E marte, 30.11.2021, 05:40 AM (GMT)

Kulturë

Spiro Gjikondi: Fifth Avenue

E shtune, 03.11.2012, 10:19 AM


Spiro Gjikondi

Fifth Avenue

Se jam e s'kam, e kam e s'kam....

Te kam mallkuar, pleqeri,
dhe prape te mallkoj
se jam e s'kam
e kam e s'jam

Ketu.
atje...

ne sixth and fifth
and between,
Rockfeler Center - Mbret,
a skllav,
a qen lypsar,
a filozof dilemash:

Kam e s'jam
e jam e s'kam
as Djall,
as Zot.

O perendi!
Perse me njeren dore
me mer harbuterisht
ato qe dikur vete m'i dhe
me doren tjeter
bujarisht?

Per c'lashe pas - e di
edhe me dhemb:
nje varg,
nje fjale,
a nje subjekt...
Se c'gjej perpara
me mundon:
a plak xanxar,
matuf a cmendarak,
a Jeronim Derade
me nje carage ne xhep?

Te befsha m..., pleqeri,
mbi mermerimen
jam e s'kam
e kam e s'jam...

E gjithe bota, tej-tehu,
ketu u mbajt
e u vertit,
ne te dy boshtet,
horizontal e vertikal:
Ne jam e s'kam
e kam e s'jam,

U perpelit,- u cel
u ul,- u ngrit,
u gdhi,- u ngrys
me gaz e lot
dhe kenge e vrer

Ah! jam e s'kam
Oh! kam e s'jam...

Pra, s'ka c'me duhet me
se c'isha dje,
as ka c'me duhet
ku do jem.

Sot kam
e jam,

ketu,
atje,
ne sixth and fifth
and between,
Rockfeler Center - Mbret
a filozof lypsar,
Packa se neser
kockat shtroj
e fle perjetesisht
Tufine, Sharre, Lekekond
a Forest-Hill...

shtator 2012



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora