E premte, 26.04.2024, 07:02 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Rregullat për nënshtetësinë italiane

E diele, 06.08.2006, 07:28 PM


Bëhet dhe provimi i gjuhës dhe ceremoni betimi

Qeveria italiane miratoi projektligjin e ri që integron emigrantët

Të lindësh, studiosh apo të kesh një punë disavjeçare në Itali dhe sërish të mbetesh i huaj. Për mijëra fëmijë të emigrantëve të rregullt, madje edhe për prindërit e tyre, ky është një realitet. E kthyer tashmë në praktikë dhënia e përvitshme e lejeve të qëndrimit dhe vështirësive burokratike apo në miratimit të dokumentave shkollore dhe mjekësore, janë prova që dëshmojnë të shkuarën. Tani e tutje gjithçka mund të ndryshojë, nëse kalon në Parlament, projektligji i prezantuar nga ministri Amato dhe do të aprovohet mëngjesin e të premtes nga Këshilli i Ministrave në Itali.

Rezidenca
Pesë vjet qëndrim, leje të rregullta, të pandërprera për emigrantët e rregullt do të jetë e mundur nëse ata kërkojnë të bëhet shtetas italiane. Fëmijët e tyre të vegjël, nëse lindin në Itali do të bëhen automatikisht italianë, të tjerët pas një kërkese të bërë nga prindërit. Më këtë parashikohet që Italia të vendoset në rradhën e vendeve të tjera evropiane, në të cilat po ndodh kështu, me të njëjtat hapa, në Angli dhe Francë, ndërsa në Gjermani për shtetësinë nevojitet të priten 8 vjet.

Të vegjlit
Deri tani fëmijët e lindur në Itali nga prindër të huaj mund të kërkonin shtetësinë vetëm kur mbushin 18-vjeç, duke u shprehur se duan të qëndrojnë në Itali në vazhdimësi. Ndërsa për më të rriturit kërkohet që kjo kërkesë të bëhet 10 vjet pas qëndrimit në vend.

Martesat
Hartimi i ligjit “Gërshërët” nga 10 në 5 vjet qëndrim në Itali parashikon se të huajt duhet të bëjnë kërkesë për shtetësi, kjo ka të bëjë edhe me faktin që të bërit shtetas italian nuk lidhet vetëm me motivin e punës dhe qëndrimit, por edhe për martesat, pas plotësimit të disa kërkesave. Kështu me shumë pikpyetje që do të mund të evitojnë në rradhë të parë interesin, të huajt që duan të martohen me një grua apo me burrë italian, do të vazhdojnë të jenë sërish nën kontroll. Më së shumti për të shmangur mashtrimet gjatë këtij procesi, është vendosur që të shtyhet afati nga 6 muaj që është aktualisht në 2 vjet njohja e shtetësisë që nga momenti i martesës.

Provimi i gjuhës dhe kulturës
Projektligji i aprovuar mëngjesin e djeshëm parashikon që para miratimit të shtetësisë, duke iu referuar edhe praktikave evropiane, kërkon dhënien e provimit të gjuhës dhe kulturës italiane, jo vetëm sesa këta persona dinë të shkruajnë apo të flasin, por një quiz me disa pyetje. Kjo do të shërbejë për të verifikuar sesa realisht ky është vullneti i vërtetë i integrimit në frymëzimin italian. Më pas mendohet që kjo të finalizohet me një ceremoni solemne, ku përveç betimit, ashtu siç ndodh në filmat amerikanë do të legjitimohet “lindja” e shtetasit të ri.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora