E premte, 26.04.2024, 06:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Kryqi si identitet

E marte, 04.09.2012, 07:37 PM


Kryqi si identitet

Don Pren Kola,  ''Kryqi. Shenja e papërmbysur e fitores së përkryer”,  Fjala Hyjnore,  Prishtinë 2011

Nga Gjon KEKA

Libri i autorit don Pren Kola është një vepër e një rëndësie tepër të veçantë, poashtu kjo vepër ka dy gjëra që e bëjnë një vepër e patejkalueshme si në fushën e religjionit, filozofisë ashtu edhe të asaj kulturore e kombëtare.Autori si një njeri i dijes i shkencës dhe fesë ka sjell para lexueseve një nga veprat monumentale të kohës në të cilën jetojm, them monumentale sepse në veprën e tij të veçantë ka trajtuar një nga temat më të rëndësishme të jetës, fetare, kombëtare e kulturore,  pra ka trajtuar simbolikën më domethënëse të historisë së njerëzimit atë të Kryqit.

Kryqi ky simbol pa të cilin bota do të fshihej gjithmonë prapa tij, do të mbeste gjithnjë një shoqëri e pa orientuar,  e pashpëtuar, pa lidhje të vërtetë vertikale dhe pa asnjë kuptim thelbësor në jetën dhe lëvizjet e tyre horizontale përgjatë historisë.është pikërisht Kryqi që në vetvete mbërthen esencën e jetës, sfidave, ndryshimit rrënjësor, shpëtimit, sakrificës së përjetshme dhe natyrës së përmbledhjes në një pikë të vertikalës dhe horizontales, pra lidhjes së botës apo shoqërisë në mënyrën me të përsosur me vertikalen.

Kryqi ky flamuri i fitores së racës së njerëzimit për ne shqiptarët si komb ka pas një domethënie të dyfishtë, njërën atë të shpëtimit dhe identitet në Krishtin pra nëpërmjet besimit, dhe tjetërit kryqin e kombit apo sakriciën, vuajtjet golgotiane të këtij kombi të lashtë europian.

Autori në librin e tij trajton në tërësi thelbin e këtij simboli në vetevte, duke e vënë atë si një realitet praktik i jetës së individt, shoqërisë dhe shtetit, por ai poashtu vë në spikam dy gjëra të domosdoshme për të kuptuar natyrën e qenjes si atë njerëzore ashtu edhe atë kombëtare, vetë përmledhja e këtij libri dhe karakteri i të shkruarit shpalosin në tërësi porosin që autor përçon te ata si; indvidët, intelektualët, politikanët, dhe tërë shoqëria e cila është e thirrur të shikoj drejt kryqit si gjënë e saj të vetmte të gjetjes së transformimit të brendshëm (shpëtimit)dhe të jetës së re në dritën e besimit dhe të fjalës së Zotit.

është e pamundur të mendohen marrëdhëniet historike pa ndikimin e pashmangshëm në histori të Zotit si shpëtimtar, vetë ndikimi i tij dhe vulosja e qenjes së njerëzimit me anë të kryqit si shenjë e shpëtimit nga bota e ligë tregon në vetvete edhe domosdoshmërinë e pakushtëzuar dhe të përjetshme e cila në të vertëtë ishte paracaktuar që para hyrjes në histori dhe të krijimit të tërësishëm të botës me anë të Shpritit Shenjt krijues.

Embrioni i vetë Krishterizmit është pajtimi i njeriut me Zotin, ky aktë i shenjt përmbledh në vetë qenjen e tij edhe aktin e shpëtimit të njerëzimit, të rilindjes dhe të rikthimit të dritës për shpirtin e njeriut që nga rënia e tij adamiane.Prandaj mund të them se kjo hyrje e Zotit e pafundme në historinë e njerëzimit dhe dalja poashtu në pafundësin e tij përbën vijën më të shenjët të përshkimit të tij në historinë e njerëzimit dhe posaqërisht shpëtimit të qenjes së tij në tërësi si një nga kryeveprat e tij.

Në këtë kontekst duhet vënë re poashtu se besimi është siguria e gjërave të brendshme,  është mbështetja e plotë dhe e sigurtë e njeriut, është thelbi me të cilën njeriu arrin të jetë i lidhur personalisht gjithmonë me Krishtin Zot,  është poashtu edhe fara e cila rrit në shumësi frytesh si një pemë që rritet çdo ditë drejt qiellit.

Prandaj është Kryqi prova me e qartë e besimit, pikërisht ky simbol ngërthen në vete provën e besimit deri në aprovimin e plotë të tij dhe triumfit me anë të rringjalljes.Dhe jo rastësisht shkruan në Bibël se “njeriu që beson rrëzohet shtatë herë dhe ngritet sërish.”, pra është ky simbol që i jep identitet besimitarit, i jep arsyen e ekzistencës së tij, besimit të tij dhe vendosmërisë për të dhënë fryte besimi në jetën e përditshme.

është vetë njerëzimi që duhet të kuptoj karakterin e kohës ashtu që të vendos të ardhmen e tij në dritën e shpëtimit, është Kryqi që i zbulon botës veteveten dhe i bënë të mundur asja të njoh veteveten dhe natyrën e qenjes së saj, pokështu është Kryqi një mundësi që bota të fitoj identitetin e saj të qenit pjesë e shpëtimit të përjetshëm të saj dhe të ringjalljes në realtitetin hyjnore duke bërë një jetë jo prapa kryqit,  si të pa identitet dhe të humbur, por pranë kryqit duke fituar identitetin dhe duke u ngritë në nivelin hyjnor të shpëtimit të tij.

Të gjitha simbolet e Krishterimit tregojn në përpikëri dhe vendosmërisht per identitetin e Zotit, botën dhe realitetin praktik të jetës, asgjë nuk mund të dëshmoj më mirë këtë se sa Shpirti i Shenjt dhe Fjala e Zotit.

Ky simbol i rëndësishëm shihet tepër qartë dhe në mënyrë të plotë edhe nga autori se”shenja e Kryqit(...)tregon identitetin tonë të krishterë dhe përkatësinë tonë në Kishën Katolike.Ajo, si një përmbledhje krejt e shkurtër e misterit kryesore të krishterimit, qet në pah besimin tonë në Trininë e shenjtë:në Hyjin-Atë(Hyji), në Hyjin-Bir(Jezu Krishtin) dhe në Hyjin-Shpirt Shenjt(Shpirti Shenjt).”(Kryqi, Shenja e papërmbysur e fitores së përkryer, 2011 faqe 3)

është pikërisht kjo pikë kthese e njerëzimit të fituarit e identitetit të tyre në Zotin nëpërmjet besimit dhe shpëtimit, vetë kryqi tregon në njërën anë kuptimin esencial të sakrificës dhe vuajtjes dhe në anën tjetër tregon rinjohjen e natyrës së qenësisë dhe simbolit të unitetit të përjetshëm.

është pikërisht kryqi ky simbol që i jep përgjigje çdonjërit që e kupton karakterinë e thellë të përjetësisë dhe të kohës duke vendosur për të ardhmen në një rilindje të plotë të natyrës së njerëzimit të përmbledhur kështu në një unitet të fuqishëm hyjnor nëpërmjet identitetit të tyre në Zotin me anë të besimit.është kryqi që i jep mundësi njerëzimit të rifitoj identitetin e humbur të tyre në Zotin, është poashtu kryqi si simbol që fton në mënyrë të jashtëzakonshme njerëzimin për shpëtim dhe që rri para syve të botës për të rifituar ajo natyrën e saj të re dhe identitetin e ri në Zotin.

Kështu që kryqi si simbol është një thirrje e jashtëzakonshme për unitetin e përjetshëm të natyrës njerëzore, e rinjohjes së saj, zgjidhjes së zingjirëve të pazgjidhshëm nga vetë bota dhe e prekjes së botës së re dhe ecja në hapa hyjnorë të njerëzimit.

Ndërkaq kryqi tekë shqipëtarët elaborohet këtu në tri aspekte tepër të rëndësishme: në atë të kryqit(vuajtjeve dhe sakrificës) në jetën e kombit shqiptar dhe eksperiencën e tij jetësore e historike, kryqi në letërsin shqipe ( si vlerë e sublimimit, motivimit, inkurajimit, dhe simbol i kohorencës në krijimtari), kryqi në traditën e kombit shqiptar të besimtarëve të krishter katolik, ,  si dhe kryqi si identitet i vlerave rrënjësore të shqiptarëve si komb i lashtë europian dhe i civilizuar.

Apo siç edhe phon me të drejtë autor se “kryqi zë vend të veçantë në dhomat, odat, topinimet, traditat jetën e krishterëve shqiptarë(...), (Kryqi, Shenja e papërmbysur e fitores së përkryer, 2011 faqe 77.78.79) etj etj”Pra është ky një libër tepër i dobishëm për të kuptuar simbolin e kryqit si në jetën praktike të besimtarit ashtu edhe në jetën kombëtare, të traditave dhe të sfidave, sakrificës dhe të identitetit të tij ne Zotin.

Libri i autorit don Pren Kola është i ilustruar gjë që e bënë atë të kuptueshëm për të gjithë dhe të një vlerë të pakrahasueshmë të dobishmërisë së saj në të kuptuarit dhe njohjes së këtij simboli të madh si për botën në tërësi ashtu edhe për kombin shqiptar në veçanti si një komb i lashtë që ka fituar identitetin e tij në Zotin nëpërmjetë ungjillizimit të apostullit Shën Pal në trojet pellazgo-ilire.

Kështu që libri në fjalë është një vlerë e shtuar si në fushën e teologjisë, ashtu edhe atë të historisë, letërsisë etj.Me pak fjalë libri i autorit don Pren Kola sjell tek ne origjinën e simbolit të kryqit me shumë seriozitet dhe urtësi e njohuri dhe ky përshkrim meditativ, refelktues dhe i thelle vjen nga një mendje e cila ka si burim urtësine hyjnore dhe një intelektual e prift me vlera të mëdha për kishën e krishterë katolike dhe për kombin shqiptar europiane në përgjithësi.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora