo paralajmeron Rilindjen edhe nga nje aspekt tjeter. Ajo vjen ne poezine shqipe si shprehje e prirjes integruese dhe njesuese te gjuhes poetike te letersise se Rilindjes. Ne poezine e P.Doeit shqipja na vjen e paster, ajo merr fryme lirisht duke u shkeputur perfundimisht nga tradita poetike e meparshme e lidhur pas modeleve poetike e gjuhesore orientale. Prirjen integruese dhe njesuese,qe shenoi udhen e gjere te zhvillimit te kultures se Rilindjes,gjuha poetike e P.Doeit e shpreh edhe ne nje drejtim tjeter. Ai nuk hyn ne letersine shqipe si poet i katundit te vet,por si poet i kombit,dhe pikerisht me kete vetedije ndryshe nga ndonje poet tjeter para ose pas tij, ai nuk shkroi me nje gjuhe te ngushte dialektore, por me nje shqipe qe ta kuptonin dhe ta shijonin gjithe shqiptaret. Keto dy vjersha jane te mjaftueshme per ta quajtur Prend Doein jo vetem poet,por poet te fillimeve te Rilindjes,pikerisht sepse ne to u shprehen ato motive qe do te formonin me vone truallin e ideve mbi te cilin lindi letersia kombetare.

Kultura kombetare e shqiptareve eshte nje mozaik vlerash dhe nje fragment cilesor i ketij mozaiku te madh eshte Mirdita me relievin e saj kulturor po aq te thyer e te pasur sa relievi i saj gjeografik, me substratin e saj te thelle anash qe i jep njesine ketij mozaiku krijues ne shekuj,me mundin e gjithe viseve dhe gjithe brezave te krijuesve te ketij vendi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora