E shtune, 27.04.2024, 12:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Besnik Lajçi: Ibrahimi u bë Marin

E shtune, 03.11.2012, 01:21 PM


Kujtime nga fëmijëria ime në Kosovë

Kosova sa kishte dalë nga lufta e shkatërrimi. Këto tre shkronja të janë fillimi i diturisë e përparimit të këtij vendi. Marinin e çmoj sepse veproi njësoj si Kadri Osmani, duke e bërë Osmanin Man, kurse ky mik imi, që e patën pagëzuar prindërit Ibrahim, për t’i dëshmuar botës se nuk është as turk e as arab, Ibrahimin e bëri Marin.

Nga Besnik Lajçi

Kur isha fëmijë, duke ecur m’u shfaqeshin shkronjat e ndryshme. Në rrugë në targa të makinave, në reklama të fabrikave etj. Si fëmijë, para se të shkoj në shkollë, nuk dijsha ta gjej një përgjigje, një shpjegim, pse kah shkon njeriu ka veç shkronja, sidomos shkronja të ndryshme të alfabetit! Fillova të shkoj në shkollë fillore. Ditën e parë më caktuan klasën. Kur hyra në mësojtore, pashë kishte shumë fëmijë aty të moshës sime, djem dhe vajza. Klasa ishte me plot shkronja të ndryshme dhe  numra të  ndryshëm, dhe vizatimet ishin të rethuara nga shkronjat e alfabetit. Mu duk se  thojshin shkronjat: „Mirë se erdhët te unë. Unë nuk do jem askurrë larg jush. Do të më keni në çdo hap, në çdo moment. Do të jem gjithmonë edhe në trurin Tuaj. Pa mua nuk do keni mundësi të shkoni askund. Do jeni të varrur tërë jetën nga unë. Unë do t’ju përcjell tërë jetën. Tërë jetën do të angazhohem për të mirën e juaj. Shumë kujtime do të ju mbeten të paharruara përjetë. Do të filloni me të tri shkronjat, nga ato 36-të të alfabetit Shqip. Do të filloni me Abc, Abc, abc… Pastaj, me të tjerat, por në fillim me Abc-në, që këto tre shkronja do ju hapin rrugën e jetës e të përparimit.” Disa nga to, sidomos tre të parat, janë shkronjat më të dashura. Pa këto tre shkronja bota nuk do të përparonte, pra, pa i mësuar në fillim këto tre shkronja.

Si fëmijë nuk mujsha t’i hjeki sytë. Ishte hera e parë që hyjsha në një shkollë, në një klasë. Disi m’u duk vetja më i fuqishëm dhe më i gëzueshëm. Mësuesja (znj. Belkize Shaqiri) e shkollës “8 Marsi”, hyri në klasë. Ne të gjithë të njëjtë si lapsat, u çuam në këmbë, duke thënë: Mirëditaaaaaaaaaaaaa! Poashtu edhe mësuesja na përshëndeti me fjalët: Mirëseerdhët nxënës të dashur! Kështu filloi dita e parë e mësimit të tre shkronjave Abc. Disa here, natën i kam parë ëndërr këto tre shkronja. Rrugën për në shkollë e bëja me gëzim duke i përsëritur këto tre shkronja Abc, Abc. Çdo shkronjë që e shihja rrugës në ndonjë  targë makine apo reklame mundohesha që t’a mësoj. Pas mësimit të alfabetit kisha dëshirë t’i numroj shkronjat e reklamave apo të fjalive. Kjo më ka përcjellë tërë jetën, pra duke i numërua shkronjat shembull sa shkronja i ka kjo fjali apo ajo tjetër. Shkronjat e para të njerëzimit Abc janë shkronjat më të respektuara për mua.

Kaluan shumë e shumë vite në mërgim. Mësova shumë alfabete të huaj. Por të gjithë fillonin poashtu me Abc. Mirëpo, mua gjithmonë më shkonte mendja kur fillova klasën e parë të shkollës fillore. Mësimi i këtyre tre shkronjave sa paska qenë me rëndësi për njeriun. Pas çlirimit të Kosovës nga serbët, ishte hera e parë kur shkova në Kosovë, pas plotë 20 vitesh. Kalova nga lagjeja ime e cila ishte djegur e tëra nga forcat serbe. Fillova të çapëloj atyre rrugicave duke ecë sikur të isha fëmijë, duke e përsëritur Abc-en në mendjen time. Shkova te shkolla ime. Por fatmirësisht nuk ishte e djegur por e vetëm demoluar. Hyra në obor të shkollës. Oborri disi mu duke shumë i vogël. Hyra në godinën e shkollës, në katin përdhesë ku gjendej klasa ime I-6 (Kl. e parë gjashtë) ku pikërisht kisha filluar dhe mësuar shkronjat e para, pastaj vazhdova te salla e gjimnastikës… Ishte po e njëjta pas 30 viteve, ashtu si e kisha lënë. Aty u ula duke i menduar shokët e shoqët klasës. Mësuesën tonë të dashur dhe nderuar. Pastaj, e mendoja kujdestarin pas klasës së katërt zt. Riza Blaka.

Ishte shkolla pa nxënës, e heshtur. Mendoja sa e sa gjenerata kanë dalë nga kjo shkollë! Po ku janë ata njerëz, kah janë shkuar? Si e kanë përjetuar jetën në këtë luftë? Aty për aty me shkoi një ide, ta ndërtoj një monument për këto tre shkronja ABC. Shkronja të arta për njerëzimin. Të ndërtoj në një park të qytetit ku ishte obori i shtëpisë së kulturës në Pejë. Aty ishte emëruar parku me emërin Parku i Nxënësve. Aty vendosa ta bëjë atë monument për  këto tre shkronjat ABC. Pas një kohe filloi puna. Aty u vendosën tre shkronjat ABC nga graniti e ku shkruhej poshtë: Dhuratë për arsimin e Pejës nga Besnik Lajqi, me vendbanim në Danimarkë!

U vendos të zbulohet në ditën kur do fillojnë fëmijtë, kur fatosat të nisën në klasën e parë, pra më një shtator. Unë i bleva 300 copë abetare, 300 copë fletore si dhe 300 lapsa, të cilët ju shpërndamë fëmijëve të cilët fulluan vitin e parë shkollor. Zbulimin e këtyre tre shkronjave e bënë vetë fëmijtë. Ishte një gëzim i madh për ata voglushë që e bënë zbulimin e këtyre tre shkronjave. Fëmijtë filluan menjëherë duke i recituar Abc, Abc. Kishin ardhur shumë nxënës të shumë shkollave të Pejës. Fëmijtë me mësues të tyre e me prindër. Të gjithë ishin shumë të lutmur e të gëzuar. Poashtu ishte gëzim edhe për mua e për mësimëdhënës e prindër. Kosova sa kishte dalë nga lufta e shkatërrimi. Këto tre shkronja të janë fillimi i diturisë e përparimit të këtij vendi.

Në këtë organizmim më ndihmoi edhe një bashkvendas imi, Marin Kelmendi, i cili ishte shumë i gëzuar që fëmijtë ishin të lumtur kur u bë zbulimi i këtij monumenti të diturisë. Marinin e çmoj sepse veproi njësoj si Kadri Osmani, duke e bërë Osmanin Man, kurse ky mik imi, që e patën pagëzuar prindërit Ibrahim, për t’i dëshmuar botës se nuk është as turk e as arab, Ibrahimin e bëri Marin. Disa fëmijë më thanë: Ne nuk do të harrojmë kurr këtë nderë që e bëre për ne, duke na mundësuar që pikërisht ne t’a zbulojmë këtë monument të këtyre tre shkronjave. Nëse të gjithë të harrojnë neve askurrë nuk do të të harrojmë. Pas 12 vitesh isha duke kaluar afër atyre shkronjave e disa fëmijë me çanta në krahë kalonin aty duke i përsëritur shkronjat Abc, Abc, Abc, Disa bënin foto, disa tjerë vizatimin e këtyre shkronjave… Isha tejet i lumtur për punën që kisha bërë për këta fëmijë të dashur. (

3 Nëntor 2012, Kopenhagë,  Danimarkë)



(Vota: 13 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora