| E diele, 26.05.2013, 04:50 PM |
Miradije
Gashi
KUJTOJ
Kujtoj
nënën që me ninulla
Me mëkoi
që fëmië;
Kujtoj
babain që më mbolli
Thellë-thellë
në zemrën time
Gjithë
kujtimin e martirëve.
E po
ndodhi ndonjëherë
T'më rrah
zemra më ngadalë,
Dine se
unë zemrën time
Veç
martirëve ua kam fal.
Me një
shpresë që zemra e tyre
Të
fillojë sërish t'u rrah,
Kështu si
rrah kjo zemra ime
Rrah dhe
s'ndalet veç për ta.
KUR UNË
SHKRUAJ
Kur unë
shkruaj,
Fëmijët
me duartë ngjyrë
Ylberi
Gatuajnë
jetën
Moti i
kohës
Ik andej
ku
banojnë shtrigat
Unë,
E hap
zemrën time
Për më
shumë se dashuri
KUR KE
MALL
Kur
menduan se heshtëm
Folëm ne.
Dhe fjala
jonë
U bë
këngë,
U bë
jehonë.
E bota
shtangu,
Bota
heshti!
Sapo
fjalët ia zu veshi.
Mirëpo
fjalët dot nuk shuhen,
Fjalët
s'heshtin
Kur ke
mall...!
Janë
cicërima...
E janë
rrahje t'forta zemre
Që
t'mbajnë GJALLË
MË
DASHURO
Më
dashuro,
Si unë penën
e Naimit
Tokën ta
arnojmë si ishte dukur
Më
dashuro,
Si unë
shqipen në flamur
Të
ndërtojmë kullën gur mbi gur
Më
dashuro,
Besa-besë,
si burrat dikur
Unë të
bëhem shqipe
E ti
flamur
ZOGU I
ËNDRRAVE TË MIA
Ti ike
dhe erdhe prapë
Kur fusha
e mali
Derdhën
shkëlqim
Në
shpirtin tim.
Ti erdhe
por prapë ike
E n'buzë
më ngriu fjala, shqim.
Vetëm
edhe një herë po erdhe ti
Mes nesh
vend s'do t'ketë vetmia.
Kënga
atëherë do t'ketë emrin tënd,
Do t'jesh zog i ëndrrave t'mia!