E premte, 26.04.2024, 05:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Miradije Gashi

E diele, 26.05.2013, 04:50 PM


Miradije Gashi

 

 

KUJTOJ

 

Kujtoj nënën që me ninulla

Me mëkoi që fëmië;

Kujtoj babain që më mbolli

Thellë-thellë në zemrën time

Gjithë kujtimin e martirëve.

 

E po ndodhi ndonjëherë

T'më rrah zemra më ngadalë,

Dine se unë zemrën time

Veç martirëve ua kam fal.

 

Me një shpresë që zemra e tyre

Të fillojë sërish t'u rrah,

Kështu si rrah kjo zemra ime

Rrah dhe s'ndalet veç për ta.

 

 

KUR UNË SHKRUAJ

 

Kur unë shkruaj,

Fëmijët me duartë ngjyrë

Ylberi

Gatuajnë jetën

 

Moti i kohës

Ik andej

ku banojnë shtrigat

Unë,

E hap zemrën time

Për më shumë se dashuri

 

 

KUR KE MALL

 

Kur menduan se heshtëm

Folëm ne.

Dhe fjala jonë

U bë këngë,

U bë jehonë.

E bota shtangu,

Bota heshti!

Sapo fjalët ia zu veshi.

Mirëpo fjalët dot nuk shuhen,

Fjalët s'heshtin

Kur ke mall...!

Janë cicërima...

E janë rrahje t'forta zemre

Që t'mbajnë GJALLË

 

 

MË DASHURO

 

Më dashuro,

Si unë penën e Naimit

Tokën ta arnojmë si ishte dukur

 

Më dashuro,

Si unë shqipen në flamur

Të ndërtojmë kullën gur mbi gur

 

Më dashuro,

Besa-besë, si burrat dikur

Unë të bëhem shqipe

E ti flamur

 

 

ZOGU I ËNDRRAVE TË MIA

 

Ti ike dhe erdhe prapë

Kur fusha e mali

Derdhën shkëlqim

Në shpirtin tim.

Ti erdhe por prapë ike

E n'buzë më ngriu fjala, shqim.

Vetëm edhe një herë po erdhe ti

Mes nesh vend s'do t'ketë vetmia.

Kënga atëherë do t'ketë emrin tënd,

Do t'jesh zog i ëndrrave t'mia!



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora