Speciale » Karanxha
Ilia S. Karanxha: Shëmbëlltyra më e hershme e Skënderbeut në një vepër të V. Carpaccio-s
E hene, 08.10.2012, 05:18 PM
SHËMBËLLTYRA
MË E HERSHME E SKËNDERBEUT NË NJË VEPËR TË V. CARPACCIO-S.
NGA ILIA S. KARANXHA
Më 1997 në
revisata Storia dell'arte (n* 89. ff. 27-36)
u botua një studim me autor Harula Economopoulos në të cilën hipotizohet prezenca e Skënderbeut
në veprën Pagëzimi i Selenëve të Vittore Carpaccios (1465-1526). Ky studim
i paraqitur në një formë të përmbledhur siç na bën të qartë autori është
paraqitur për gradën e tij
të specializimit pranë Institutit mbi Historinë e Artit në Universitetin “La Spaienza” të Romës .
Vepra Pagëzimi
i Seleneve u realizua mes viteve 1502-1508
dhe bënte pjesë në ciklin piktorik në Shkollën e Dalmatëve në Venedik ku gjendet edhe sot e kësaj dite.
Prezenca
e emigrantve ballkanas në Venedik është një fenomen i mirënjohur dhe e para
shkollë e të huajve që u krijua aty me gjithë vështirësitë që pati ishte ajo e
shqiptarëve më 1442 ndërsa shkolla e Skiavonëve
ose Dalmatëve u krijua më 1451
dhe ju dedikua Shën Gjergjit, Shën Jeronimit dhe Shën Trifonit që konsideroheshin shënjtorët mbrojtës të saj. Në literaturën bashkëkohore shumë studiues
janë përpjekur t'i paraqesin të dy
shkollat në opozicion e në armiqësi të plotë me njëra tjetrën duke marë më shumë
për bazë mentalitete që kanë lindur mbas tendencave e konflikteve
nacionaliste në shekujt e fundit në Ballkan.
Këto opinjone nuk verifikohen nga faktet mbasi prezenca e shqiptarve ishte e
pranishme edhe në shkollën e dalmatëve e
çështja e ndarjes kishte më shumë karakter
gjeografik se sa etnik. Predomononin
Sidoqë të
jetë të dyja shkollat aty nga fillimi i shek. XVI angazhuan piktorin Carpaccio
që të zbukuronte ambintet e brëndëshme.
Fillimisht në shkollën e shqiptarve Carpaccio realizoi ciklin prej 6
tabllosh dedikuar jetës së Shën Mërisë së Virgjër të cilat
reflektonin adhurimin e shkodranëve e shqiptarve mbi Zonjën e
Shkodrës ndërsa në shkollën e dalmatëve
ku përbërja e antarëve ishte mjaft eterogjene nga pikpamja etnike e
prirjet fetare nuk kemi një
cikël unik por një sërë tabllosh të cilat trajtojnë katër tematika të ndryshme. E para
është e lidhur me episode të Ungjillit e reflekton në tabllotë Parandjenjat e Mateos (141x115 cm) dhe Nderimet në Kopësht (141x107cm); tematika tjetër
trajton jetën dhe bëmat e Shën Jeronimit
e pasqyrohet në tabllotë Funerali i Shën Jeronimit (141x211 cm), Shën Jeronimi
dhe luani (141x211 cm) dhe Shën Agostino në studio (141x210 cm); pastaj vijnë tre
episode nga ngjarjet e shën Gjergjit: Shën Gjergji që mposht kuçedrën (141x360 cm), Fitorja e Shën Gjergjit (141x360 cm) e Pagëzimi
i Selenëve (181x285 cm) dhe së fundi vetëm një tabllo që i dedikohet Shën Trifonit: Mrekullija e Shën Trifonit (141x300 cm).
Shën
Jeronimi që mbahet për një shënjtor me
origjinë ilire dhe Shën Gjergi ishin
gjithashtu shumë të adhuruar edhe nga
shqiptarët. Vlen të theksohet këtu
se shkolla e dalmatëve më 1502 pati
fatin e madh të priste si dhuratë në ambientet
e saj relika të Shën Gjergjit
të cilat po këtë vit peshkopi i
Jeruzalemit para se të vdiste ja dorëzoj komandantit venezian në Peloponez Paolo
Vallaresse dhe ky i fundit ja dha shkollës me që i
ishte dedikuar këtij shënjtori.
Tre tabllotë e Carpaccios dedikur Shën Gjergjit mernin tematikat nga Legjendat e Arta sipas të cilave Shënjtori i lindur në Kapadoçia, tribun i ushtërisë romake, mbrin në qytetin libik të Seleneve dhe e çliron nga kuçedra e tmershme që shërohej duke bërë viktima. Që të tre tabllotë e këtij cikli Shën Gjergji që mposht kuçedrën, Fitorja e Shën Gjergjit e Pagëzimi i Selenëve ishin të autografura nga piktori mirëpo sot është e lexueshme vetëm tablloja e fundit ndërsa datimi i saj më 1507, shumë i dëmtuar, ka qënë objekt interpretimesh të ndryshme. I gjithë cikli duhet të ketë mbaruar aty nga vitit 1508. Ka shumë të ngjarë që këtu të kenë bërë pjesë edhe dy tabllo të tjera Martirizimi i Shën Gjergjit të regjistruara më 1551 të cilat sot konsiderohen të humbura.
Pas
vrasjes të kuçedrës dhe realizimit të fitores tablloja e fundit trajton pagëzimin
e qytetarve të Selenit nga ana e Shën Gjergjit. Pikërisht në qëndër të
saj gjejmë një burrë të gjunjëzuar
i cili ka lënë për tokë çallmën dhe pret rradhën pas dinjitarve të lartë që të pagëzohet. Tek kjo figurë qëndrore të cilin
ne e shikojmë në profil studiuesi Economopoulos ka hipotizuar prezencën e
Heroit Shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbe. Në fakt nuk mungon një farë ngjasimi mes
ikonografisë më të hershme të Skënderbeut e njohur deri më sot dhe këtij
portetizimi të cilat studiuesi është përpjekur të na i rikujtojë një nga një duke futur këtu si fakt të vërtetë edhe mendimin
hipotetik që ka mbizotëruar gabimisht në
Shqipëri të ndonjë portreti të Skëndrbeut
nga ana Bellinit.
Mirëpo përpara
se të shtrohet çështja në se mund të pranohet
apo jo një hipotezë e tillë në ambientin shqiptar shikojmë shkurtimisht
argumetat mjaft të hallkatura albanollogjike që studiuesi Economopoulos përpiqet të sjellë për mbrojtjen
e saj.
Se pari
prezencën e figurës të Skëndërbeut në shkollën e dalmatëve përpiqet ta
argumetojë me paqartësinë e origjinës
puro shqiptare të heroit tonë e
cila qënka edhe sot e kësaj dite debat mes historianëve me që nëna e tij Vojasava Tripalda kishte pasur origjinë sallave. Ndërsa për Skëndërbeun thotë se në më shumë se në një rast
e cilësonte vehten Epirotas ndërsa
Barleti e quante herë Epirotarum
Princeps e herë
Ndërsa për
të argumetuar edhe prezencën e Ëngjëllorve në të njëjtën pikturë, pra të peshkopit
Pal Ëngjëlli dhe vëllajt të tij Petro Ëngjëlli,
mer për bazë të gjithë literaturën apokrife që Ëngjëllorët publikuan
kryesisht në mes tä shekullit të XVI. Edhe
pse tek tuk vërehet ndonjë vërejtje me ekzagjerimet e panumurta të Ëngjëllorve.
Studiuesi
konkludon se me që Pietro Angelo Flavio Komneno vdiq më 25 dhjetor 1511 duhet të
medojmë se Pagëzimi i Selenëve i Carpaccios nuk mund të jetë realizuar mbas
kësaj date dhe sigurisht jo para vitit 1508
kur duhet të jetë botuar Historia e Skëndërbeut e Marin Barletit.
Se pari
theksojmë se asnjë prej argumentave
historiografikë apo filologjike që ka sjellë studiuesi Economopoulos nuk
i përgjigjet realiteti. Historia e Skëndërbeut e Marin Beçikemit (Barletit) u botua më 1522
dhe jo më 1508, origjina shqiptare e Skëndërbeut është e vërtetuar katërcipërisht
dhe në se Heroi ynë mund të preferohej edhe nga iliro-dalamtët mes të cilëve kishte edhe shumë shqiptarë kjo nuk e ndryshon aspak esencën e gjërave. Shtesat
në emrin e Petro Ëngjëllit si Flavio e Komneno i përkasin mezit të shek.
XVI kur Ëngjëllorët filluan të flisnin për lavdira e origjina perandorake. Për vdekjen
e Petro Ëngjëllit që jepet herë
më 1511 e herë më 1512 vlen të theksohet
fakti se në këtë kohë ai mbyllte vitet e fundit të jetës së tij të qetë
në Padova e nuk ka të bëjë fare me famën e tij të krijuar artificialisht nga të bijtë e vet
shumë vite më vonë. Pra as
që mund të medohet se mund të ketë influencuar Carpaccion në veprën Pagëzimi i Selenëve të realizuar
sigurisht mbas ciklit të Virgjëreshës në shkollën e shqiptarëve pra aty nga
vitet 1504-1508.
Pavarsisht
se argumentat e studiuesit në fjalë nuk qëndrojnë nuk më duket rasti që supozimin
e tij të mos i marim në konsideratë aq më tepër që një farë ngjashmërije mes
ikonografisë kastriotiane dhe personazhit në vepra Pagëzimi i Selenëve nuk mund të mohoet. Pak a shumë një figurë të ngjashme gjejmë edhe në shkollën e shqiptarve në dy
nga tabllotë që paraqisin Historitë e Virgjëreshës e pikërisht
në Lindja e Virgjërshës dhe Prezantimi i
Virgjërshës në Tempull. Nga pikpamja
biblike kemi të bëjmë me Joakimin babanë e Shën Mërisë ne një nivel artistik më arkaik për shkak se, siç thuhet zakonisht, është
bërë nga ateljeja e Carpaccios ndërsa figura në Pagëzimi i Selenëve shikohet
nga vetë dora e Carpaccios.
Tani në se do të duam të pranojmë edhe këte paraqitje ikonografike mes ikonografisë të Skëndërbeut del çështja se çfarë burime ikonografike ka përdorut Carpaccio per realizimin e tij? Në kohën kur u realizua vepra Pagëzimi i Selenëve qoftë sikur ta shtyjmë datën e saj deri më 1511 nuk kishte në qarkullim asnjë botim me ksilografinë e Skënderbeut dhe asnjë vepër historike që të tregonte jetën dhe bëmat e tij. Në aspektin ikonografik mund të supozojmë medaljet me shëmbëlltyrën e Skëndërbeut ose ndonjë burim tjetër i panjohur nga ne në Venedik por në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet ideja se ky portretizim vjen nga ndonjë skicim nga dora e Bellinit siç pretendon studiuesi Economopoulos duke u mbështetur tek tradita shqiptare.
Në se Vitali dhe Beçikemi për ksilografinë në vepra Historia de Vita et Gestis Scanderbegi …(1522) përdorën imazhin që ndodhej në Pagëzimi i Selenëve atëhere duhet të ishte një fakt i mirënjohur nga të gjithë shqiptarët e dalmatët në Venedik që aty ishte paraqitur Skënderbeu. Mirëpo çështja mbetet akoma pezull për hulumtime të tjera dokumetare për të mos e konsideruar ngjashmërinë ikonografike një përqasje të rastësishme. Arsyetimet e tjera të studiuesit të sipërpërmëndur për prezencën e Ëngjëllorve në atë tabllo më krah të Skëndërbeut janë krejt të pabazura për shkak se një farë nami atyre ju erdhi vetëm mbas botimit të veprës historike nga Beçikemi mëtej kusurin e shtuan dhe e shumëfishuan në mënyrë artificiale në bazë të dokumentave të manipuluara.